Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë dronë ukrainas rrëzohen nga forcat ruse, Kremlini: Ishte sulm terrorist!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pesë dronë ukrainas rrëzohen nga forcat ruse, Kremlini: Ishte sulm terrorist!
AktualitetBote

Pesë dronë ukrainas rrëzohen nga forcat ruse, Kremlini: Ishte sulm terrorist!

Published: July 4, 2023
Shpërndaje

Ndërprerja e fluturimeve në hyrje dhe dalje të aeroportit Vnukovo të Moskës, lidhet sipas Kremlinit me një sulm me dron nga ana e Ukrainës mbi Moskë.

Rusia pretendon se ka rrëzuar dhe kapur disa dronë ukrainas mbi Moskë në atë që e përshkroi si një “sulm terrorist”. Ministria e Mbrojtjes thotë se katër nga pesë dronët “që po shkonin për në Moskë” u rrëzuan, ndërsa një tjetër u bllokua, duke shkaktuar ndërprerje në aeroportet kryesore të kryeqytetit.

Prej këtij incidenti, fluturimet nga Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti u devijuan në aeroporte të tjera të Moskës.

- Publicitet -

“Nuk ka pasur viktima apo dëme si rezultat i sulmit terrorist“, thuhet në deklaratë.

Tre dronë u kapën në qiell mbi rajonin e Moskës, me dy prej tyre vetëm 30 km në jugperëndim të Kremlinit. Një dron u zbulua në rajonin fqinj të Kalugas, dhe një tjetër u rrëzua në qytetin Kubinka, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Një dron i pestë u bllokua dhe u rrëzua në rrethin Odintsovo, një zonë periferike në perëndim të Moskës.

“Përpjekja e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku ndodhet infrastruktura civile, duke përfshirë aeroportin, ku ka edhe fluturime të huaja, është një akt tjetër terrorizmi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca – anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB – po financojnë një regjim terrorist”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova.

Nga Kievi nuk ka ende asnjë reagim për pretendimet e Moskës, ndërsa në një skemë të ngjashme autoritetet ukrainase u akuzuan për një sulm me dron në kryeqytet në maj.

Ministria ruse e mbrojtjes tha asokohe se tetë dronë ishin përfshirë në aksionin “terrorist” dhe se të gjithë u rrëzuan. Duke folur në TV në atë kohë, Presidenti Vladimir Putin pretendoi se sulmi kishte për qëllim “objektivat civile” dhe premtoi të përmirësonte mbrojtjen ajrore.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet me raketa dhe dron në Ukrainë. Tre persona u konfirmuan të vdekur dhe 21 të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron në qytetin verilindor të Sumy, që dëmtoi dy blloqe apartamentesh të hënën.

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi dëmtoi gjithashtu selinë rajonale të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës në vend dhe gjeti rastin tu kërkonte aleatëve perëndimorë të rrisin furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në shmangien e sulmeve ruse.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?