Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?
AktualitetKronike

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Published: April 6, 2026
Shpërndaje

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një i dënuar për dhunë në familje ka humbur jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak.

Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

Vetëm dy ditë më parë, më 3 prill, një tjetër i paraburgosur, Medat Spahiu, humbi jetën po në të njëjtin repart, si pasojë e një embolie pulmonare.

Ndërsa më 30 mars, i dënuari me burgim të përjetshëm Hysni Qamil Repaj u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

- Publicitet -

Më herët, më 20 mars, një 41-vjeçar i arrestuar për një vepër të lehtë penale ndërroi jetë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë. Autoritetet thanë se dyshohet për shkaqe natyrale, por hetimet vijojnë.

Ndërkohë, rasti i parë në këtë seri daton më 25 janar, kur një i ri 20-vjeçar humbi jetën në burgun e Shkodrës.

Pesë vdekje në një periudhë kaq të shkurtër kanë ngritur dyshime se ccfarë po ndodh në burgje, kryesisht me ata që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe nëse ata marrin brenda qelive trajtimin e duhur mjekësor, teksa vuajnë dënimin.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim të plotë që të lidhë të gjitha këto raste, por hetimet për secilin prej tyre janë në vijim.

5 Prill

I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.

3 Prill

Rreth orës 14:10, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

30 Mars

Rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.

20 Mars

Rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

25 Janar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ana says:
    April 6, 2026 at 8:29 am

    Pyetja mund te qendroje vetem si retorike.Ajo qe ndodhe ne cdo sektor keqmenaxhim,papergjegjesi dhe indiference e papare.Ata qe drejtojne duan vetem privilegjet e pushtetit dhe urrejne punen dhe sherbimin ndaj njerezve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?