Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pëson goditje Macron dhe Scholz, e djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për PE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pëson goditje Macron dhe Scholz, e djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për PE
BoteLajmi i fundit

Pëson goditje Macron dhe Scholz, e djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për PE

Published: June 10, 2024
Shpërndaje

Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, liberale dhe socialiste do të ruajnë shumicën në Parlamentin Evropian, por fitorja e së djathtës ekstreme u dha goditje të brendshme udhëheqësve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor në të 27 vendet e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhjet e parakohshme kombëtare, pasi partia e tij u mposht bindshëm nga rivalja e ekstremit të djathtë. Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli datën e votimeve më 30 qershor.

“Kam vendosur t’ju mundësoj me votë zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare”, tha ai.

- Publicitet -

Partia Fronti Kombëtar – e udhëhequr nga rivalët e Macronit, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella – shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.

Goditje të ngjashme sikurse Macron përjetoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Socialdemokratët e tij shënuan rezultatin më të keq ndonjëherë, duke dalë të tretët pas Demokristianëve opozitarë dhe pas partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (Afd).

AfD-ja u përball me një sërë skandalesh kohëve të fundit – përfshirë spiunazh dhe ndërhyrje të huaja – por mbështetja për të mbeti e qëndrueshme.

“Pas breshërisë së javëve të fundit, ne jemi forca e dytë më e madhe. Dhe unë po ju them: e vetmja rrugë është lart”, tha bashkëudhëheqësja e partisë, Alice Weidel.

E djathta shënoi fitore edhe në Spanjë, si dhe përparim të konsiderueshëm në Hungari. Në Holandë, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë doli e dyta, ndërsa në Austri, partia me të njëjtin emër doli fituese.

Në Itali, kryeministrja Giorgia Meloni do të vazhdojë udhëheqjen e politikave të vendit, pasi partia e saj e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, mundi Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

“Faleminderit italianëve që vazhdojnë të na zgjedhin… Jam krenare për rezultatin”, u tha Meloni mbështetësve të saj.

E djathta ekstreme, megjithatë, nuk ka performoi mirë në Belgjikë, Çeki, Hungari, Finlandë dhe Poloni.

“Qendra po mbahet, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Dhe kjo është arsyeja përse rezultati vjen me përgjegjësi të madhe për partitë e qendrës”, tha von der Leyen, e cila po ashtu synon rizgjedhjen.

Shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 ulëse. Por, rezultati i së djathtës brenda Parlamentit Evropian mund ta bëjë më të vështirë miratimin e legjislacionit të ri, që mund të jetë i nevojshëm për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, ndikimit të ndryshimeve klimatike ose konkurrencës industriale nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

Komentet e Fundit

  1. Delvina on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Xha Teme Analisti on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. demo on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. Emigranti on VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  5. Biku on VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?