Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pezullimi i Ballukut, Rama dorëzon sot nismën ligjore, ja ndryshimet që priten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Pezullimi i Ballukut, Rama dorëzon sot nismën ligjore, ja ndryshimet që priten
Politike

Pezullimi i Ballukut, Rama dorëzon sot nismën ligjore, ja ndryshimet që priten

Published: February 16, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku pritet të prezantojë një paketë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se nisma synon kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të funksionarëve të lartë kushtetues.

Drafti mban firmën e kryeministrit Rama, të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Pas diskutimit në grup, ndryshimet pritet të depozitohen zyrtarisht në Kuvend.

Ndërhyrja prek nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili aktualisht parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Me formulimin e ri, përjashtimi do të zgjerohet duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

- Publicitet -

Çfarë parashikon neni 242 aktualisht?

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Çfarë ndryshon me propozimin e ri?

Formulimi mbetet i njëjtë në thelb, por përjashtimi zgjerohet duke specifikuar se masa nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, përfshi Presidentin e Republikës, Kryeministrin, anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo demok @gmail.com says:
    February 16, 2026 at 1:44 pm

    1-Pezullimi nuk zbatohet ndaj Anetareve te kabinetit dhe Kryeministrit Edi Rama,Belinda Ballukut.AKSHIT,kopilat Durana park pa Dogane dhe pa Taxa.
    2-Shqiperia me gjithe shtet behet me vendim parlamenti Prone Kryeministrore e te siperpermendurit kryeministr ne Detyre Edi Rama. nisma ligjore hidhet ne votim.me shumice votash aprovohet.Shqiperia behet prone e Edi Rames.
    Ankimim ligjor kunder Vendimit te parlamentit nuk ka.

    Reply
  • Agimi says:
    February 16, 2026 at 2:21 pm

    JO MOR JO SE LESHON BOSI
    BALLUKEN SE BIE SHTETI
    NE TE SEMES VAFTE LIGJI
    NE HESFEL VAFTE MILETI

    Reply
  • Agimi says:
    February 16, 2026 at 2:27 pm

    JO MOR JO SE LESHON BOSI
    BALLUKEN SE BIE SHTETI
    NE TE SEMES VAFTE LIGJI
    NE HESFEL VAFTE MILETI

    MOJ PS TE RENTE PIKA
    NA ZHGENJEVE PABESISHT
    E DREJTA NUK HARRON KURRE
    KOHA DO TE LERE NE BISHT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?