Nga Bedri Islami
PIS…FËLLIQËSIRË… KRIMINEL… Është e vështirë të besohet se fjalët e mësipërme janë të krerëve të opozitës së politikës shqiptare. Një opozitë e rënë në humnerën e ideve të saj nuk arrin dot të dalë nga bataku ku është futur vetëdijshëm dhe që, prej andej, nuk bën gjë tjetër, veçse i zgjat jetën një pushteti absolutist dhe autokrat, që, krejt lirisht bën çfarë të dojë me qeverisjen, jetët njerëzore, të ardhmen dhe grabitjet që po bëhen të natyrshme.
Në një emision televiziv nënkryetari i opozitës, Luçiano Boçi i ngërthehet shefit të qeverisë dhe e cilëson “ pis”. Shefi i Partisë së Lirisë , Meta, i trullosur nga çfarë ndodh rreth tij dhe pa dalje për enigmën e mëtejshme të jetës së tij, i drejtohet një qytetari të zakonshëm si “ fëlliqësirë”. Nga ballkoni mbi rrugën e kullës së ngujimit, shefi i Rithemelimit në çdo fjalim përmend kriminelët që kanë përmbysur pushtetin e tij. Dhjetëra të tjerë, në gjurmët e tyre dhe , për hir të tyre, shkapetin fjalët si krisma pushke dhe e dinë se, sa më harbutë të jenë, aq më afër do të gjenden pranë shefit të tyre.
Këto njerëz duan të vijnë në pushtet. Të jenë të besuarit e njerëzve. Të ndryshojnë vendin. Duan të rikthehen në parajsën që e kanë humbur 12 vite më parë përmes gjëmimit të fjalëve që nuk janë të denja as për vagabondët e lagjeve të periferisë, dhe as për buzëhollët e qendrave.
Në politikën shqiptare kemi pasur fatin e keq të kemi gjithnjë vetëm dy anë : njërën në pushtet, tjetrën në opozitë. Nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Kanë zaptuar fronin e pushtetit, duke bërë ndërrimet e zakonshme. Kanë qeverisur herë në përleshje me njëra tjetrën, e më shpesh në marrëveshje të fshehta me sho – shoqin. Kanë përmbysur çfarë kanë mundur dhe kanë ngritur atë pjesë që u është dashur për të bërë pasurinë e tyre. Haraçi ka qenë puna e tyre. Fitimi ka qenë synimi i tyre. Shtypja ka qenë metoda e tyre.
Por, asnjëherë nuk kemi pasur një opozitë të tillë. Që nuk jep shpresë e nuk ngjall besim.
Mjaftojnë fjalët e sipërme, qëndrimi ndaj politikës dhe harbutëria për të pasur të qartë se nuk pritet asgjë e mirë prej tyre dhe as që nuk kanë ndryshuar, e nuk mund të ndryshojnë. Shumë nga të mençurit janë zbuar, të ndershmit janë gjithnjë e më të pakët, idealistët janë me gishtat e njërës dorë. Çfarë kanë pështyrë në mbrëmje, gëlltitin në mëngjes, çfarë kanë anatemuar në mbrëmje , përlajnë në mëngjes. Këto njerëz nuk i ndryshon vota. As harakiri i pushtetit me pronat nuk i ndryshon. Kanë bërë çfarë kanë dashur dhe nuk kanë mundur të ndërtojnë një vizion politik për forcën e tyre, që, duke shkallmuar të tjerët, ka shkatërruar veten.
Nëse një qytetar i zakonshëm ka guximin t’i thotë shefit të dikurshëm të LSI-së, forcës politike më grabitqare në pluralizëm, që mos gëzoftë çfarë ke vjedhur, ai nuk është një zë i vetëm. Është i shumë njerëzve në këtë vend, të cilët, kanë parë me zë dhe me figurë se si ish-zëvendëskryeministri kërkonte 700 mijë euro për një punë të vetme. Kanë parë se si, nga hiçi u ngrit një pasuri përrallash. Se si u grabit floriri i Bankës së Shqipërisë. Kanë ndjekur një emision televiziv, që u zhduk më pas, se si Kryemadhi mburrej me banjat e maceve dhe të qenve, kur ata vetë mezi shtyjnë muajin me pensionin simbolik. Kanë parë se si, i porsazgjedhuri president, kërcënonte se “ po vjen Ilir Meta me shokët e tij”, për të përmbysur çfarë mund të përmbysej. Kanë dëgjuar talljet e gruas së tij, pas operacioneve plastike, të shtrenjta dhe të fshehta, se bukuria e saj është nga nëna, e dinë se si fëmijët e familjes mafioze studionin në shkollat e kolegjet e shtrenjta të Londrës, ku mendohet se ka edhe pasuri të fshehta; e dinë se një familje e zakonshme, me paga të zakonshme, nuk mund të ketë vila dhe resorë të pazakontë, ku luksi është kryefjala.
Ndoshta çuditen se si Ilir Meta i krimit, sipas Berishës, është tani miku i tij i ngushtë dhe pazaret e dikurshme janë ringjallur. Nëse do të bëhej një anketë në Shqipëri se kush nuk e meriton të gëzojë pasuritë e korrupsionit dhe të harbutërisë, mbi 80 për qind e popullsisë do të vinin të parin në listën e turpit pikërisht familjen Meta, vetëm fanatikët dhe përfituesit do e vinin ndoshta një vend më poshtë. Nëse ka njeri që beson në fitimin me mund e djersë të pasurisë së Ilir Metës ai duhet pyetur fillimisht mos është i rrethit të ngushtë familjar të tij, e , nëse nuk është, atëherë duhet çuar tek psikiatri.
Çfarë pastërtie ka sjellë në politikën shqiptare opozita e sotme, që te një drejtues përballë sheh vetëm “pis”. E pabesueshme të mendosh se kjo vjen nga nënkryetari i opozitës, që, as në qytetin e tij nuk e pranuan të drejtojë. Ka sjellë djegiet dhe plaçkitjet e fillimeve të viteve ’90, kur gjithçka që ishte ngritur në dyzet vite u vu nën kërbaçin e shkatërrimit? Ka sjellë uzinat e shkatërruara, kur edhe makineritë e kohëve të fundit shiteshin për skrap dhe njerëzit mbetën rrugëve dhe shesheve? Dëmi i shkaktuar nga turmat e ndezura pikërisht nga këto, “Mister Pastërtia” është jashtëzakonisht i madh, i pa riparueshëm. Miliarda dollarë të hedhur në zjarr e flakë, vetëm për të arritur pushtetin me çdo kusht! Nëse “ bllokmenët” e djeshëm u dënuan për kafe, mish dhe pije të shtrenjta , të sotmit, shumë nga të cilët janë në opozitë, duheshin dënuar për shkatërrimin e shtetit shqiptar, djegien e tij deri në themele, shkuljen e masiveve të vreshtave, agrumeve, pyjeve!
Cilën politikë të pastër bënë ato? Në pak vite mafia politike serbe dhe nëntoka greke pushtoi shumë nga zyrat qeveritare. Bashkëpunëtorë të njohur të shërbimit sekret serb u rehabilituan dhe u bënë pushtetarë. Figura të njohura të sigurimit të shtetit zunë vendet në shkallët e larta të gjyqësorit. U bënë deputetë. Vërshuan në histori. Hajdutë ordinerë u vendosën të ruajnë dhe ndajnë pronat. “Pastërtorët” e opozitës synuan ndarjen mes veriut dhe jugut, duke ndjellë përplasjen dhe vrasjen. Numri i atyre që u vranë në 30 vite pluralizëm dhe “ demokraci” është i përafërt me eliminimet e ndodhura që nga viti 1942 deri në dhjetorin e vitit 1990. Të bësh pis politikën ka qenë vesi i politikanëve tanë, e më së shumti në opozitën që tani është mbetur në mullirin e vjetër të mendimit dhe në shprishjen e së ardhmes.
Mëkatet e një politike të prapshtë janë ende në përleshjet e janarit të njohur, kur, mes dy grupeve, njëra që luftonte për mundësitë e pasurimit të mëtejshëm dhe tjetra që kërkonte ruajtjen e asaj që ishte fituar në një familje të cilësuar si thellësisht e korruptuar, kërkonte koka njerëzish, dhe, nëse kjo nuk ndodhi, nuk ka të bëjë me tolerancën e turmës, por me ndërhyrjen e shtetit. Nuk ka ndodhur asnjëherë një turp i tillë dhe as që mund të mendohet të ndodhë. “Pastërtorët” që ishin brenda kështjellës kur ndodhi përleshja mesjetare, tani janë udhëheqësit “ legjitimë” të sulmuesve të djeshëm. Pranohen si të tillë, miklohen si të tillë dhe u nënshtrohen si të tillë. Nëse prej tyre pritet një politikë e pastër dhe nëse figura e tyre quhet e tillë, atëherë kemi të bëjmë me një pastërti psikiatrike, që justifikon edhe sharjet, mallkimet, harbutët.
Këto “pastërtorë” luftuan kaq kohë, ose , më saktë, shpallën kaq kohë postulatin e tyre që gjithçka në Rithemelim të bëhet sipas votës së lirë, dhe, kur erdhi koha, pranuan në trupën e tyre të lartë drejtuese, pa asnjë votim, vetëm me urdhër, si ka ndodhur gjithë herë, një tufë mallkuesish të djeshëm, si Bardhin, Gjekmarkaj, Salianjin, duke ndodhur si me atë lopën që synojë të bëjë qumësht, pastaj e goditi me shkelm kovën pranë saj.
Pis politikën shqiptare e bërë pranimi në politikë i gjithë farë harbuti, i bandave, i parave të pista, pranimi si normalitet i financimeve të hapura dhe të fshehta serbe apo greke, vendosja e Kishës Ortodokse nën komandën dhe sundimin e një figure të lidhur me qarqet e larta shoviniste greke; marrëveshjet e fshehta me oligarkinë fashiste të Beogradit.
Do të doja shumë të besoja se do të kemi më në fund një opozitë ndryshe: që për afron – nuk ndan; që ka mendje- jo dhunë; që arsyeton – nuk shkelmon; një opozitë të ndershme në bindjet e saj – që zgjedh fjalën për të shkuar te mendjet; opozitë të besuar dhe që përkrahësit e saj nuk rendin për të djegur, por për të ngritur. Po ku ta gjejmë….
Marrëveshjet kushtetuese të vitit 2008 i kanë zënë ndërkohë frymën pluralizmit në Shqipëri. Jemi të mallkuar të jetojmë mes përplasjes së dy rinoqerontëve të politikës shqiptare. Nga secila anë mund të shqyhemi më tej. Rrugët janë , tani për tani, të mbyllura për një mendim ndryshe, ose për njerëz që mund të ndryshojnë një të ardhme që nuk duket.
Por, për deri sa opozita është e ndalur në gjërat fort të pëlqyeshme prej saj, në mallkimet “ pis”, “ fëlliqësirë”, “ kriminel”, çka herë pas here të duket se po afrojnë autoportret, vështirë se mund të kemi një rotacion të pushtetit.
Të mallkuar do të jemi të jetojmë edhe më tej në pushtetin autokrat të një njeriu të vetëm, sido që të quhet ai, Edi, Sali apo, larg qoftë, Ilir!
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
i nderuar bedri
Të dashur gazetarë të gazetës Dita. Një si kujtesë, paçka se e dinë më mirë se unë, e
kuptojnë dhe e njohin, e shijojnë dhe e kanë më afër se unë veprën e lavdishme të PD-
së dhe liderit të saj, që aq shumë e mbrojtën dhe po e mbrojnë disa “opinionistë” të
çuditshëm. Këta palaço të shitur duhet ta dinë se e keqja mund të mbulohet një ditë, një
muaj, vit apo disa vjet, por kurrë për tërë jetën.
Sot more specie të veçanta, të armatosur me dije por dinakërisht të vëna në jetë për të
keqen e të ligun, i janë hapur petët lakrorit. Ju nuk mund t’i bëni oponencë qeverisë së
sotme, kur keni bërë avokatinë e krimeve të qeverisë së djeshme. Tregoni një herë të
vetme pak respekt për origjinën tuaj, shkollimin e bërë apo për emrin që do lini. E zeza e
djeshme de as e sotmja nuk bëhet e bardhë, sado baltë gri të hidhni përnatë nga ekranet në
sytë e popullit.
Te Berisha jemi në rastin tipik kur udhëheqësi lejon dhe nxit me vetëdije inkriminimin e shoqërisë. Është një fatkeqësi e madhe për Shqipërinë dalja në skenë e këtij individi. Ramiz Alia që futi në skenën politike këtë maskara, kur të hapen letrat do jetë një njeri që do marrë shumë mallkime mbi vete. Shqipëria e gjorë ka vetëm 3 mlionë banorë dhe pasuri pa fund natyrore, asete që po të shfrytëzoheshin me zgjuarsi dhe politika të drejta do kishin sjellë begati. E përkundrazi, sot është një vend ku as e tashmja, as e ardhmja nuk ofrojnë siguri.
Në kërkim të palodhur të rrëmujës dhe destabilizimit, Saliu përjashtohet nga normaliteti. Në fakt, me veprimet jo normale ka filluar që kur hyri në politikë e në vazhdim, deri në ditët e sotme. Ky njeri përbindësh nuk ka gjetur rehati as me veten e tij, pa le me të tjerët, edhe sa ishte në pushtet, po edhe kur është në opozitë. Duket se koka e tij e mbrapshtë nuk do gjejë qetësi në këtë jetë. Kërkon violencë, edhe pse Shqiperia nuk ka arsye politike, ekonomike a sociale. Rama i dha prape nje kamerdare shpetimi me marreveshjen e fundit, siç i ka dhene Nano me parë apo Meta etj. Jane po aq fajtore per demet qe i ka sjelle vendit ky kryehuligan me shpurën e tij.
Dita, shkrimet tuaja vlejnë. Meritoni respektin maksimal për hapësirën që ju jepni lexuesve në faqet e gazetës suaj. Duke qenë se lexohet nga një kategori e gjerë njerëzish, keni arritur të krijoni profilin tuaj ndryshe nga të tjerat. Atëherë dhe mesazhet që përcjell duhet të jenë ndryshe. A është Sali Berisha përgjegjësi i vetëm i katrahurës ku jemi? Më lejoni t’ju them se pas kalit të ngordhur shkojnë vetëm mizat dhe një thënie filozofike thotë: “të zgjuarit flasin për ide, mediokrit flasin për fakte, budallenjtë flasin për njerëzit.” Ju falënderoj për mirëkuptimin, Xhaviti.
Si politikan, Rama zotëron të gjitha aftësitë për një retorikë politike aristoteliane. Ai zotëron pathosin, egosin, dhe logosin. Pathosin në atë që të transmetojë në popull një mesazh të qartë; Ethosin në atë që të tregojë një karakter të fortë prej politikani popullor; dhe Logosin në atë për të transmetuar në popull atë që është racionale dhe logjike. Por qeverisja e tij ka prodhuar korrupsion të lartë. Deklarimi i Ramës se “nuk jam politikan”, do të konceptohej nga shumë studiues dhe psikologë si një thënie e dikujt që në të vërtetë është një politikan i mirëfilltë, veçanërisht në një kohë kur ky koncept sulmohet ose keqinterpretohet në ambientin politik. Për të mbështetur argumentin tim, unë pyes: “A e pëlqen populli ynë politikën dhe klasën politike të këtyre 18 viteve demokraci?” JO dhe vetëm JO. Bile, ky popull e urren këtë politikë dhe këtë klasë politike të korruptuar, të degjeneruar, dhe, mbi të gjitha, të vjetruar. Duhet të kuptojmë se në kushtet ekonomike dhe politike të Shqipërisë sonë të dashur dhe në mes të korrupsionit e skamjes, të thuash “jam politikan” është TURP dhe ndjell neveri.Ndaj Rama thotë “nuk jam” se ka nuhatjen e fortë. Por në fakt nuk mundi as ai të dilte nga qerthulli i korrupsionit 30 vjeçar që prodhoi klasa politike në Shqipëri.
para disa ditesh ishte botuar nje shkrim ketu ku tregohej qarte pse Rama dhe Berisha u moren vesh ne 2008.
Marrveshja qe permend Bedriu u ngrit mbi gjakun e femijeve te djegur te Gerdecit
I poqen si keca dhe syri terr nuk ua beri. Sot, pas shumë vitesh e vitesh nga shpërthimi i Gërdecit, është e qartë për të gjithë se drejtësia shqiptare u tregua e pafuqishme t’i shkonte deri në fund zbardhjes së ngjarjes dhe sidomos vënies përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë shtetërorë me imunitet politik. Hetimi tregoi se jo vetëm iu dorëzua presionit qeveritar dhe shtetëror për të mos përfshirë dhe hetuar siç duhej zyrtarë të lartë apo familjarë dhe lidhje të ish-kryeministrit, por prokuroria, shmangu nga shënjestra e hetimit edhe një person kyç në historinë e Gërdecit: Patrick Cornelious Henry III. Ai është shtetas amerikan dhe pronar i kompanisë amerikane “Southern Ammounittion” e cila në fakt është kompania që kishte fituar të drejtën në shtetin shqiptar për të kryer aktivitetin në Gërdec. Një tjetër element ku prokuroria ka dështuar ka qenë ngritja e akuzës nga ana e saj për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin për “vrasje me dashje”. Kjo ishte një akuzë që u rrëzua në të treja shkallët e gjykatave shqiptare. Mbetet ende një e panjohur se përse prokuroria insistoi kaq shumë në këtë akuzë. Ndërsa toleroi pa fund të dyshuarit VIP si Shkëlzen Berisha, ish-ministrin Mediu apo një rreth të gjerë njerëzish të lidhur me ta dhe iu përkul presionit qeveritar e politik, prokuroria nga ana tjetër ofroi akuza tepër të rënda por të pa arsyetuara dhe për personat që kishte arrestuar. Cila ishte arsyeja? Është pakëz e vështirë që të gjesh motive për një pretendim të tillë, përvec hamendjes që e kanë caktuar kastile një akuzë të tillë që të rrëzohej në gjykim.
Shpërthimi në Gërdec përbën një nga ngjarjet dhe skandalet më të rënda të 3 dekadave të fundit. E vërteta e Gërdecit, është ende e paketuar, ende e censuruar, në disa nga aspektet e saj më të rëndësishme. Dënimi i një bufoni të neveritshëm si Fatmir Mediu, nuk mjafton.
Duhet shkuar te Berisha dhe te Rama, dy bashkepunetore ne vrasje femijesh
Fjalet per Saliun jane te teperta! Berisha ka lyer dart me gjak! Me gjak te pafajshem Shqiptaresh dhe Kosovaresh! Po c’mund te thoni ju per nje spurdhjak si Skerdilajd Dhuli apo si quhet! A mund te jete nje Njeri i tille avokat, antar i rithemelimit! Ky eshte realiteti i rithemlimit me te rinjte qe i afrohen dhe afron Saliu! ironia e intelektit te antareve te rithemilimit!Mjerim!
Z.Xhavit,le te jem une budallai qe merrem me njerezit dhe nuk besoj tek idete,I NEVERIS IDETE.
Ide e mire ishte Krishterimi,por perfundoi ne OBSKURANTIZEM KRIMINAL,.o vetem mbolli vrasje shkatrrime me shume se Bota e Lire Pagane,,por frenoi zhvillimin Njerezor per 15 shekuj.
Aq sa zhvillimi shkencor,teknik,intelektual ne shek.XVIII filloi atje ku e kishin lene greko-romaket.
Ide e mire ishte Komunizmi,por perfundoi ne nje Totalitarizem mesjetar gjakatar,,pengues i zhvillimit,mireqenjes dhe lirive te njeriut.
Ide e mire ishte Demokracia,por ra ne dore te Sali Berishes.
sic thote poeti Arben Duka:-Enveri nga malet e pruri/por shpellen nga koka s`ja shkuli.
Sepse Berisha megjithese regjistroi ne trurin e tij prej kafshe pergjuese,mesimet e mjekesise,mesimet e Partise,,,me Instiktin e bishes shpellare pergjonte,,Pergjonte familjen e Husniut,pergjonte familjen e Enverit,pergjonte koleget me formim te lire qytetar,qe nuk pirdhnin per mesimet e Partise,.
Kur Partia ishte e Forte,I DENONCONTE,I INTERNONTE,Kur partise po i merreshin kembet-I KOPJONTE.
Sepse kafsha e shpelles eshte gjithmone ne pergjim. Fisniku kolonjar Edison bej Ypi me plas,shkruan qe Berisha recitonte permendesh Kamune. Po ore Edison bej,mendimtar i lire,qe nuk beson ne Dokrra.Po E reciton permendesh.Po nuk e ka mesuar prej deshirit.Nuk e ka derguar tek Kamy passioni drejt Lirise,drejt kultures Perendimore,,joo e ka derguar INSTIKTI I KAMUFLIMIT. Me operativet e sigurimet,me Xhipen e Hidajet Beqirit nuk i duhej Kamyja.As me shokun Husni dhe djemte e Enverit,.Por i duhej me ca profesore mjekesie qe kishin studjuar ne Perendim dhe Biroja nuk i kishte pushkatuar, se ATA TE SHERONIN.I duhej edhe per te bere ca lloqe perendimore antikomuniste me ish ministrin e burgosur politik Eduart bej Ypi. per tu shitur.
Edhe kjo eshte Instikt kafsheror,.E ke pare gaforren si mbeshtillet me Guacken e kermiljit?E ke pare gjarperin kur mbeshtillet rreth pemes si bime kacavjerrese?
Ne Ate subloshencen e turbullt te myrret te malokut,berisha e urrente kulturen,,E urrente QYTETARIN E LIRE.e urrente industrine ku punonte qytetari, Ky Urrente edhe plantacionet me drufrutore,Vreshtat me ate Hafyzaliun e Abedin Cicos, Ndaj i shpartalloii Asgjesoi,i preu i vu zjarriin,.Ato tornot gjigande te 1977 qe solli kinezi,,qe mahniten inxhinjeret Suedeze,.Nje industri mekanike e nivelit bashkohor,,I DERGOI PER SKRAP. Jo per Fitim,se ky vete mori Arin e londres,,por prej genit te kafshes shpellare gjakatare,.Ne Fabrika industri,ushtri,leshoi rrugacerine e vet,.Ato tornot dhe makinat metalprerese te Uzines Mekanike i shiti ne Mal te Zi me cmim Skrapi,shoku i Ushtrise te shoferit Sali Berishes,Jo vete ere jo vete.Ja la shperblim horrave..Jo ere Edison bej,!Ashtu si turmat Hune,vandale sllave plackiten objektet artistike prej ari dhe argjendi te Kishave te Perandorise Romake,duke thyer djegur cfare tu dilte perpara.,Ato pronat,tokat bujqesore,pyjet dhe livadhet me Tapi te Kadastres se Zogut,a ti ktheu ty?Se mua mi rrembeu..Versuli katundaret me ligjin 7501,,por edhe me keq,kur po rrethoja pyllin dhe livadhet,qe nuk ishin nfare me ligjin 7501,me versuli Loshin e Xhevries,Danin e Yzes,qe ishin bere Bisnesmena dhe e kishin marre Token e Gjysherve te mi me 1 Euro copa per ta bere PARK INDUSTRIAL.,Nje mut.Ata bene nje varreze makinash te vjedhura,pastaj e shiten pjese pjese me tapite e malokut., mor Edison bej,se me plas bomben ne llogore,,se po te ishe proletar,se po te ishe nje rreckaman proletar,klysh kapterri sigurimsi,klyshte e Xhevries rritur ne kazanat e plerave,e kisha kollaj,por je bej i vertete dhe i ve kurore Bishes.
Mund te kem gabuar ne citimin e vargjeve te poetit Arben Duka,,Mund te jete:Enveri nga malet e solli/por shpellen nga koka s`ja nxorri.
Zoti Xhavid Hasanaj citoi nje “shprehje filozofike” qe
Ai e beson, si dhe shume te tjere, ku futem edhe une.
Cdo gje qe eshte ndertuar ne mijra vjet si Piramidat e Egjyptit e tjera, ka filluar nga nje ide qe ka qene ne mendjen e nje individi.
Cdo gje qe na sheh syri sot, ka nisur nga nje ide qe eshte permiresuar vazhdimisht nga individe te tjere.
Cdo teknologji e re, eshte bazuar ne disa ide e ka nisur ne mendjen e nje individe dhe eshte permiresuar nga individeve te tjere te talentuar. Te gjithe jemi deshmitare te perparimit te jashtezakoneshem te kompjutrit, telefonit, etj.
Z.Tashko,flmnd per mirekuptimin por e kisha fjalen per Idete e Medha,qe pretendojne te ndryshine Fatet e njerezimit,por fatalisht bien ne duart e maskarenjve qe i shnderrojne ne katastrofa te njerezimit.
Z.Bedri,akoma ju nuk do t’i thoni popullit te verteten ,se pas 90-tes jemi SUNDUAR NGA 2 DIKTATORE ANTISHQIPTARE,qe jane sjelle me keq se cdo PUSHTUES,S.Berisha dhe E.Rama?
Duhet lufte kunder te dyve se te dy na kane cuar ne humnere!
Berisha dhe Rama ,te dy pjella te Nomeklatures se kuqe,koleres Sllave,Shqiptaret nuk kane akoma Qeveri Pa komunista qe nga 28 maj 1944 deri sot..njeri i Studiuar ne Paris nga Partia,e tjetri nje tip Demode qe hiqet si Picasso edhe pse i vjedh punet e Picasso e gjoja ka nivel te larte inteligjence,te shikosh veshjet e Rames para se te binte ne para te madhe si veshje Evgjiti,Mos prisni te bejne Shtet spiunet me pardesy te Bardha te Ramizit qe te dy jane njesoj,njeri vrau ne bulevard,tjetri vret me boshatisje te vendit…..Shqiptaret duhet te ja din per faleminderit Rames qe Po i le te marrin fryme falas dhe qe Po i le te jetojne ata qe kane mbet ne Pashallekun e tij….Fatkeqesisht kush u kap e beri parate i beri ,te tjeret skllever apo emigrante nga halli….nuk ka me rini se i mbyti Malli e jane debila …brezi i 90s u plak nuk ngrihet me njeri te vdes as per Saliun as per Ramen as per Atdheun qe nuk ju jep asgje ,vetem nje pasaporte dhe ate 100 euro…vendosini Drynin se Keta qe kan kap Offiqet nuk ikin me ,jane me te keqinj se kolera e Enverit …..jane Banda kriminale …Rama me gjysmen e Qeverise ne Burg akoma mashtron dhe Debilat e votojne.Saliu vrau mijera e vodhi e debilat e votuan…ky Stan kete Bulmet Fekalesh ka pas e do kete ….
Kush beson akoma se me propagandën antiberishjane mund të manipulohet kollaj opinioni shoqëror është prapa si në kohë po ashtu dhe në mentalitet.
Braktisja e vendlindjes nga shqiptarët e mençur por fatkeqsisht të pafat morri hov më të vrullshëm sidomos pas zhgënjimit që ata përjetuan me ardhjen në pushtet të pisëistave pseudopësëistë këtu e dhjetë vite më parë.
Një shpërngulje kaq masive s’kishte ndodhur dhe as që mendohej as në kohën sundimit me grusht të hekurt të pisëistave pseudodemokratë.
Kohët e turbullta që do pasonin ishin vërtetimi i asaj që ata i druheshin.
Përvoja tejet e hidhur e shqiptarëve me bëmat e paskrupullta të palaçove të poltikës hedh dyshime të forta në nevojshmërinë apo jo të “partive politike” të shndëruara tashmë në banda.
Sipas mendimit tim ne nuk kemi kaluar kurre ( as kemi bere perpjekje perte kaluar ) ne demokraci. Ne kemi bere nje lloj lirie te cunguar ku hajdutet me te medhenj te sistemit te monizmit ( Enverit ) si Berisha, Nano, Majko dhe Meta e mbi te gjithe Rama na kane rjepur nen masken e Demokracise.Demokraci do te thote ligj,drejtesi e liri gje qe tek ne mungon. Nano jeton si bos kudo qe shkon sepse nuk i dihet adresa e sakte, Berisha pasuroi te gjithe familjen njelloj si hajduti , mashtruesi dhe i degjeneruari Meta-Monika. por me maskarai dhe me intriganti i “demokracise” eshte Rama qe vjedh nepermjet duarve te te tjereve (duke mos mbajtur asnje pergjegjesi per hajdutet e kriminelet qe ka zgjedhur per te na rjepur ) dhe nefund ben si krokodili,derdh lot sikur i dhimben ! Me vjen keq qe njerezit nuk e kuptojne dhe komentuesin Demo qe eshte nje nga njerezit e tyre ( por qe urren vetem Berishen se nuk i plotesoi çfar kerkonte ) qe hiqet si demokrat por qe e urren te gjithe opoziten !
Pisi jane perveç te gjithe “politikaneve” (hajduteve qe hiqen si politikane) edhe shumica e “gazetareve”, sepse vetem gazetar nuk jane por jane ose pushtetar , qe kerkojne te majmen nga qeveria sa me gjate, ose mender ” opozitar” qe jane shperblyer mire nga ish qeveria dhe mbajne shprese per nje rikthim . Kjo gazete qe nuk diskutohet qe eshte nje nder me mashtrueset me gazetaret me te paguar nga qeveria ( besoj qe perjashtim ben Bollino dhe Baze) si Bedri Islami nuk mund te presesh jo demokraci (sepse i kane sherbyer me jete monizmin ) por jane te lumtur kur denohet populli dhe jo oligarket ( hajdutet ) qe na rjepin 24 ore non stop. Me thoni nje artikull te kesj gazete apo te ketij “stafi te nderuar ) qe ta nise dhe ta mbaroje nje artikull me korrupsionin,vjedhjet dhe te keqiat qe kjo qeveri po i ben popullit, pa e futur “opoziten” (e cila nuk ekziston) ne mes si shkaktarja kryesore ?!
OK,B.Islami:
-Kam 34 vite që e ndjek këtë KAFSHË politike( Kafshë pas 21 janarit 2011-sipas F.Nanos)dhe për 101 gjëmat e Tij bëhen VOLUME librash për ti studiuar Shkencëtarët,Analistët,Studjuesit..më të mirë të BOTËS demokratike,për të nxjerr një studim se si NUK MUND TË JETË NJË POLITIKAN NË KRYE TË NJË SHTETI,Siç po ndodh me PSIKON tonë-NON GRATA (i kuruar nga Dr YLVI VEHBIU 1970)në Shqipërinë e vogël me çudira të mëdha..!
-Ky personazh i paprecedent në botë i ardhur nga malet në vitin 1962 me një valiçe druri të mbushur me brekushe e të mbrëndëshme me andra,siç duket në të ka pasur edhe librin kanunit të Lek Dukagjinit,idetë e të cilit i ka reklamuar e zbatuar në 34 vitet e jetës së Tij në Tiranë dhe,nuk ka mësuar asnjë FJALË QYTETARIE,por vetëm RRUGAÇËEIE,PISLLËKU,FLLIQËSIE..,duke zën vëndin e parë në 112 vite Shtet për SHPIFJE,KORRUPSION,VRASJE ME PAGESË,ku 12 prej tyre kan kënë në krye të PD-1991,që dihen tashmë..!
-Në 34 vite ky TIRAN nuk ka mundur të bëj ASNJË LIBËR si shumë udhëheqs të tjerë në Europë e botë,për jetën e tij Familjare,Mjeksore,Shkencore,Politike,Qeveritare,etj,por DITË-NATË evidenton në DIGJITALB SMS-të që i vijnë nga militantët b..lëpirës me të cilat HELMON MJEDISIN KOMBËTAR + KOSOVAR DHE ND/KOMBËTAR..!
– Fakti që në 34 vite ky fenomen negativ nuk ka bër asgjë pozitive për vëndin është arsyeja kryesore pse nuk ka shkruar asnjë fjali të ngelet në arkivin e familjes dhe militantëve BAND ME KOMUNIST E SPIUN QË NGA 1991,kur mori me dhunë drejtimin e PD me orientim të Ramiz Alisë për të zbatuar KATOVICËN..!
-Në memorien e syt e mi kam fiksuar të vetmen anë pozitive të tij në 1992-President,kur në FIER firmosi dekretin për VARJEN NË LITAR para ish Turizmit(Sot i përvetsuar nga militantët e tij) 2 kriminel që masakruan një familje me 5 veta në Libofshë njëri prej tyre fëmijë 1.5 vjeç.
-Përveç 101 prapsive të tjera për vjedhje e Vrasje që nga 1991-Shkodër deri sot në ballkonin 8-të 2024,nuk duhet të lihet pa përmëndur pranimi I KOLONELIT SPIUN GREK JANULLATOS që në 1992 në krye të Kishës sonë,Sikur nuk kishte asnjë prift në Shqipëri.
•Ky aktë dhe pasojat e tjera më pas me faljen TERRORISTIT F.BELERI për krimin në Peshkëpi,Kandidimin e tij në Himarë për KB,faljen e 354 KM Det,Të tokës në Kosinë për vorreza,Ngritjen e bustin të Kriminelit Grek të 1920 Vasil Shahini,Mos dënimi aktit terroriste të Kostandino Kacifsit në Bularat,Heshtja për LIGJIN E LUFTËS & TË PROBLEMIT ÇAM,etj,Tregojnë së ky antiShqipëtar ka kën & është edhe agjent i ASFALISË GREKE si agjent i shumfisht i viteve 1970,80 me pseudonimin “BISTURIA” dhe i SHIK 67 ” PENICILINA” i rekrutuar nga ALI ANADOLLI.
• Këto jan disa nga arsyet që i futuri në listën e ZEZË Amerikane,Angleze..nuk po dënohet me burg të përjetshëm,por lihet të kakarisi në katin e 8-të si gjeli maje plehut për ta TELENDISUR PËRJETSISHT-POLITIKISHT,Besoi me OK AMERIKAN,Pasi SPAK+GJKKO është akoma në KOMA nga frika e tij-TMERR I KOMBIT me mbi 20.000 të vrarë 1991-2021,Mbi 200 në Tropojë,4000 në 1997,mbi 3000 për pronat,27 në Gërdec 4 në 21 janar,etj.Ndaj Ai deklaron.”.JAM SB UNË OR BUDOLLEJ..”
-Në asnjë Shtet të lindjes gjat tranzicionit nuk ndodhi shkatërrimi i pasurisë Kombëtare si në Shqipëri,ku me teorinë SHOCK të Sb,A.Hajdarit,G.Pashkos..të vidhen,Shiten mbi 500 ekonomi=me 350 mild $ pasuri,Ku vetëm në Gërdec u Vodhë pasuria ushtarake mbi 130 mil.$..dhe gjyqet vazhdojnë prej 16 vitesh pasi Gërdeci u krijua me VKM dhe Firmëtari nuk është thirrur asnjëherë të japi llogari për vete,por edhe për të birin ZENIN si SEKSER i DIVEROLIT Amerikan,ku për Zenin u bë libër & filmë në HOLLIVUD “..ARMËT & ÇUNAT”.
-Për 4 vrasjet në 21 janar mund të thuhet se jan bër me urdhërin e Sb 100%,pasi në prezencën e tij nuk mundet të dali mbi TË as ZOTI dhe se edhe në kohë LUFTE REALE-Ushtari,Gardisti..i inkuadruar në Skuadër,Togë,Kompani..nuk mundet të qëlloi pa urdhër.Dhe plumbat nuk erdhën nga VUÇIÇI,PUTINI..por nga godina e KM,të NBRETIT DEFAKTO SB..!
-Në këto kushte,Sb për drejtësinë tonë ka 1000 vite JETË POLITIKE nëse Amerika me shpalljen non grata për Korrupsion,minim të demokracisë,Shpërfillës të drejtësisë,etj ja lë në DERË POPULLIT SHQIPËTAR,Ku deri tanimë 20-25 % të non gratës AMERIKANE jan kundër AMERIKËS..!
-Zoti e shpëtoftë Shqipërinë..!
-FLM DITA,BI.