Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet zv/drejtori i Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Mal të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet zv/drejtori i Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Mal të Zi
AktualitetRajoni

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet zv/drejtori i Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Mal të Zi

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Departamenti Special i Policisë së Malit të Zi, është vënë në pranga Dejan Knezheviç, zv/drejtor i Drejtorisë së Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar. Mediat malazeze shkruajnë se Knezheviç akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Informacioni për arrestimin e Knezheviç është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiç.

“Në vazhdimësi të aksionit që Departamenti Special i Policisë ndërmerr së bashku me Prokurorinë Speciale të Shtetit, dhe në bazë të hetimeve disa mujore dhe koordinimit mes të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamentit të Policisë Speciale dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim të Organeve të Ligjit – Europol, sot është privuar nga liria, ushtruesi i detyrës së ndihmësdrejtorit të Drejtorisë së Policisë për Sektorin Kundër Krimit, D.K., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të një organizatë kriminale dhe vepra të tjera penale”– tha Radonjiç, duke theksuar se Prokuroria Speciale e Shtetit pritet të japë më tepër detaje në orët në vijim.

- Publicitet -

Një deklaratë e ka bërë edhe Administrata e Policisë së Malit të Zi.

“Sot është nga privuar liria ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë së Policisë për Sektorin Kundër Krimit, Dejan Knezheviç. Duke pasur parasysh fazën e procedurës, pra kufizimet ligjore, nuk mund të bëhen të ditura detaje të mëtejshme. Policia po bashkëpunon dhe po vepron me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dejan Knezheviç është punonjës dhe funksionar i vjetër i Drejtorisë së Policisë. Më parë ka drejtuar Departamentin për Luftën kundër Drogës. Ai u emërua Ndihmës Drejtor i Drejtorisë së Policisë për Krimin e Organizuar në fillim të marsit 2021. Mandati i tij në atë detyrë iu zgjat vetëm disa javë më parë.

Ky operacion zhvillohet vetëm pak ditë pasi Policia e Malit të Zi vuri në pranga pesë persona, pjesë të grupit kriminal Kavaçi, të kryesuar nga Radoje Zvicer.

Të arrestuarit janë: ish-komandanti i policisë së Podgoricës, Ivan Stamatoviç, ish-oficeri special i policisë Vladimir Bajçeta (ish-truproja e Dushko Shariçit, vëllait të kreut të kartelit ballkanik të drogës, Darko Shariçit), polici Milan Popoviç, Tihomir Adžić nga Podgorica. Nuk dihet nëse dhe zëvendësdrejtori që u kap sot, ka lidhje me të njëjtin klan.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?