Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani për të furnizuar Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, Rusia reagon e “tërbuar”!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plani për të furnizuar Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, Rusia reagon e “tërbuar”!
AktualitetBote

Plani për të furnizuar Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, Rusia reagon e “tërbuar”!

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Rusia dënoi të mërkurën planet e Shteteve të Bashkuara për të furnizuar Ukrainën me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, duke e cilësuar atë “shenjë të çnjerëzimit”.

“Vendimi i administratës amerikane për të furnizuar Ukrainën me uranium të varfëruar është një shenjë çnjerëzimi”, thuhet në një shkrim të ambasadës ruse në Uashington, në platformën Telegram.

“Është e qartë se për të shkaktuar ‘një disfatë strategjike’, Uashingtoni është i gatshëm të sakrifikojë breza të tërë të ukrainasve”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Telegram.

- Publicitet -

Komentet e ambasadës ruse pasuan njoftimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për një pako të re ndihmash për Ukranën prej mbi 1 miliard dollarësh. Pjesa ushtarake e ndihmës, që arrin në 175 milionë dollarë, përfshinë armë të mbrojtjes ajrore, municion artilerie, armë anti-tank, municion që përmbanë uranium të varfëruar dhe pajisje të tjera.

Sekretari Blinken u takua të mërkurën në Kiev me ministrin e jashtëm Dmytro Kuleba, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Presidentin Zelensky për të marrë vlerësimin e tyre mbi ecurinë e kundërofensivës në lindje të Ukrainës dhe përgatitjetë për dimrin e ardhshëm.Në komentet në fillim të takimit të tij me zotin Zelenskiy, zoti Blinken tha se ishte i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme të kundërofensivës.

“Ne po shohim përparim të rëndësishëm që po bëhet aktualisht me kundërsulmin dhe kjo është tejet inkurajuese”, tha zoti Blinken.

Kjo është vizita e tretë në Kiev e Sekretarit Blinken që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Gjatë takimit me Kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, zoti Blinken tha se çdo herë që viziton vendin befasohet nga qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e popullit ukrainas, forca e ushtrisë së tij dhe udhëheqja shumë e fortë e vendit.

“Jam këtu kryesisht me kërkesë të Presidentit Biden për të riafirmuar angazhimin tonë për të qëndruar me ju, për t’u ndihmuar që të keni sukses ushtarakisht dhe të përballeni me agresionin. Por gjithashtu të qëndrojmë me ju për t’u siguruar që përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi dhe demokraci të fortë, të kenë sukses. Pasi një demokraci dhe ekonomi e fortë, janë ndryshimi mes një Ukrainë që mbijeton, e që do ta bëjë një gjë të tillë, dhe një Ukrainë që lulëzon, e që duhet ta bëjë, e që mundet. Ne do të jemi partnerët tuaj në këto përpjekje, së bashku me shumë vende të tjera të botës”, tha zoti Blinken.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?