Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plas grushti mes Policisë dhe banorëve në Rrjoll, punonjësi i sigurisë private godet të riun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plas grushti mes Policisë dhe banorëve në Rrjoll, punonjësi i sigurisë private godet të riun
AktualitetKronike

Plas grushti mes Policisë dhe banorëve në Rrjoll, punonjësi i sigurisë private godet të riun

Published: February 26, 2026
Shpërndaje

Tensionet në Rrjoll janë përshkallëzuar prej afro një muaji për shkak të resortit që oligarku Bashkim Ulaj po ndërton në zonë.

Banorët kundërshtojnë projektin dhe pretendojnë se toka është pronë e tyre, ndërsa dokumentet e pronësisë, sipas tyre, janë falsifikuar. Çështja ndodhet në proces gjyqësor.

Banorët përpiqen çdo ditë të ndalojnë punimet e kompanisë Gener 2. Për të garantuar vijimin e punës në kantier, Ulaj ka kontraktuar kompaninë private “Breçani Security”. Situata degradoi në përplasje fizike.

- Publicitet -

Në pamjet e publikuara shihet një punonjës sigurie që godet me grusht një të ri që proteston kundër ndërtimit. Pas incidentit, policia ndërhyri dhe shoqëroi në komisariat 6 banorë të Rrjollit, mes tyre edhe një vajzë.

Në mbështetje të banorëve shkuan edhe deputetët e Partisë Demokratike, Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi.

Banorët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga pretendimet për pronën. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm njohu të drejtën e pronësisë për familjen Malaj mbi 20,700 metra katrorë, rreth 2.1 hektarë, në Rrjoll të Velipojës. Vendimi pranoi pjesërisht padinë e Nikollë Malajt kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave, në një proces të nisur në vitin 2018.

Banorët shpresojnë që gjykata të shprehet pozitivisht edhe për sipërfaqen ku po ndërtohet resorti “Blue Borgo”. Sipas tyre, Fatmir Shpellzaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe përfaqësues i Partisë së Lirisë, ka përfituar pronësinë mbi tokën përmes dokumenteve të falsifikuara, pretendim që mbetet objekt hetimi.

Ulaj nisi punimet për “Blue Borgo” në fillim të shkurtit, pasi mori lejen për ndërtim. Projekti shtrihet në 146 hektarë dhe parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me ndërtesa nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Zhvilluesi është shoqëria “ABA Blue Borgo”, e cila mban statusin e investitorit strategjik. Përplasja në terren pritet të vijojë paralelisht me betejën në gjykatë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    February 26, 2026 at 1:37 pm

    Verini zjarrin mjeteve dhe mblidhuni me shume armatosuni jeni perballe nje qeverie kriminele islamike mos kini frike nga 10 polica

    Reply
    • Filoni says:
      February 26, 2026 at 4:48 pm

      Ti qeke i Hamasit vete me duket!
      Apo duhet te jeshe nga ato kryengritesit e armatosur me molotov te sales.Or ti idiot i regjur qe leshon vetem gjepura,po policia nuk ka arme?
      Pallosh

      Reply
  • K R says:
    February 26, 2026 at 3:17 pm

    Ore po cne policia e Ramës mbron Bashkim Ulajn e Berishes?

    Reply
  • Aldrin says:
    February 26, 2026 at 4:30 pm

    Benzine mjeteve te Ulajt. Flaken dhe hidhini ne ere
    Vlora, Durresi, radha juaj te shkoni ne Shkoder te mbeshtesni vellezerit shqiptare qe po shpronesohen nga kriminelet
    E gjithe Shqiperia duhet te ngrihet ne proteste
    Radha do u bjere te gjitheve te shpronesohen nese nuk ndalet dora e zagareve qe grabisin njerezine

    Reply
  • demo says:
    February 26, 2026 at 6:12 pm

    Agron Shehaj,,Arlind Qorri!Ju jeni Shpresa Jone!Bashkojuni Banoreve te Rrjollit,Me ju do te jete gjithe Shqiperia.
    Buk fitohen Zgjedhjet ne karrike te Parlamentit as ne studion e intriganit te pushtetareve Rakipi,Fevziu.
    Zgjedhjet fitohen duke u ndeshur perdite ne zjarrin e Betejes kunder Oligarkeve te Qeverrive Hajdute bashke me Komunitetin e Rrjollit,.Neser do vidhet Zverneci,do vidhet Durrsi po u vodh sot Rrjolli.
    Atyy Barrikade,po deshet Vota.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet
  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?