Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Çeshtja çame është një çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare. Ajo është një çështje e pazgjidhur dhe e hapur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përgjegjësia për moszgjidhjen e saj të deritanishme ndahet midis shtetit, që e shkaktoi, dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes.
Zgjidhja e saj kërkon tani kushtin “sine qua non” të hartimit shtetëror të një platforme diplomatike për çeshtjen çame. Diplomacisë dhe shtetit shqiptar u ka munguar kjo platformë për shkak të dobësive të drejtuesve të tyre, të cilët janë pajtuar me asimetrinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Çdo qeveri e Shqipërisë duhet të ketë në programin e saj qeveritar detyrimin kushtetues të zgjidhjes së çeshtjes çame.
Platforma diplomatike kërkon që çeshtja çame të bëhet pjesë e pandarë dhe e vazhdueshme e të gjitha tratativave diplomatike midis dy shteteve. Ka dy faktorë kryesorë, që determinojnë këtë kompozim të ri të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe për trajtimin e çeshtjes çame.
Faktori i parë është e drejta sovrane e çdo diplomacie dhe çdo shteti që të ngrejë çeshtjet, që i konsideron të hapura, dhe që duhen trajtuar në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo e drejtë nuk varet nga pikëpamja e palës tjetër, që bunkerizohet në absurditetin se nuk ekziston çeshtja çame.
Faktori i dytë është faktori perëndimor. Komisioni Europian, pra qeveria e BE, ka pranuar në 29 shtator 2016 nëpërmjet qendrimit të shprehur në emër të Komisionit në parlamentin europian nga një anëtar i tij, Komisioneri i Lartë i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, se çeshtja çame ekziston dhe se ajo është çeshtje për t’u zgjidhur në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Ka qenë një zhvillim epokal historik, politik dhe diplomatik ky qendrim i Komisionit Europian, i cili për fat të keq nuk gjeti aplikim nga diplomacia dhe qeveria shqiptare.
Arkiva e dobësisë sonë diplomatike dhe shtetërore nuk don të thotë që çeshtja çame nuk duhet shtruar tani në tavolinën e tratativave zyrtare dypalëshe. Ka ardhur koha që çeshtja çame duhet të kalojë nga konferencat e shtypit në bisedimet zyrtare dypalëshe. Rrethanat aktuale diplomatike janë të përshtatëshme.
Së pari, kemi Traktatin e Miqësisë dhe të Sigurisë të vitit 1996, të cilit i skadon në fund të dhjetorit të vitit 2022 afati i shtyrjes pesëvjeçare, që iu bë në vitin 2017, pas mbarimit të afatit të tij kontratual 20 vjeçar. Greqia ka kërkuar shtyrje të re pesëvjeçare 2023- 2028, kërkesë të cilën Shqipëria nuk ka arsye ta pranojë pa pranuar Athina hapjen zyrtare të çeshtjes çame.
Së dyti, është në diskutim e sipër marrëveshja e premtuar Greqisë nga qeveria shqiptare për të paraqitur sëbashku të ashtuquajturën çeshtje të detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çeshtja çame duhet të bëhet pjesë e kushteve shqiptare për arritjen e një marrëveshje të tillë, për të cilën Greqia është e interesuar aq shumë.
Së treti, kemi çeshtjen artificiale të minoritetit grek, që gëzon të gjitha të drejtat, dhe me të cilën Athina terrorizon prej 30 vitesh diplomacinë dhe shtetin shqiptar në të gjitha nivelet dhe llojet e bisedimeve dypalëshe. Ka ardhur koha që diplomacia dhe shteti shqiptar në bisedimet zyrtare temën e kërkesave greke për minoritetin ta ndërvarin me hapjen e çeshtjes çame.
Platforma diplomatike e çeshtjes çame duhet te ketë një bosht qendror, që është statusi i komunitetit çam të deportuar kolektivisht me dhunë nga tokat dhe pronat e veta në Greqi. Çeshtja çame nuk është çeshtje e pronave, sepse pronat janë një derivat i statusit të çeshtjes çame. Çeshtja çame është çeshtje politike e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse lindi si çeshtje politike dhe në këtë gjenezë qendron pikënisja e zgjidhjes së saj.
Çeshtja çame si çeshtje politike kërkon tërheqien e shtetit grek nga akuzat antiligjore kolektive ndaj një popullsie të tërë. Kërkon që shteti grek të kërkojë falje për deportimin me dhunë të një popullsie të tërë. Kërkon dëmshpërblimin e të gjithë viktimave të terrorit shtetëroro-zervist dhe të dëmeve të shkaktuara në njerzit, në pronat dhe shtëpiat e popullsisë çame atje.
Kërkon rikthimin në trojet e veta, ku kanë jetuar prej dhjetra shekujsh kjo popullsi autoktone e deportuar. Kjo është baza politike e zgjidhjes së çeshtjes çame dhe që përbën themelin e trajtimit diplomatik të saj si pjesë përbërëse e dosjes së marrëdhënieve dypalëshe.
Në platformën dipkomatike të çeshtjes çame qeveria e Shqipërisë duhet të përfshijë disa kërkesa, të cilat i kam rreshtuar edhe në librin tim “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”:
1- Çeshtja çame të përfshihet në çdo lloj amendimi apo shtyrje të re të Traktatit të Miqësisë së viti 1996 midis dy shteteve, dhe të përfshihet nominalisht në “Deklaratën e e re të Partneritetit Strategjik”, që i është propozuar Shqipërisë nga qeveria greke.
2-Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke të abrogojë çdo lloj legjislacioni apo aktesh administrative, që mbështesin akuzat e rreme të fajit kolektiv dhe t’i kërkojë falje popullsisë çame për deportimin e saj me forcë.
3-Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke kthimin e popullsisë çame në trojet dhe në shtëpiat e veta.
4-Qeveria shqiptare të kërkojë nga Greqia që komunitetit çam të dëbuar kolektivisht t’i njihet statusi i pakicës kombëtare në Greqi, të cilin e kanë pranuar qeveritë greke para luftës së dytë botërore.
Dinjiteti kombëtar dhe ndërkombëtar i Shqipërisë sugjerojnë që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë një moratorium për të ngrirë të gjitha marrëveshjet dypalëshe, që janë në diskutim e sipër me Greqinë (dhe të cilat çuditërisht janë të gjitha në favor të Greqisë), derisa Athina të heqë ligjin absurd të luftës me Shqipërinë dhe të pranojë tratativat për zgjidhjen e çeshtjes çame.
Për Shqipërinë si anëtare e NATO-s koha dhe zhvillimet e sotme kanë zbehur në minumet e veta vlerën dhe efektin diplomatik të kërcënimit për një veto greke ndaj anëtarësimit në BE.
Platforma diplomatike kërkon ndërkombëtarizimin diplomatik të çeshtjes çame. Është absurde që Shqipëria anëtare e OKB nga viti 1955 dhe anëtare e NATO-s nga viti 2009 dhe anëtare e shumë oganizatave të tjera ndërkombëtare nuk ka ngritur kurrë çeshtjen çame dhe të drejtat e popullsisë çame për t’u kthyer në trojet dhe në pronat e veta në Greqi.
Ndërkombëtarizimi i çeshtjes çame kërkon nga diplomacia dhe nga qeveria shqiptare sensibilizimin diplomatik dhe informativ ndërkombëtar. Kërkon sigurimin e një përkrahje nga diplomacitë, nga shtetet dhe nga faktori perëndimor dhe ballkanik për zgjidhjen e saj. Komisioni Europian dhe komisioneri Hahn i dhanë diplomacisë dhe qeverisë shqiptare një rast dhe një kartë të artë diplomatike për ndërkombëtarizimin e çeshtjes çame. Nuk ditën dhe nuk deshën ta shfrytëzojnë. Por ajo kartë diplomatike europiane në favor të çeshtjes çame është në fuqi sot e kësaj dite.
Ndërkombëtarizimi i çeshtjes çame është një faktor i rëndësishëm i strategjisë së realizimit të së drejtës së saj.
Ndaj diplomacia dhe qeveria shqiptare duhet të hartojnë dhe të zbatojnë sa më parë një platformë diplomatike të zgjidhjes së çeshtjes çame, pa të cilën nuk mund të ketë normalizim real të marrëdhënieve midis dy shteteve.
Askush me pare nuk e ka shtruar ceshtjen Came kaq drejt e kaq qarte,,SI PROBLEM AKTUAL I SHTRUAR PER ZGJIDHJE.Kur thua qeveria shqiptare t`i kerkoje Greqise kthimin e popullsise came ne shtepite e veta,ke cjerre masken e qeveritareve te trembur,qe edhe kur guxojne ta zene me goje,e permendin me arra ne goje si ceshtje pronash.Platforma Diplomatike e Zgjidhjes se Ceshtjes Came,,Hatuar nga Diplomati i shquar Shaban Murati duhet te mijefishohet nga populli cam dhe te Afishohet ne te gjitha pikat Doganore te Republikes Shqiperise.
Une nuk kam besim se Qeveria do ta ndermarre kete hap.
As shoqara Cameria,se ata jane kulishe te rrahur,.
Kete do ta beje vetem populli Lab dhe populli kosovar,se ata nuk kane pyetur sa i shumte e sa i armatosur eshte armiku.
Analiza eshte e plote dhe e bazuar me cdo fakt qe duhet paraqitur.Ceshtja shtrohet pese qeverija jone nuk i ka plotsuar keto kerjesa te saksionuara edhe ne kushtetuten e Repubkikes Shqiprise.Ku qendron misveprimi tek mos dija apo se po te kerkosh te drejten tendr qe dikujt nuk i lelqen dhe duke mbajtur kete qendrim i plotsojme deshiren atij qe e ka shkaktuar demin vendit tone.Koha ishte dhe eshte per partneritet me cdo vend kur cenohet intetesi i vendit,kjo duhet te jete vath ne vesh per ate qe ka ka vendosur te merret me politike.Kjo qe ka ndodhur deri tani me greqine eshte e pafalshme kur ata thonevse nuk ekziston ceshtja came pergjigjia nuk i vjen e menjehershme se kjo ceshtje eshte krijuar nga politika e greqise dhe nuk e ka kundershtuar me force politika ecqevwrise shqiprise.Kjo ceshtje eshte e hapur vetem nga partia soialiste ne pushtet por qe ka mbetur pa veprime te metejshme.qe duhet pasoheshin deri ne zgjidhjen e ceshtjes.
https://parlament.al/news/index/15742
Veprimtari përkujtimore për Çamërinë
Une kam mendimin qe ti shpallim lufte greqise po nuk u ktheu pronat cameve,packa se ne ne vendin tone nuk i kemi mare pronat tona.Camet pa pasur prona ne shqiperi jane bere me prona.Pse nuk jeni te sinqerte o njerez e te pranoni te verteten qe camet ketu kane bere te 99, dhe ne te hidhemi ne flake per ta e te leme interesin e nje milion shqiptareve qe jane integruar ne vendin fqinj
Shqiptarët janë Osmanllinj me Sulltan Erdoan
Zoteri, duhet te dini se propaganda komunisto enveriste ka bere cmos per denigrimin e imazhit te cameve ne Shqiperi sepse Enver hoxha, qe i humbte shpirti, per te ruajtur pushtetin e tij, nuk donte te hapte nje vale le izje tjeter ne jug, se nje e kishte me Kosoven ne veri. Atehere, ne vitet para 1990 neper punonjesit e sigurimit fanekeq te shtetit, nje organizate kriminale, qe sot ne vitet e demokracise, per faktin qe kane punuar ne Ministrine e Brendshme, marrin nje pension te majme suplementra, dhe per kete nuk e ngre zerin kush, thuhej “Camet edhe shteti i she shtrembet”. Behej cmos qe Camet t’i shfaqnin camet si te pabese.
Kujto gjithashtu se sa eshte punuar edhe per demtimin e imazhit te kosovareve.
Ne, na vjen keq, por i kemi thur kenge beses shqiotare, por a nuk kemi qene ne shqiotaret te pabese me njeri tjetrin? Madje edhe pa arsye!.
Kam njohur kosovare dhe came, njerez te mrekullueshem, sikurse kam njohur edhe shqiotare te Shqiperise njerez te liq, intrigante dhe te pabese, pa arsye.
Prandaj, kur shprehemi per shqiotaret e Canerise (ne kete rast), te Kosoves duhet te mos harrojme se kushte per te shkaterruar teresine e vlerave i kemi pasur ne Shqiotaret e Shqiprise se jetuam per 50 vjet ne diktature, te shtypur, ne mungese te plote lirie, ne varferi ekstreme, per te mbyllur kete koment me fjalen e madhe popullore “ FUKARALLEK, MASKARALLEK”.
1,ke plotesisht te drejte..I kemi bashkombas,.Cameria eshte me e shtrenjte se camet.
onspiracioni, dredhia, dinakëria dhe grabitja greke që nga lashtësia
Sali Bollati
Njihet boterisht Homeri kur shkruan ne Iliaden per kalin e Trojes qe greket e perdoren per ta pushtuar mbas humbjes se luftes; ate “trashegimi te Shenjte”-dinakerine dhe pabesine; ata e kane perdoruar gjithemone gjate shekujve; pa e harruar edhe ne ditet tona.
E filluan me Epirin per ta pervehtesuar. Dihet qe nga historianet e lashtesise se ato toka banoheshin nga njeres qe flisnin gjuhe “barbare”-jo greke. Epiri eshte banuar nga fiset Ilire te Thesproteve qe flasin edhe sot-Gluhen e Perendise-Shqipen. Dhe ashtu simbas dilaektit Çam, Shqipes i thone IPE dhe mbreti pare i asaj krahine Pirro Epiroti-si bir i Shqipes-kendohet me krenari e me dashuri e Respekt edhe sot e kesaj dite se Epiri dhe Epirotet-bijte e Shqipes jane Shqiptare!:
“Pirro Burri ne Ledhes lere,Ne kaha Iperoja, te kemi Nder!”
Ketu nis nje nga konspiracionet greke: ata, me injorancen dhe dinakerine e “shpjegoJne” Epirin si emer-toke e pare nga deti-kontinent-dmth toke e pashkelur nga vete ata,por e kishin e pare nga deti.
Pra injoranca e tyre padashje e pranon se ato toka te begata; ashtu sic shkruan edhe Straboni, banohen edhe sot nga Camet-Epirote e nuk banoheshin nga greket. Hartat shkruajne Cameria-(Thesprotia)
Emertimet e fshatrave e qyteteve; me gjithe sundimet kalimtare te romakeve,serbeve, bullgareve e turqeve jane emra thjeshte shqiptare: Ledhes,Lopes, Shendjelle, Shenmeri,Margellic,Sul me Kala te Qafe Kuqit
Historiani shume i njohur Stavrianos ne librin “Ballkani pas 1453; nenvizon se deri ne vitin 1000 te e.re, nuk ekzistonte dhe as njihej emri grek ne mesjete.Ne ato kohera kur Tokajt e , Bashajt e Shpatat Shqiptare luftonin dhe vecanerisht Skenderbeun njihnin si Mbret i Shqiperise dhe Princ i Epirit Shqiptar
Ne kohen e Kryengritjes kunder pushtimit osman ne vitet 1821-1832, 90% e komandanteve te kryengritjes ishin shqiptare nga Cameria, Moreja, Suli dhe komandanti Ipsilanti i nderonte dhe i quante vellezer Islam Pronjon nga Paramithia,
Lul Caparin nga Margellici.
Ketu prape greket ne bashkepunim me ruset krijuan”Megalidene” dhe nepermjet saje hymenizuan fene ortodokse duke i quajtur greke ata qe ishin te atij besimi shovinist bizantin; duke filluar me vrasjet, mohimin dhe shpernguljen e shqiptareve, maqedonasve,hebrejeve te atyre pavaresisht se fillimisht i quajten vellezer .
Me gjithe nderhyrjen e tyre (nepermjet mbretit gjerman -Oto) prane Kongresit te Berlinit me 1878 qe te bashkonin Krahinen ShqiptaRE TE ÇAMERISE ME Greqine e porsa krijuar;
Shqiptaret te bashkuar me Lidhjen e Prizrenit Krijuan lidhjen Shqiptare te Jugut te udhehequr nga Frasherliu Abdyl Bej Frasheri dhe Çami Abedin Pashe Dino i drejtohen Kongresit te Berlinit:”…Epiri eshte dhe do te mbetet gjithemone Shqiptar, ashtu siç e krijoi natyra dhe historia; shqiptaret kane vullnet te patundur dhe jane betuar qe te mos leshojne asnje pellemb toke dhe te vdesin per te,po te jete nevoja!”. Dhe me njohurite,vendosmerine dhe trimerine e drejtuesave Atdhetare dhe te popullit; kongresi i Berlinit e anulloi vendimin e me parshem dhe Cameria nuk ju shkeput Trojeve Shqiptare.
Ketu vlen per tu paraqitur nje shkrim per greket; te shekullit XIV te shkrimtarit Xhovani Bokacio: greket po te pane se je i dobet, te versulen me te gjitha poshtersite e menyrat per te rrembyer; por kur te shikojne se je i forte, ata perulen duke dorezuar edhe njerezit e shtepise se tyre”
Dhe mbas asaj humbje, nisen menyrat shoviniste greko bizantine; metropoliti i Camerise Neofiti urdheron: ‘te gjitha vajzat e krishtere te detyrohen te hyjne ne shkolla greke. sepse kur te behen nena te mos u flasin femijeve gjuhen e nenes (shqipe) qe flasin ne shtepi.Duket pat “harruar” se metropolti i me parshem Drakopi ishte detyruar te perkthente Dhjaten ne Shqip sepse te krishteret Çame nuk e kuptonin meshen ne greqisht!
Dhe mbas pushtimit te Çamerise me 1913; jo vetem qe nuk hapen shkolla; por te krishtereve ju ndalua dhe vazhdon edhe sot t’ju ndalohet gjuha shqipe ndersa per Çamet musulmane, megjithese Lidhja e kombeve si edhe Kryeminstri Pangallos i njohen si minoritet shqiptar, ju mohuan te gjitha te drejtat deri me vrasje e masakra i shperngulen nga Trojet e pronat e tyre Etnike ne vitet 1944=45.
Dhe per te perforcuar dredhine e dinakerine e tyre i konsiderojne si bashkepuntore me pushtuesat?! Djemte dhe vajzat Çame qe ne shkurt te 1943 formuan Ceten “Cameria” dhe ne gusht-shtator te po atij viti, luftuan per 56 dite kunder forcave gjermane duke mos lejuar atyre te hyjne ne Shqiperi. Dhe Batalioni “Ali Demi” ju bashkua se bashku me maqedonasit forcave demokratike greke te ELAS-it, ne luften clirimtare te Greqise deri me 1945. Ketu del edhe me hapet komplotizmi dhe dinakeria greke, Qe nga fillimi i pushtimit italian e gjerman, qeverite greke filluar me ate te Metaksait u mbeshteten e bashkepunuan me pushtuesiat me ashtu quajturat “Batalionet e Sigurimit”; mbasi i vrane dhe debuan forcat qe cliruan vendin, me dredhine allagreke e quajten veten “clirimtare”, pavaresisht si Zerva gjenerali gjakatar u emerua si minister.Dhe si “clirimtare” te rreme e quajten veten te bashkuar me aleatet. Dhe me ate “lufte” na quajne neve Çamet bashkepuntore??! Si Micotaqi edhe Koqiasi me perfaqesuesit fetar e me shoke te tjere qeverisesa te sotem qe dilnin me kenaqesi foto me gjermanet vazhdojne si Antifashista te qeverisin sot.
Ketu vlen te paraqesim dokumenta origjinale se si autoritetet greke per te na paraqitur neve Camet si bashkepuntore per te mohuar te vertetat e bashkepunimit te tyre me nazifashistat, si komplotista te lindur, veprat e tyre te bashkepunimit na i ngarkojne neve: Ne Paramithi me 27 shtator 1943; gjermanet si kunder pergjigje per grabitjen dhe vrasjen nga andartet me 13 shtator te 5 gjermaneve-Simbas ligjeve gjermane:per vrasjen e nje gjermani duhen ekzekutuar 10 bashkevrasesa e grabitesa; keshtu me 27 Shtator ne prani te qeveritareve greke, bile edhe te peshkopit te Paramithise denojne dhe pushkatojne 49 njeres te pafajshem. Per keto pushkatime ne librin e ishh mesuesit te Paramithise Spiro Muselimit:”Istoriko peripato anas tis Thesprotia” Janine 1997; shkruhet grate paramithiote vajtojne:
“Paramithi, Paramithi, Pse je veshur me te zeza; Gjermanet na vrane 49 trima”. Bile edhe sot ne internetin Paramithia online
vazhdon vajtim per te pushkatuarit nga gjermanet.
Ndersa gjenerali gjakatar grek N.Zerva i shkruan nje ish bashkevrasesi te tij J.Dani :..”duhete te jemi krenari qe vrame dhe debuam Shqiptaret musulmane te Çamerise duke u krijuar malesoreve tane te jetojne ne fushat e begata e tyre”
Bile per me teper me 1947 e hoqen “ligjin e Luftes” me Italine pushtuese( dhe prape komplotizmi grek edhe mbas 80 vjeteve nuk e heq ligjin e luftes me Shqiperin e pushtuar ne ate kohe nga italianet dhe “mike strategjike” sot?!).Ligjin e luftes me Italine e hoqen sepse si “aleate fituesa”; duke marre prej saje ishujt e Egjeut qe italia i kishte pushtuar me 1912 ne lufte kunder ish Perandorise Turke. Pra “nderin e lavdine” e aleatit ua vodhen forcave demookratike, midis tyre edhe te Shqiptareve te Çamerise, qe luftuan kunder pushtuesave.
Si mund te shpjegohet sot ne kundershtim me traktatet nderkombtare greket “europiane” nuk i njohin as kufijte tokesore me Shqiperine, ne muret e parlamentit te athines jane skalitur emerat Permet,Kolonje,Himare e Gjirokaster e Korce. C’fare tregojne ata emera te skalitur: ate qe konsujt greke ne Shqiperi i quajne toka Greke??! Si duket ose me mire presin, ate qe ben me italianet me 1947 mbasi rrembyen ishujt e Egjeut si aleate “antifashista”; dhe duke e ndjere vehten sot “propozuesa garantuesa” te Shqiperise per ne Bashkimin Europian; vertetojne ate qe edhe ish Drejtori i CIA-s George(Jorgo) Teneti me prinder shqiptare himariote; e quan vehten grek dhe se ne greket jemi komplotista te lindur.
Ne vend te Kalit te Trojes kane ngjeshur ne Shqiperi antishqiptarin me te madh- Janullatosin. Ky ka rrembyer Kishen Ortodokse Shqiptare- Institucionin e vetem per mbajtur Krenarine e te qenit Shqiptar; qe krijoi ne Ameriken e Bekuar para me se 100 vjeteve Fan Noli. Ky Janullo mbasi ç’varrosi eshtrat e femijeve ne Kosine te Permetit, mbushi me to te ashtu quajtur varezat e ushtareve greke qe paten “luftuar e çliruar ne tokat e VE”.Ai hapi kisha e shkolla greke pothuaj kudo duke e mbushur qiellin me flamure te ashtuquajtur VE??!
Edhe per mese 600.000 emigrante shqiptare ne Greqi pranoi tu ndryshonte emrat shqiptare te lindjes ne emra greke duke mos hapur asnje kishe shqiptare atje. Dhe sot ka te “drejten” ai dhe qeveritaret e Tiranes qe me votat e tyre te vazhdojne greqezimin dhe njikohesisht ç’popullimin nga Shqiptaret.
P.S
Faleminderit per oferten tuaj per komente te lira;vecse nuk kuptoj kohet e fundit qe “dikush” mi fshin ne facebookun tim shkrimet qe bashkangjise nga gazeta e juaj me shume vlera??! Kush dhe PSE??!s
from Mail for Windows 10
Konspiracioni, dredhia, dinakëria dhe grabitja greke që nga lashtësia

kurva Ramut u shpreh ne kete menyre vite me pare kur hoqi ceshtjen came nga tavolina e diskutimit me Greqine
Dhe, per te mos i shpalur Lufte, meqe e kemi te shpallur nga Gerqia, Ramuti shkoi vete dhe ngriti tabelat greke ne Sarande e Himare.
Bile, shpalli Festen Kombetare Greke si dite feste ne Shqiperi,
Ne shqiptaret kemi nje shprehje te vjeter:Fol kur te vije ne kuven!”Shqetesimi i mesiperm nuk e ka ad kohen,e ad kuvendin per te folur.
ESHTE E JONA CAMERIA
SNA E MERR DOT AS PERENDIA