Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Platforma Smile mundëson ndërtimin e “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” të shkollës Luigj Gurakuqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Platforma Smile mundëson ndërtimin e “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” të shkollës Luigj Gurakuqi
Ekonomi

Platforma Smile mundëson ndërtimin e “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” të shkollës Luigj Gurakuqi

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Prej më shumë se 1 viti, e para platformë crowdfunding në Shqipëri “Smile” vazhdon implementon me sukses projekte të bukura me impakt social e në mbështetje të komuniteteve në nevojë.

Këtë herë u finalizua ndërtimi i “Serës për fëmijët me aftësi ndryshe” tek shkolla speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë, falë platformës Smile si dhe organizatës jo fitimprurëse ‘Përtej Barrierave”. 127 fëmijë me aftësi ndryshe të moshës 6-18 vjeç do të kenë serën e tyre me sistem vaditës, ngrohje, ndriçim, ajrosje për kultivimin e bimëve me cikël të plotë të cilën mund ta punojnë si dhe të kultivojnë bimë të ndryshme si lule, zarzavate, erëza, perime dhe fidanë. Sera shërben si një hapësirë edukative ku fëmijët e shkollës do të fitojnë aftësi në hortikulturë dhe kopshtari, do të praktikojnë aftësitë e përditshme të kujdesit e ndërveprimit dhe mund të luftojnë izolimin duke bashkëvepruar në një mjedis të ri. Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi ndryshe dhe shihet si një burim për krijimin e miqësive, stimulimin e aftësive dhe relaksimin.

Sot duam të falenderojmë të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe në botë, por dhe bizneset shqiptare që kontribuan duke dhuruar online direkt në të parën platformë për mbledhje fondesh nga publiku Smile.al. Ata besuan tek ky projekt i bukur dhe sot secili mund të ndihet krenar dhe të informohet duke hyrë në platformë për të parë si është ndërtuar Sera për fëmijë.

- Publicitet -

Inaugurimi i serës u bë në prezencë të Ministres së Arsimit znj. Evis Kushi, përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë, drejtueses së Fondacionit Credins znj. Elvana Hana, përfaqësuesve të bankës Credins, Organizatës “Përtej Barrierave” si dhe të mësuesve dhe nxënësve të shkollës. Suksesi i projekteve të tilla të bukura motivon organizata dhe komunitete të ndërveprojnë por edhe sensibilizon shoqërinë tonë të japë kontribut në nisma vërtet të rëndësishme për mirëqenien e njerëzve në nevojë.

Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins. Fondacioni Credins vjen në partneritet strategjik me disa prej Institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania, Fondacioni Vodafone si dhe Grant Thornton.

Suksesi i këtij projekti dëshmon se bashkimi i komunitetit në nisma të tilla me rëndësi e bën vërtet diferencën. Platforma Smile ju fton të gjithëve për të dhuruar duke shtuar buzëqeshjet tek njerëzit në nevojë. Projekte të tjera të bukura dhe interesante mirëpriten në Smile përgjatë hapjes së thirrjes së tretë të momentit e cila mbyllet me datë 10 tetor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • mali says:
    September 28, 2022 at 5:41 pm

    Cili eshte kuptimi “Aftesi ndryshe”?une e kuptoj qe keta femije ka aftesi te tilla mbi femijete e zakonshem qe mund te quhen fenomene” Aftesi e kufizuar” eshte shprehje qe e perdor bota dhe ka programe integrimi ne shoqeri per kete kategori.

    Reply
  • xy says:
    September 28, 2022 at 5:54 pm

    i bën të tëra kta dhe vetëm kjo ngeli.
    dua të bëj një denoncim.
    ende nuk ka filluar të prishet shkolla 26 nëntori në zonën e Selitës. çfarë gënjen kot Veliaj. nxënësit e asaj shkolle shkojnë mbasdite te shkolla At Zef Pllumi. ende ska filluar prishja e shkollës, këta gënjeshtarë që shpërdoruan gjithë ato fonde thonë jemi drejt fundit të rindërtimit së çdo ndërtese të shkatërruar nga tërmeti

    Reply
  • mali says:
    September 28, 2022 at 5:57 pm

    “Smile” eshte gjeja me bukur pa diskriminuar personin.

    Reply
  • mali says:
    September 28, 2022 at 7:25 pm

    xy ja ku e ke “revolucionin proletar”.Behuni bashke gjithe prinderit e femijve te shkolles “26 Nentori” ne Selite dhe shkoni tek shtepia e personit qe keni votuar per t’u perfaqesuar ne bashki dhe mereni zvare deri ne bashki dhe detyreni te zgjidhet problemi. xy- shiko qe edhe afrikanet po tregohen te guximshem duke detyruar qeverite t’i sherbeje popullit.Ata e kane hequr zvarre kryeministrin nga zyra .

    Reply
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    September 28, 2022 at 7:33 pm

    ska nevoj për bashki e budalliqe. kur të jetë kapitalizmi shqiptar në dit të këqija atëher ne do bëjm revolucionin. lexo leninin si bëhet revolucioni, jo ashtu kot më kot. un që i them kot këto synoj të farkëtoj pararojën e proletariatit dhe jo të bëj revolucionin online

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?