Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Plumb në kokë!” Zv.kryeministri shqiptar i RMV zbulon si u kërcënua me jetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Plumb në kokë!” Zv.kryeministri shqiptar i RMV zbulon si u kërcënua me jetë
AktualitetRajoni

“Plumb në kokë!” Zv.kryeministri shqiptar i RMV zbulon si u kërcënua me jetë

Published: November 11, 2024
Shpërndaje

Arben Fetai zëvendës kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të hënë në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka folur më tepër rreth një kërcënimi të bërë disa ditë më parë kundër tij.

Zëvendëskryeministri tha se në adresën zyrtare të e-mailit të tij një person i paidentifikuar i kishte shkruar se do të kujdesej që Fetai “të merrte një plumb në kokë”.

Sipas Fetait ky kërcënim lidhet me një deklaratë të tij se do të adresojë çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.

- Publicitet -

“Të mërkurën e kaluar unë dhashë një deklaratë. U pyeta nga gazetarët për çështjen kushtetuese si dhe me çështjen e definimit të gjuhës shqipe e cila sot e kësaj dite rezulton të jetë gjuha që flitet më së paku 20% e popullatës dhe që është e ndryshme nga Maqedonishtja. Ne jemi zotuar se në rastin e parë do bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në kuadër të procesit tonë integrues. Unë thash se do adresojmë edhe çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit. Ka mjaftuar kjo deklaratë që po të njëjtën ditë në e-mailin tim zyrtar të vijë një e-mail kërcënues ku autori, kërcënuesi, në mënyrë ashiqare thotë se do kujdeset që unë të marr një plumb në kokë. Ai bën cilësime të tjera ku thotë se 20% nuk do hiqet asnjëherë nga Kushtetuta. Më pas vazhdon me ato thirrjet tribale që i kemi parë për dy dekada me radhë e ndoshta e më tepër të llojit, “Shqiptari i mirë, është shqiptar i vdekur”. Këto thirrje janë bërë vazhdimisht në Maqedoninë e veriut në publik”, tha ai.

Zëvendëskryeministri shtoi se rastin e ka paraqitur në organet kompetente, ndërsa theksoi se shpreson që autori të gjendet sa më shpejt e të marr dënimin e merituar, pasi fakti që një Kryeministër kërcënohet tregon se sa e lehtë është që njerëz të thjesht të preken po ashtu nga kërcënime të tilla raciste dhe anti-shqiptare.

“Këtë rast unë e paraqita menjëherë në organet e rendit. Më mori në telefon menjëherë ministri i brendshëm dhe ka filluar procedura në kuadër të drejtorisë për krim kibernetik në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet janë duke bërë punën e tyre që kërcënuesi të identifikohet. unë dua që të shikojmë këtu një dënim shembullor. Me ligjet tona këto kërcënime me jetë, gjuha e urrejtjes si kjo, dënohen me burg në periudhë nga 6 muaj deri në 5 vite”, tha Fetai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?