Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po flitet shumë për përplasje bërthamore”, Moska: Rusia dhe SHBA në fazën e një lufte të nxehtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Po flitet shumë për përplasje bërthamore”, Moska: Rusia dhe SHBA në fazën e një lufte të nxehtë
AktualitetBote

“Po flitet shumë për përplasje bërthamore”, Moska: Rusia dhe SHBA në fazën e një lufte të nxehtë

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Rusia është “tashmë në fazën e një lufte të nxehtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kështu pretendon zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, që akuzon Uashingtonin për përfshirje të drejtpërdrejtë në një luftë hibride ndaj Moskës në mënyra të ndryshme.

Për Radio Sputnik, numri dy i diplomacisë tha se për fat të keq, tashmë po flitet gjithnjë e më shumë për kërcënimin e një konflikti bërthamor.

“Sa në mënyrë të pamatur, provokuese dhe në shumë aspekte absolutisht arrogante, kundërshtarët tanë amerikanë po ngjitin shkallët e përshkallëzimit të konfliktit, sa të verbuar janë nga besimi i tyre absolutisht absurd dhe i pabazë në aftësinë për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë. Kjo është një lojë me zjarrin në kuptimin e vërtetë të fjalës”, u shpreh zv.ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov.

- Publicitet -

Zyrtari rus foli dhe për Traktatin New Start për menaxhimin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se “ajo marrëveshje nuk ka vdekur, por është në terapi intensive”.

Vladimir Putin njoftoi më shkurt tërheqjen nga ky pakt. Sakaq, nuk kanë munguar as akuzat e Moskës ndaj Kievit. Ministria e jashtme ruse pretendon se Ukraina po kërkon të eliminojë besimin ortodoks nga vendi.

Nga ana tjetër, komanda ukrainase dhe forcat e mbrojtjes njoftuan se po përgatisin një kundërofensivë për të shtyrë pas ushtrinë e Rusisë. Një ndër synimet e Kievit është që të rimarrë kontrollin e Krimesë së aneksuar nga Federata Ruse. Sipas këshilltarit të presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, gadishulli do t’i rikthehet Ukrainës shumë shpejt, brenda disa muajve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit
  • Përqafimi i vdekjes
  • Kur vrasësi puthte në buzë gruan e viktimës
  • VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  • “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi

Komentet e Fundit

  1. Topi on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  2. Jeta on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Koha on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  4. ISMAIL on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  5. ¿? on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?