Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po i bërtisja ‘më përdhunove fëmijën’ dhe ai qeshte”, 50-vjeçari rrëfen përleshjen që përfundoi në vrasje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Po i bërtisja ‘më përdhunove fëmijën’ dhe ai qeshte”, 50-vjeçari rrëfen përleshjen që përfundoi në vrasje
KronikeLajmi i fundit

“Po i bërtisja ‘më përdhunove fëmijën’ dhe ai qeshte”, 50-vjeçari rrëfen përleshjen që përfundoi në vrasje

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila u regjistrua pak ditë më parë në Greqi ku 50-vjeçari shqipar, Fatmir Tarellari vrau me armë kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij, Erjon Pelivani.

Tarellari ishte shprehur në gjykatë se ai i kishte kërkuar sqarim për përdhunimet ndërsa ka shtuar se Pelivani po tallej dhe po qeshte.

“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”, u  shpreh 50-vjeçari.

- Publicitet -

Më tej para Gjykatës, Tarellari u shpreh se rrëfimin nga vajza e kishte dëgjuar pasi i kishte kërkuar shpjegim se përse nuk kishte paguar qeranë e banesës ku jetonte pasi 50-vjeçari i kishte dërguar para. Ai më tej ka insistuar duke i kërkuar asaj se ku i kishte shpenzuar paratë.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim.

Pa i zbuluar 18-vjeçarja personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari mbështeti vajzën e tij dhe i qëndroi në krah ndërkohë që kërkoi një psikolog. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij ku më në fund vajza i zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore i shtua ndjenja e tradhtisë”, shtoi 50-vjeçari sipas mediave greke.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai mori me vete edhe pushkën dhe u takuan në vendin ku i kishte dhënë gruaja e 50-vjeçarit. Ai nuk e telefonoi vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon të fliste me vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Peliani jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka vrapuar duke ndryshuar vazhdimisht drejtime si dhe ka tentuar ta sulmojë 50-vjeçin për t’i marrë armën.

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj u përleshën dhe 33-vjeçari tentoi t’i hiqte karikatoren dhe më pas është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.

Tarellari pas ngjarjes u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur ku më pas u dorëzua.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Labi says:
    January 16, 2024 at 1:25 pm

    Po mir historia e çuditshme që ka ndodhur se budalleqe të tilla ka pafund kudo dhe kshu perfundojn shum familje kur jan të ndar e me femij të perzjer vetem se nuk dalin dhe nuk dihen apo ruhen

    Kujt ti besosh me nashti

    Po ti gazetar
    çdo të thot (poseidon dhe insiston) shqip se mund të ket fjal të tjera që nuk jan shqip po kto me hoqen vemendje

    Mos vall po na meson gjuhe të huaja ktu ku ne kemi gjall fjalet shqip

    Jam kurjoz ta Di se sa ju paguajn ju në pergjitgsi se të gjith ju gazetaret e beni kte gje ta bejm edhe ne të tjeret maso marrim ndonj rrog edhe ne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?