Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po me Fakajn ç’patën…?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Po me Fakajn ç’patën…?!
AktualitetSport

Po me Fakajn ç’patën…?!

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Është zhvilluar të shtunën në Shtëpinë e Futbollit turneu miqësor “Futbolli na bashkon”, ku morën pjesë Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe një përfaqësuese e Diasporës së Belgjikës. Në këtë ndeshje nuk ka qenë i pranishëm Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i Shqipërisë gjatë viteve 1995-2003. Në pamje të parë duket një detaj i parëndësishëm, sepse bëhet fjalë për një ndeshje simbolike, por nuk është kështu…

Ervin Fakaj ishte thirrur që në fillim në skuadrën e veteranëve të Shqipërisë, një risi e këtij viti nga FSHF-ja. Ata kryenin stërvitje një herë në javë në rezidencën e re të FSHF-së, tek ish-kompleksi “Dinamo”. Kriteri ishte që do të ftoheshin ish-lojtarë të datëlindjes 1974 e më pas dhe mes të ftuarve binin në sy Fakaj, Dede, Shkëmbi, Hyka, Pinari, Memelli, Vrapi etj.

Javët e para shkuan mirë dhe nisma e FSHFsë u vlerësua nga ish-lojtarët. Fakaj madje dha edhe një intervistë të shkurtër për uebsajtin e FSHF-së, ku e vlerësonte iniciativën e saj. Mirëpo rreth 10 ditë më parë mësohet se nga stafi i FSHF-së i kanë komunikuar Ervin Fakajt se nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares së veteranëve. I kapur disi në befasi ai ka kërkuar shpjegime, por përgjigjja ka qenë: “E kanë vendosur ata lart”. SKANDALI- Pasi u vu në dijeni të ngjarjes, gazeta kontaktoi Ervin Fakajn për të kuptuar se përse ishte marrë ky vendim, por ish-mbrojtësi kuqezi refuzoi të jepte një shpjegim për momentin.

- Publicitet -

“Nuk kam dëshirë të flas për këtë pjesë, ndoshta në një moment të dytë”, ishte përgjigjja e shkurtër e Fakajt, duke mos e mohuar ngjarjen, por duke mos dhënë asnjë detaj rreth saj. Ndërkaq, dyshimet janë se Fakaj është larguar nga kombëtarja e veteranëve sepse shpeshherë ka mbajtur qëndrime kritike ndaj stafit të kombëtares në vitet e fundit, por ka qenë kritik edhe kundrejt FSHF-së dhe politikave të saj.

Nëse përjashtimi i Fakajt është vetëm për këto arsye, atëherë jemi në kufijtë e çmendurisë. Imagjinoni çfarë ndodh me kombëtaret e moshave dhe kombëtaren A nëse FSHF vendos të përjashtojë një person nga kombëtarja e veteranëve vetëm sepse mendon ndryshe dhe ka dalë nga rreshti…!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?