Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Po përgatisnin atentat ndaj ‘Otit të Elbasanit’? Apeli lë në qeli Arben Spahiun dhe mikun e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Po përgatisnin atentat ndaj ‘Otit të Elbasanit’? Apeli lë në qeli Arben Spahiun dhe mikun e tij
AktualitetKronike

Po përgatisnin atentat ndaj ‘Otit të Elbasanit’? Apeli lë në qeli Arben Spahiun dhe mikun e tij

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Apelit konfirmoi masat e sigurisë së shkallës së parë, për të arrestuarit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në “arrest me burg”, pavarësisht ankimimit të avokatëve. Vendimi është marrë i formës së prerë dhe të dyshuarit do qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve, duke mbetur në fuqi masa e Gjykatës së Elbasanit. Për Spahiun u vendos masa e sigurisë “burg pa afat”, ndërsa për Arsen Preçin u vendos masa e sigurisë “burg me afat 2 muaj”.

Dy miqtë akuzohen se kanë marrë urdhër nga Erjon Alibej nga brenda burgut, për të vrarë ‘Otin e Elbasanit’ në një sulm hakmarrës, për shkak të lidhjeve që ai kishte me kundërshtarët e kësaj organizate, si Talo Çela. Atentati dështoi në minutat e fundit, për shkak se në një objekt të braktisur ish-ndërmarrje industriale pranë stadiumit të Elbasanit, u gjet një fuoristradë luksoze “X6”, me 3 kallashnikovë brenda dhe sende të tjera, sikurse një kartë identiteti me emër grek, por me fotografinë e të dyshuarit Arben Spahiu. Ky i fundit u mbrojt duke thënë se nuk kishte asnjë lidhje me mjetin dhe armatimet, ndërsa për kartën tha se persona të tjerë e kanë falsifikuar posaçërisht për ta futur atë në kurth.

Prokuroria gjithsesi i vijon hetimet në të dyja pistat, por për shkak të provave fizike të momentit, po mban në paraburgim dy miqtë. Kjo edhe për faktin se Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut, i vrarë në Belgjikë në një luftë mes grupeve për larje hesapesh e njëkohësisht kunati i Erjon Alibejt, që ndodhet në burg nën akuzën se ka urdhëruar dhe financuar disa atentate për eliminimin fizik të kundërshtarëve dhe për hakmarrje. Gjithashtu vëllai i Arbenit, u arrestua vitin e kaluar së bashku me një shok, teksa u kapën me një bazë armatimesh të rënda dhe bombash të montuara. Hetuesit janë të bindur se ky grup kriminal i fuqishëm ka armiqësi të forta dhe për shkak të tyre i është dashur të mbrohet apo të sulmojë.

- Publicitet -

Vetë 51-vjeçari Spahiu i tha grupit hetimor që dikush donte t’i bënte keq, pa përmendur persona të dyshuar. Megjithatë, Prokuroria e Elbasanit pret rezultatet e ekspertimit të armëve, mjeteve të gjetura brenda çantës marsup të hedhur në koshin e mbeturinave, e cila u gjet nga policia, mes tyre edhe çelësi i mjetit “X6” dhe vetë makinës, për të parë përputhshmërinë e shenjave të gishtave dhe materialeve të tjera biologjike, me ato të Spahiut dhe Preçit. Arrestimi i të dyve u bë pas lidhjes së dokumenteve të falsifikuara greke me fytyrën e Spahiut dhe çelësit të makinës, por edhe afërsisë së vendit ku mbahej makina me banesën e Erjon Alibejt. Nga lufta e përgjakshme me disa motive të lidhura mes tyre, si; hakmarrja, rivaliteti, lufta për territor dhe larja e hesapeve për pazaret e prishura të aktiviteteve të paligjshme, janë shënuar shumë viktima mes palëve, brenda dhe jashtë vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  • Historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë
  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. Klodi on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. ? on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  4. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. demo on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?