“Më sulmoi, ishte agresive”, infermierja Aurona Pelaj përpiqet të mbrohet, del deklarata e saj para policisë.
Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa Remize Kuqi incizoi pamjet.
Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë bashkë me një punëtore tjetër. Gazeta Sinjali ka siguruar detaje nga dëshmia e të dyshuarës kryesore, Aurora Pelajt, e cila është shprehur e penduar, duke u arsyetuar se viktimën e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshëm, për shkak se dje e ka lënë punën në këtë qendër.
Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegëve të cilat po merreshin me të moshuarën (viktimën e rastit), pasi sipas saj ajo ka qenë agresive.
Dhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka sulmuar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.
“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, ka deklaruar ajo, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se Pelaj ka deklaruar po ashtu se forca që e ka përdorur sipas saj ka qenë nën afekt, por në një formë i ka konsideruar si të drejtë veprimet e saj, me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.
“Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll.”
Në dëshminë e saj, Pelaj është shprehur e penduar thellësisht dhe keq emocionalisht për rastin që ka ndodhur. Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo e ka lënë punën gjatë ditës së djeshme. Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.
Burimet thonë se Pelaj ka punuar në këtë qendër për rreth katër muaj, pa kontratë dhe është paguar me para kesh.
Kujtojmë se një familjar i të moshuarës, tha para gazetarëve se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”. Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e kishte vizuar nënën “disa herë në javë”.
Pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.
“Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës.
Kjo bëri që e moshuara, e cila është nëna e dëshmorit Taulant Nura, të largohet prej kësaj qendre nga familjarët e saj. /Sinjali
a.m/dita

Pamjet janë shumë të qarta më shumë se fjalët e kësaj femre kriminele që rreh një zonjë të pafuqishme të sëmurë.Kjo femër meriton dënimin nga drejtësia njerëzore dhe hyjnore,përveç urrejtjes nga çdo njeri që shikon videon.
Burg te mbare, ta befshin dhe ty keshtu “koleget e reja”. Ndoshta gjen ate qe re duhet.
O njerez mos hidhni vickla kote, njeriu ndonje here humbet toruan,dhe behet agresiv,apsulutishte nuk mbroje veprimein e infermieres, ai veprim perbene krim,por duhet te gjykohet edhe gjendja e renduar e saje,Kam pervoje nga keto azile,dhe sinqerishte ka te moshuar qe te nxijne jeten.Po te ishte e vetedijshe kjo e moshuar do ta mbante e bija,dhe jo ta shpinte ne azil.Imagjinoni punen e ketyre heroinave qe kujdesen si ti kene prinder,por dicka ka ndodhur qe ka cenuar keto mardhenje.Pluse keto te shkretat te pa paguar,por edhe shpeshe dhunohen nga te semuret me cregullime nervore.Ka patur raste qe i kane lidhur tek krevati,si pasoje e sulmeve verbale,apo edhe tentativave per vete vrasje.Mos u nxitoni te paragjykoni,por lereni drejjtesine te thote ajo fjalen e fundit.Provoni punen ne azile e a do flisni keshtu.
Te gjithe nuk po gjykojne drejt.
Shuplakat qe infermierja i jep te moshuares jane shume te lehta gati-gati perkedhelese. Dhe, ne se jane te verteta shpjegimet e infermieres, duket se e moshuara eshte agresive dhe qellon dhe me shkelm infermiere .
E moshuara duhej zoteruar me ushtrim fare te lehte te infermieres sepse ajo e moshuara ka kryer dhe veprime te tjera jo normale.
Ti moj plere Ben mire te keekosh falje publike dhe te pranosh fajin.Vetem ne kete menyre drejtesia do kete meshire per ju ndoshta .
Yt qelbesira te ndyra, Tamam putana