Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Çdo marrëveshje, e cila bëhet pas kulisave, ka të fshehtat e saj. Nga ky rregull nuk përjashtohen edhe negociatat e tanishme mes shumicës qeverisëse dhe Rithemelimit. Zakonisht, detajet , në të cilat fshihet djalli i madh dhe i vogël, shfaqen më vonë, por, disa prej tyre janë të njohura që tani. Sido që të deklarohet dhe, sado të bëjë të kundërtën në deklarimet e tij shefi i qeverisë, ajo që mbetet është e vetmja e vërtetë dhe e vetmja gjë e saktë: Rilindja e shefit të qeverisë pranoi negociatat me njeriun e shpallur “ non grata”, riktheu në kohë vitin 2008, dhe , mbi të gjitha, Foltoren e një rrugice të ngushtë, e bëri publike dhe i dha të drejtën e fjalës.
Nuk është tashmë e rëndësishme nëse në tryezën e bisedimeve, të hapura apo të fshehta, ishin dy liderët politikë, që përballë njëri tjetrit dhe në krahë të njëri tjetrit sunduan politikën shqiptare, bënë rrumpallë gjithë ligjet dhe ecurinë e një vendi drejt demokratizimit dhe prosperitetit. Bisedimet zakonisht bëhen nga të dytët dhe firmosen nga të parët. Akti i tanishëm, aq sa të kujton marrëveshjet dëm sjellëse të vitit 2008, aq të kujton të gjitha marrëveshjet e fshehta që kanë ndodhur, përplasjet që nuk janë zgjidhur përmes ligjit dhe të drejtës, por në dhoma të mbyllura, larg syrit të tjerëve dhe që, gjithmonë, ose më shpesh nga sa ishte menduar , sjellin dobësimin e shtetit, nëpërkëmbjen e së drejtës për të zgjedhur lirisht dhe sipas bindjes, ku , më parë se kudo tjetër, e ardhmja e një vendi vendoset në errësirë, për të sjellë pastaj errësirën.
Çfarë ndodhi me marrëveshjen e tanishme?
Në pamjen e parë asgjë e jashtëzakonshme. Opozita mori një të drejtë që e kishte, ngritjen e komisioneve parlamentare, edhe pse ligji ka ngushtuar kornizat e tyre. Shumica hoqi dorë nga rehatia për të miratuar ligjet në pesë minuta, përmes zhurmës së karrigeve, flakadanëve dhe thirrjeve delirante. Opozita, ajo e Rithemelimit shkoi një hap më pranë vulës dhe fondeve. Shumica i ka fondet e saj. Financimet e tjera, ato të nëndheshme nuk do të dihen kurrë.
Por, pas kësaj që duket e natyrshme dhe e zakonshme, janë të tjera, që tani kanë shfaqur vetëm majën e ajsbergut, por që më pas do të kenë pamjen e tyre të plotë. Në projektet e së ardhmes, që janë ende mes rreshtave, janë ndarja e pronave, sidomos në bregdet, përgatitja për një amnisti të re politike, falja e gjynaheve të vjetra, për të harruar të rejat, ndarja me thikë e pushtetit, duke lënë në skenë vetëm dy rinoqerontët e vjetër të politikës, të cilët gëlltisin çdo vizion, ide dhe pamje të re. Politika dhe qeverisja mbetet ende, edhe pas kësaj marrëveshje, e drejta ekskluzive e vetëm dyshes Rama – Berisha, duke përjashtuar çdo frymë të re politike, çdo orvatje për të bërë diçka ndryshe, duke zënë çdo shteg dhe ndalur çdo frymë , që nuk pajtohen dhe nuk janë të njëjta me frymën e kalbur të politikës së sotme.
Në skenën e marrëveshjeve tani është pranuar se ky vend nuk do të ketë prosperitet të mëtejshëm veç atij që na dhurojnë “ të mëdhenjtë”; ndarja mes oligarkisë dhe njerëzve të zakonshëm do të thellohet; krimi do të ketë përsëri mbështetjen e tij në dy krahët; marrëveshjet e fshehura do të jenë prioritete, kalimi i pushtetit do të jetë i ngadaltë. Njëra palë, opozita, e di se pushteti për të është i largët, por roli i saj mbetet në nxjerrjen prej humnerës të një familje, që ka kapur për fyti vetë mendimin opozitar, dhe, kur e kuptoi se vetë ajo nuk ishte e aftë të hiqte litarin që përmendej në shtëpinë “ e të varurit”, kapi dorën e zgjatur nga shefi i qeverisë. Duke hequr dorë nga revolucioni, që nuk nisi kurrë; nga ideja e zhvillimit, që nuk ka qenë kurrë; nga mendimi i lirë brenda saj, që nuk u zhvillua asnjëherë, dhe, mbi të gjitha, duke pranuar , tashmë publikisht , se nënshtrimi është më i mirë se sa dinjiteti.
Shumicës qeverisëse i interesoi marrëveshja, që duket e zakonshme, dhe vetëm “ idiotët” nuk e kuptojnë se është e tillë. Këto “ idiotë”, sipas shefit të qeverisë, nuk kuptuan as lëçitjen që iu bë ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ndaj mbahen fort aty; nuk kuptojnë se si marrëveshja i parapriu miratimit të ligjit për shkatërrimin e zonave të mbrojtura; nuk janë të aftë të marrin me mend se si po kthehet përsëri në skenën politike njeriu që ka mbi vete ndëshkimin e dy fuqive të mëdha anglo saksone; këto “ idiotë të dobishëm”, sipas shefit të qeverisë, ende nuk e kanë kuptuar se pas perdeve bëhen prapësitë më të mëdha.
Revolucioni i opozitës, mosbindja qytetare përfundoi në çastin kur Gaz Bardhi, ndoshta tipizimi më i saktë i Ulriah Hipit në politikën shqiptare, me miratimin e njeriut në dritare, nënshkroi aktin e mbarimit të rebelimit, që ishte si stuhia në një gotë uji, dhe shkriu dy grupe të të njëjtit lloj , në një grup të vetëm. Deputetët, që humbën emrin e tyre, duke u quajtur në shumës, “ deputetët e Gaz Bardhit, morën garancinë se do të jenë në listat e ardhshme, të vitit tjetër, për deputetë, dhe, në vende të sigurta. “Skifterët” e Foltores heshtën tani, për të ngritur krye më pas, kur të shohin se, më të dobishëm për shefin e tyre kishin qenë ata që e anatemuan, që e pritën me hunj në portat e “ kështjellës së tyre”, që i numëruan fajet e mëdha dhe grabitjet e pashembullta që kishin bërë në të gjithë familjen e tyre.
Të dy forcat e mëdha politike u bashkuan për të shkatërruar sistemin e ri të drejtësisë dhe, jo shumë larg në kohë, dhanë sinjalet e para, përmes bandave politike , të cilat, pa asnjë droje tani, kërcënuan prokurorë dhe gjykatës, për të shkuar drejt shkatërrimit të tyre. Drejtësia e re, fillimisht e brishtë, ende nën hijet e së shkuarës dhe paragjykimin e saj, ndodhet tani në njërin nga çastet më vendimtare të saj: të mbijetojë apo të jetë një gjymtyrë e heshtur e politikës. Jo më kot shefi i qeverisë shpall se ajo është fryti i qeverisjes, partisë, për të pasur të drejtën të kalb këtë fryt dhe të rikthehet hija e rëndë e partisë – shtet. Frika që ka tani politika, megjithëse një frikë embrionale, nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, nga Institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë, sidomos krimin e organizuar dhe korrupsionin, do e shtyjë gjithnjë e më shumë në përplasje me politikën, në të dy krahët. Që do të përpiqen ta asfiksojnë atë. Deri në fund. Kjo , në fakt, është pjesa e fshehur e ajsbergut të marrëveshjeve të tanishme.
Të tjerat janë lojëra fjalësh , pas së cilës fshihet djalli i së keqes.
Po Shqipëria?
Askush nuk pyeti dhe askush nuk do të pyesë.
Ajo, edhe më tej, do të mbetet në fatin e vendosur pas perdeve, duke pritur, në një shumicë të madhe të saj, e çka tjetër, “ ditën e lumtur” të pensionit të mekur.
Vetëm kaq.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Negociatat hyjne ne ate qe quhet politike dhe gjithe mendimet e tjera jane spekullim pasi flitet pa fakte z.Duka dhe nqs keni keto prova do t’ju isha shume mirenjohes t’i benit publike dhe keshtu i beni nje sherbim te çmuar atdheut.
Ndjese z.Islami mendoj se keni shprehur perceptimin tuaj pra jo faktet.
Opozita kerkonte nje te drejte te saj themelore qe ja njeh ligji – ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Rilindja e shefi i saj ja mohonin kete te drejte madje duke ndryshuar dhe ligjin vetem qe te mos ja jepnin kete mundesi.
Ato Komisione Hetimore Parlamentare nuk kane patur ndonje sukses der sot, por jane e drejte qe ligji ja njeh opozitave.
Fakti qe kjo Rilindje me ate shefin e saj ne krye te qeverise, i trembeshin e penguan kaq kohe ngritjen e atyre Komisioneve Hetimore tregon vetem se sa eshte qelbur ne zullume kjo qeverisje e ky shef i saj bashke me Rilindjen e tij.
C’fare fakte do per Saliun?C’fare fakte do per Edi Ramen?
Te qifte derri mamane, o korcar.!
VO:
-Besoi se 99 % Shqipëtarve drejtuesit politikë në 34 vite i quajnë PARA/POLITIKË, siç i ndjeri Moikom ZERO i konsideronte.Por,duhet të bëhet DIFERENCIMI:
•Kush ka vjedhur e vrarë më shumë në 33 vite & kush duhet të largohej më parë nga politika.
• Dhe më parë duhen larguar nga politika Sb,Im,Lb,Fm i Gërdecit,etj dhe më në fund E.Rama që ka VOTAT,NUK KA DISJE VJEDHJE E VRSSJE & KA MBËSHTETHEN ND/KOMBËTARE..!
-Nëse i futim të gjithë drejtuesit politikë në një KAZAN,bëjmë gabim të rëndë,Sepse:
1.Situata aktuale nd/Kombëtare në prag të L3B nuk është e pranueshme për ndryshim politikë në Shqipëri.Pasi edhe se LM në Shqipëri kërkon edhe OK AMERIKAN..!
2.Ndryshimet e ligjit në 2008 u bën me imponim të S.Berishës që ishte në pushtet,pasi kishte votat.Por edhe E.Ramës kjo shpikje e Sb i interesonte dhe, përsëri i intereson për të mos ardhur kurrë Sb në pushtet.Kjo edhe me OK AMERIKAN që mesaduket do e nxjerrin nga politika..!
3.Po kështu,edhe në 2009 Rama u detyrua nga Ambasadori Amerikan Uiders që të mos protestonte për rrëzimin e qeverisë Berisha për HIROSHIMËN E GËRDECIT,pasi në Gërdec ishte implikuar vet Ambasadori,Departamentit Mbrojtjes Amerikane dhe,si kompesim u nxor INTEGRIMI NË NATO,Ku Sb fitoi edhe mandatin e dytë 2009-2013.
4.Nuk duhet harruar se REFORMA NË DREJTËSI u inicua nga PS dhe u mbështet nga SHBA+BE,Pa të cilën Shqipëria nuk do të kishte DREJTËSI TË RE,megjithatë = 30 %,Pasi drejtësia në BAZË është akoma berishiste totalisht e degjeneruar.
5.Fakti që SPAK+GJKKO po arreston VETËM MAJTAS,do të thot se edhe këta magjistrat janë nën TUNDIMIN BARBAR të Sb,i cili nga ballkoni 8 po i quan BANDA KRIMINALE dhe asnjë Prekuror e Gjyqtar nuk piptin i gjallë..!
-Në këto kushte E.Rama nuk është i kënaqur me arrestimin e të tijve,kur në të djathtë edhe Saliani(babale) i dënuar me burg 2 vite më parë po Kakaresë në TV-t e Sb 99 %.
6.DASH shpalli NON GRATA S.Berishën me motivacione shumë të rënda që dihen tashmë.Por,Shkodrani i SPAK-A.Kraja i kërkoi FAKTET DASH,Kur 101 fakte janë në syt e 99 % të popullit,si Gërdeci,21 Janari,ÇEZ-DIA,KL.PARTIZANI,LOBIMET RUSE,etj.Kjo është TMERR PËR PS, E.Ramën dhe 90 % të popullit..!
7. Por fatkeqsia më e madhe e GJKKO ndodhi kur dhëndrri Sb J.Malltezi me 30 prona të mëdha të krijuara nga vjedhja e Kl.Partizani me firmën e vjerrit KM,etj pasuri të Saliut,Argitës në 33 vite,si të firmave piramidale etj,
u nxor nga burgu nga një gjyqtare me konflikt interesi..për të fjetur me Gocën e Sb.Dhe vet Saliu në vënd që të ishte burg,po lihet të këndoi si gjeli në katin e 8 pa pikën e turpit të Saliut,b..lëpirsëve të tij dhe të drejtësisë së TREDHUR prej tij 92,pasi vet Sb duke patur votat bëri AMNISTINË E 97,98..dhe mos dënimin mbi moshën 70 vjeç..!
8.Afrimi në Kuvënd i GAZ BARDHIT të foltores nga Moxhoranca nuk duhet të kuptohet si FALJE E NON GRATËS,Por të stabilizimit të seancave Kuvëndore & votimit të ligjeve ne 3/5,pasi LULI 7×7=42 nuk votoi ligjin e AMNISTISË,por kërkoi kompesim për të nxjerr nga burgu Kriminelët që plagosën policinë e Shtetit dhe dogjën ekonominë e vëndit.Dhe siç thot populli..Kur dorën e kundërshtarit nuk e kafshon dotë…athere PUTHE,që do të thot: Për të votuar ligjet për në BE,duhet të bashkëpunohet edhe me DJALLIN G.BARDHI,ndonse është Urdhëruesi i vrasjes së Dr.Xhuvanit në Elbasan 21 prill 2021,por jo me NON GRATËN,nëse këtë e ka konfirmuar SEK.SHTETIT AMERIKAN BLINKEN..!
9.Që të stabilizohet politika në Shqipëri duhet më parë të eleminohet politikisht Berisha & Berishizmi si bandë Komunistesh & Spiunësh që nga 1991.
10.E.Rama duhet të ikë i fundit pas 2029.Dhe kjo jo se them UNË,Por Shqipëtarët & Nd/Kombëtarët që na monitorojnë…dhe jo se duan militantët e Salizmit,Metizmit,Lulizmit,Fatizmit..!
-FLM DITA..!
Sigurisht duke qenë në Gjermani, patjetër që do të përflitni në këtë mënyrë.
As në Kosovë ku ishit SHEFI I INTELIGJENCËS së UÇK-së, nuk bëtë vënd.
As në Shqipëri, nuk ju pëefilli kërkush.
Pse vallë ?
A mos duhet të rishikoni edhe Ju zoti Islami, pozicionet tuaja, në mos frika nga ndonjë historie të vjetër ?
Sino Siku.Nuk e ke mire qe flet me kete gjuhe.Te gjithe kane nje te kaluar dhe me shume a pak aktivitet.Sejcili jep mendim per nje problem sot dhe kushdo eshte I lire.Ti permbaju problemit dhe jo personit.
Ne se flet me kete gjuhe,fole per Ramen dhe Berishen.
Me sa lexoj komentet e kolonel Temes duket qe “mer” vesh nga plitika dheeshte njeavokat i mire i Rames . Kolonel Teme nuk eshte qe e shfajeson 100% Ramen por gjen justifikimin se Berisha ka vjedhur e vrare me shume se Ra ma dhe se tani nuk eshte koha per te hequr Ramen sepse jemi ne prag te L3 B !
Vlonjaaaat, a i vrare. Paske patur durim te lexosh diarrene e kapter (jo kolonel) Ethemit? Nuk ka kriminel qe denohet tamam e kriminel qe nuk denohet se jemi ne prak te luftes.
Si vlonjat qe je, prisja nje reagim tendin per dhurimin e Sazanit dhenderrit te Trumpit. Mire Sazani qe eshte prone e qeverise, po Zverneci qe ka plot pronare (te rinj, sic i pelqejne Ramiut e te vjeter, qe nuk i do kush, ashti sic nuk i donte Enveri) si mund ti dhurohet dikujt?
Rama po e trash zullumin. Do vine edhe koha e tij.
Ne keto vite tranzicioni ne shumicen e rasteve konstatojme se:
Ne debatet ne parlament dhe platformat e ndyshme te televizionit e
aktivitete te tjera, konfrontimet e bazuara ne ide qe pasqyrojne konceptime
te ndryshme si te “Behet Shqiperia nje Vend Persembari”, jane te rralla.
Harrohet qellimi kryesor dhe kalohet ne vogelsira e deshira per te theksuar
supremacine e individeve nepermjet cic miceve, kush je ti, e kush jam une.
Ky proces e ka kaluar masen. Po keshtu kete antagonizma te pa fund, jane
shndruar ne “Shume Zhurmuse te Fuqishem” per te fshehur interesat personale,
duke akuzuar shume here pa fakte konkurente e tyre.
Ambasadat jane skandalizuara kur keto individe qe duan te demtojne njeri tjetrin,
nuk flasin per Interesat e Shqiperise kur shkojne tek to, por demaskojne njeri tjetrin.
duke demtuar rende vizionin per botekuptimin e atyre qe na perfaqesojne ne te tjerve.
Ndersa ambasadat ja rrisin prestigjin Shqiperise nepermjet te deklarimeve te tyre, disa
shqiptare bejne te kunderten, ja ulin prestigjin vendi tone.
Me te drejte Bedri Islami, i drejtohet ketyre individeve me pytjen: Po Shqiperia
Po Shqiperia?
Po Shqiperia?
Po Shqiperia?
Por kur politikanet nuk i pergjigjes se kesaj pytje
rezulton se ne mendjen e tyre behet nje pytje tjeter:
Cdo kap une?
Cdo kap une?
Cdo kap une?