Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Poetët që këndojnë atdhetarisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Poetët që këndojnë atdhetarisht
Kulture

Poetët që këndojnë atdhetarisht

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Nga Ndoc Logu

 

Qëkurse kam filluar të lexoj poezi, më është krijuar ndjesia se, poetët, janë kategoria e shoqërisë njerëzore më e emancipuar, më inteligjente, më njerëzore, më e brishtë, por edhe më vullkanike, më e sofistikuar, por edhe më ndriçuese në errësirat e krijuara nga shekujt analfabet, nga padituria, sundues e qeveri, gjatë rrugëtimit të shoqërisë njerëzore përgjatë shekujve. Tek ata, tek poetët, më mirë se tek çdo krijues njerëzorë shfaqen, nëpërmjet fjalës magjike të vargut, tiparet e veta, të kohës e shoqërisë ku jetojnë dhe militojnë, prirjet e popujve, karaktere prinjësish, të shtresave të ndryshme, tragjeditë e dramat, vlerat dhe të kundërtat e tyre. Poetët parandjejnë, paraprijnë, parashikojnë, paralajmërojnë me ide dhe mesazhe aktuale dhe afatgjata; më mirë se kushdo tjetër; politikan, qeveritar, sundues, fetar a predikues dogmash pa vlerë, a kushdo tjetër.

- Publicitet -

Vlerësimet për poetët kanë qënë gjithmonë të shumta, të bukura dhe të merituara. Asnjë vlerësim për poetët, sado me superlativa qoftë, nuk është i tepërt, nuk shkon dëm, është i merituar. Kuptohet, për poetët që në shpirt e gjak kanë popullin, tërë popujt, lirinë, sovranitetin, paqen, barazinë, përparimin, vlerat njerëzore. Në jetën time kam lexuar shumë poetë, por edhe jo pak vlerësime për ta, për krijimtarinë e tyre. Por një nga më të bukurat, madje edhe e përdori në libra dhe shkrimet e mija, që e lexoj herëparhere, dhe e kujtoj me shumë se të tjerët, është një përkufizim që e ka bërë një poet bashkëkohës i yni, poeti Hysni Milloshi, i cili shkruante:

Poetët janë si termetet.

Kur toka ndjenë “dhimbjet” e veta,

shpërthejnë tërmetet,

Kur Atdheu ka dhimbje, populli

plagë, vuajtje e mjerim,

shpërthejnë poetët…

Nuk ka më bukur, nuk ka më saktë, nuk ka më qartë. Realisht kështu ka ndodhur, pothuajse me tërë poetët atdhetar shqiptar. Kështu ka ndodhur me tërë plejadën e poetëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kështu ka ndodhur me Pashko Vasën kur shkroi poemën kushtrim për “Të mjerën Shqipëri” të kohës së vet. Kështu edhe me Hil Mosin kur lëshoi britmën nga shpirti i gjakut “ Oj Shqypni mos thuaj marava”. Kështu edhe me Migjenin kur lwshoi shigjetat e zjarrta tek “Këngët e mjerimit” kundër prapambetjes shekullore, pabarazisë shoqërore, kundër shurdhërisë, pabesisë dhe tradhëtarëve të rendit çnjerëzor të kohës maskarenjve. Më qartë, kundër maksarenjve të kohës që e shihnin Atdheun si çiflik dhe popullin si skllav në shërbim të tyre.

 

***

Pa më të voglin dyshim, kështu ndodhi edhe me plejadën tjetër të poetëve partizanë, 25 prej letrarëve të rinj e dhanë jetën gjatë LANÇ-it, ku 10 nga të cilët u shpallën: “Heronjt të Popullit”. Disa nga këta poetw partizanë e dëshmorë, nuk kishin shkruar më parë asnjë poezi. Por koha, dhimbja për popullin dhe dashuria për atdheun, lufta dhe ëndërra për lirinë, i bëri poet dhe partizanë lirie. Ata e dhanë jetën me armë në dorë duke iu nxjerrë (arma) flakë baruti kundër pushtuesve, me fjalën e shkruar dhe zërin kushtrim në mbrojtje të Atdheut, e në kërkim të lirisë. Kështu ka ndodhur edhe me brezat e pasluftës, veçanërisht pas viteve 90-të të shekullit të kaluar; si Hysni Milloshi, Arben Duka, Lirim Deda, Izet Çulli e të tjerë. Në këtë, plejadën e fundit gjendet, ose rreshtohet meritueshëm, me dinjitetin e një atdhetari të përkushtuar, poeti interesant dhe personazhi i shënimeve të mia modeste, Vasil Dhimitër Kushi.

Duke qenë një admirues i poezisë që në moshë të njomë, ka qenë një befasi e këndshme njohja rastësore me poetin Vasil Kushi. Si poet, ai, është pak i njohur. Por si familje, mbiemri Kushi, ka mbetur legjendë në historinë e kombit tonë. Atë, akti e vuri meritueshëm në piedestalin e krenarisë sonë kombëtare. Poeti Vasil Kushi, është nipi i legjendarit, komandantit të njësiteve guerrile të Tiranës, anëtar i KQ të PKSH, “Hero i Popullit” Vojo Kushi. Vojo Kushi, është i të njëjtave përmasa me heronjtë e popullit të çdo kohe. Madje, edhe të çdo kohe e të çdo vendi. Kur kujtoj aktin heroik të Vojo Kushit nuk besoj se gaboj, duke e krahasuar me heroin Millosh Kopiliqi nga Drenica e Kosovës që vrau Sulltanin Turk më 1389, në betejën e Kosovës. Me Oso Kukën që hodhi veten në erë, bashkë me pushtuesit. Me Norën e Kelmendit, që vrau Vuçe Pashën në çadrën e tij. Me Mic Sokolin, që i vuri gjoksin topit, e të tjerë. Kur kujtoj kontributin dhe heroizmin e Vojo Kushit, nuk besoj se e teproj, po ta krahasoj, ose ishte i njëjti me heroizmin e “Pilotëve të vdekjes”, siç u quajtën atëhere, që me avionin e mbushur me bomba, hidheshin mbi anijet e armikut. Akti heroik i Vojo Kushit, ish komandant i njësiteve guerrile të Tiranës, shëmbëllen dhe me ushtarin e shtatëmmbëdhjetë të kompanisë së vdekjes, në Batalionin Metrozof të Ushtrisë së Kuqe të BRSS, në Luftën e Dytë Botërore,  Kantaren, i cili, pasi ishin vrarë 16 të parët, Kantara, i plagosur në njerin krah, ecte zvarrë mbi trupat e gjakun e 16 shokëve të vrarë, me njerën dorë flamurin me dhëmbë shtrëngonte rripin e pushkës, derisa ngriti flamurin e fitores në Rrajshtang- shkruhej në botimet ruse. I kujtoj këto fakte për të rikujtuar të vërtetën se: heronjtë e mësipërm, populli shqiptar, nuk i harron kurrë. Ata, ecin bashkë me ne, dhe brezat që do të vijnë si vlerë dhe referencë nëpër histori. E kujtoj edhe për faktin se, gjaku i Vojo Kushit dhe të tjerëve heronj si ky, nuk shkoi kot. Nga gjaku i tyre, i mbrujtur me dheun e tokës sonë, në çdo pranverë, kanë mbirë dhe mbijnë bozhuret e kuqe si për të na thënë: “… Ja ku jemi… Amanet Atdheun… Mbrojeni lirinë…. mbrojeni sovranitetin dhe paqen…”

***

Kur mëson se Vasil Kushi, tërë jetën ia ka kushtuar shkollës, kulturës, diturisë dhe përgatitjes ushtarake, për të mbrojtur paqen që kurdo mund ta kishim të kërcënuar, deri në nivelet më të larta të arsimit ushtarak, poezitë atdhetare, sikur do të na thotë, ose do të na lënë të kuptojmë se: “Unë jam vazhdim i atyre që dhanë jetën për lirinë… Jam gjaku i Vojos, i tërë plejadës atyre që sakrifikuan për lirinë dhe sovranitetin e Atdheut”.

Poezitë e Vasil Kushi, edhe pse i lindur në zjarrin e LANÇ-it, në qershorin e viit 1943, të krijon ndjesinë, se rënia e dëshmorëve me idealin e lirisë në shpirt, si duket, i kanë shërbyer poetit ushtarak, edhe si amanete nga të rënët, që ideali i tyre të plotësohet. Kur u vra Vojo Kushi 81 vite më parë, poeti Vasil Kushi, lindi 8 muaj e 15 ditë më vonë. Që këtej, si duket, poetit të ardhshëm, i shërbeu si përgjegjësi dhe amanet. Të gjitha këto, të marra së bashku, e kanë çuar Vasilin, herëpasëhere t’u kthehet atyre iedaleve, ose realizimit të tyre. Por edhe nëse nuk plotësohen (në të vërtetë u plotësuan për 45 vjet), brezat e ardhshsëm të mos harrojnë mësimet e historisë. Sepse,shkrimtari dhe gazetari Çek Julius Fuçik kishte të drejtë kur shkruante, tek libri “Reportazh me litar në grykë: Njerëz, unë ju dua! Jini vigjilentë!”. Kjo mbetet aktuale edhe sot,veçanërisht për ne Shqipëtarët. Juljus  Fuçik kishte të drejtë kur, S’ka dyshim se; motivet e mësipërme janë bërë shtysa dhe frymëzimi për poetin Vasil Kushi, i cili ka dekada që shkruan e shkruan, duke mbushur dosje e valixhe me poezi, dhe për shumë vite, nuk i publikon, ose fare pak. Kur mëson se, Vasil Kushi ka studiuar në shkollat e mesme e të larta ushtarake shqiptare, të cilat ishin krenaria e tërë arsimit shqiptar; si për nga niveli, atdhetaria, zhvillimi dhe afirmimi i talenteve në shumë fusha, atëhere krenaria të shtohet më shumë edhe për mua, jo vetëm si familjar i lidhur me këtë shkollë, por edhe si shtetas i këtij vendi. Nëse ka diçka (dhe ka shumë gjithçka) që ne shqiptarët duhet të krenohemi, janë ndër të para: LANÇ dhe tërë ciklet e arsimimit ushtarak, nga më të mirat dhe më atdhetaret e çdo vendi. Nuk është rastësi, është meritë, që edhe Vasil Kushi zgjodhi këtë rrugë për t’i shërbyer paqes që gjithmonë e kishim të kërcënuar, e nëse duhej, edhe liria si Vojo Kushi. Vasili, shërbeu si ushtarak në disa zona të vendit me devocion shembullor si të plejadës që dhanë jetën në betejat e luftës, nga të cilat u mbuluan me lavdi. Për arsyet e mësipërme, poezitë e Vasil Kushit, kur i studion me vëmendje, të venë në mendime që shtrihen tej kohës që jetojmë.

Duke u njohur shumë vonë me krijimtarinë e poetit Vasil Kushi, nga cila kam lexuar vetëm dy libra me poezi titulluar “Plagët e gurit” dhe poemën “Rrëfimet e shpirtit”, lehtësisht kuptohet se kemi të bëjmë me një poet të talentuar, por edhe shumë pak të njohur. Në botimet e mësipërme të Vasilit, janë derdhur si katarakët me ujvara shpirti për njerëzit, Beratin, kalanë shekullore, rrugët e lumenjtë, prindërit, familjen, miq e shokë, luftën e historinë, ku brenda vargjeve pleksen lufta dhe historia, fitoret dhe lavditë, lotët dhe plagët e gurit që “kurrë s’u mposhtën veç fituan…”

Kush ia pa plagët gurit?

I kish thellë brenda trupit,

Plagë të vjetra, plagë të reja,

Si të kthehej nga betejat…

E më poshtë vijon:

…………………..

Veç një herë jo s’u ankua,

Trimërisht ata luftuan,

Kurrë s’u mposhtën, veç fituan,

Dhe pse shumë i torturuan.

 

Ah të kenë gojë dhe të tregojnë,

Si luftuan dhe si rrojnë?!

Jeta e tyre zgjedhë dhe munde,

Po asnjëherë s’i ka përkulë….

Poezia e mësipërme ka rreth 100 vargje dhe është mrekullisht e bukur. Por, ajo që ka më shumë rëndësi, se numëri i vargjeve, apo ndërtimi strukturor, mrekulli më vete është simboli që përdor; Guri, për të indentifikuar njeriun e paepur, popullin shqiptar, të pangopur me liri, të cilën e kërkonte dhe  vlerësonte me shumë se vetë jetën, për të cilën, pa u menduar dy herë, e jepte jetën për lirinë. Dhe, kjo, nuk është rastësore. Duhet të jetë menduar thellë poeti për të idientifikuar popullin me gurin; si për nga lashtësia dhe forca që i ka rezistuar forcave shkatërruese të natyrës, dhe forcave barbare të kryqëzatave për gjatë shekujve, nga lakmusit e kësaj pjese toke që na përket neve, shqiptarëve. Fare pak, poet e shkrimtarë shqiptar, e kanë përdorur forcën dhe lashtësin e gurit si simbol rezistence, lufte dhe lirie  të popullit.

Pas formimit të planetit Tokë, pas katër elementëve të jetës: toka, uji ajri dhe zjarri, guri u bë si një gjymtyrë kryesore e jetës së njerëzimit për punë, mbrojtje e luftë. Por edhe për art si dëshmi e historisë. Gurin, shkëmbin, sipas legjendës, e përdorën edhe kreshnikët për murosjen e përjetshme, kur panë se epoka e tyre ka mbaruar. Gurin, si  “armë“ e përdori me sukses Skënderbeu në betejat e veta kundër pushtuesve, në atë që është quajtur si “Artileria shkëmbore”. Dikush tjetër, në krijimtarinë e vet, gurin, e vuri në titull, vepra a vargjet e veta. Por mrekullin e vargut dhe misionin e forcës së gurit, me atë të popullit gjatë shekujve të mbijetesës, unë nuk e kam gjetur më bukur se në këtë rast. Kur lexon “Plagët e gurit” të Vasil Kushit, të krijohet ndjesia se: që nga koha e kreshnikëve na vijnë zërat, ku:

Edhe sot ndjehen krisma,

Brenda gurit ca ushtima…

Por, na thotë poeti:

Kanë plagë dhe nga jashtë,

Që dhe sot kullojnë gjak,

Po ato që kanë përbrenda,

Janë më të mëdha, më të rënda…

Edhe poet e shkrimtarw të tjerë shqiptarw, i kanë përdorur simbolet e natyrës, në veprat e tyre. Simbolet e natyrës shqiptare i përdori me sukses dhe ndikim të madh Naim Frashëri, i përdori Pashko Vasa, Mjeda, Shiroka, Noli e të tjerë.

Në fund të kësaj perle poetike, poeti Vasil Kushi, nuk harron se “Plagët e gurit”, të Kalasë së Beratit t’i “mjekojnë“ me qumështin e jetës si “motrës”, Kalasë së Rozafatit, duke e dëshmuar veten se ju përket të dy klaneve, të Rozafatit Shkodër nga ka edhe origjinën, dhe asaj të Beratit si vendlindje, pjesa e Atdheut sa lashtësia dhe forca e gurit.

Libri me poezi i poetit Vasil Kushi “Plagët e gurit”, është shkruar brenda 156 ditëve, të shtrira në një hark kohor nga 2 janari deri në 29 dhjetor 2019, kur poeti ishte në vitin e 77 të jetës. Në këto 156 ditë e net, poeti ka nxjerrë nga shpirti vullkanik atdhetar 156 poezi nga 80, 100 e deri në 120 vargje, secila e më emocionuese, ku asnjera nuk i ngjan njëra-tjetrës, por që të gjitha i lidh atdhetaria, humanizmi, dashuria për jetën dhe lirinë, për historinë e kulturën, popullin e Atdheun, familjen, miq e shokë për të cilët shprehet me fjalë të arta nga zemra e pastër si loti i syrit. Krijimtaria e këtij poeti, e gjatë në vite e dekada, e shumtë  dhe cilësore e lidhur me fatet e vendit si malet me tokën, por e panjohur dhe e lënë në heshtje, nga vetë autori, është shumë interesante. Për mua si admirues i poezisë realiste,krijimtaria e këtij poeti, ka qënë një befasi. Por një befasi që të mrekullon, por edhe të trishton. Në heshtjen e kësaj pasurie poetike të Vasil Kushit, unë veçoj dy shkaktarw: vetë autorin dhe kohën pas viteve 90-të të shekullit të kaluar, ku çdo vlerë, u quajt e padobishme, prapanike. Madje, shpeshherë, e nga jo pak të marrosur, e kanë quajtur edhe antikombëtare, nga ardhacakët fodullw e antishqipëtarw. Kjo e fundit, si duket, poetin, e frenojnë nga  dëshira për t’i publikuar krijimet e veta, me arsyetimin, sipas meje se: “Në botime, media e rrjetet e tjera sociale dhe të informacionit, po vërshon llumi i zi e banalitet, dhe s’ka pse të bëhem edhe unë pjesë e kësaj dekadence…”. Ose ndryshe: “fjalët e mia të dlira nuk dua të ndyhen me vulgaritetin e rrugës, të disa pseudokrijuesve  perverse…” Kuptohet sipas mendimit tim të pa autorizuar. Nëse është kjo e fundit, poeti e ka gabim. Sado i përhapur të jetë llumi i zi dhe balta, midis tyre, floriri shkëlqen. Erozioni i kohës e pastron pisllëkun që përpiqet të na afirmohet si vlerë. Si vlerë mbeten xhavahiret, që i shërbejnë brezave si referencë, kulturë e dituri; ashtu si e plejadës së rilindasve, dhe të tjerëve gjatë e pas LANÇ-it si Hysni Milloshi, Arben Duka, Dritëro Agolli, Lirim Deda e të tjerë.

Edhe Vojo Kushi, parardhësi i poetit Vasil Kushi, kishte edhe ai dy armiq. Pushtuesin e atdheut dhe shfrytëzuesit e popullit. Duke i lexuar me vëmendje poezitë e Vasilit, e duke e njohur nga afër, shumë qartë kuptohet se; edhe poeti ka disa “armiq”, si botëkuptim. Ose më qartë ka kundrështime me të pa dinjiteshmit, se si ata dhe poeti e shikojnë historinë, të kaluarën, atë që po jetojmë sot dhe të ardhmen e venit, të popullit. Kjo kuptohet qartë kur lexon me vëmendje poezitë, baladat, lirikat dhe poezitë e tjera të personalizuara, në dy veprat e tij që kam në dorë “Plagët e gurit” dhe “Rrëfimet e shpirtit”. Për tërë këto arsye, për vlerat atdhetare dhe artistike, por edhe për kënqësinë e të afërmëve, miqve dhe shokëve, por edhe për sodifaksionin e vet si krijues mendoj se ka qënë një gjetje jo e mençur “burgosja” e krijesës së vet deri tani. Ndoshta poetin e mundon shqetësimi i Kozetës tek “Të Mjerët” e V. Hygoit, e cila, Kozeta, thoshte: “… Kur syri sheh zi, shpirti shikon shqetësim…”

Simbolet poetike janë një gjetje filozofike, e mençur dhe e vjetër, pothuajse sa vet poezia. Poetët i përdorin simbolet për të shprehur një mendim, një ide, një fakt, ngjarje, rend, komb, qeveri e qeverisje, apo edhe një emër a diktator. Por, edhe për të maskuar efektet me rjedhoja të pakëndëshme. Më i sukseshmi, në përdorimin e simboleve, në prozë e poezi, në 100 vitet e fundit, nga tërë krijuesit shqiptar, unë veçoj Migjenin, në ato kohë analfabete, mjerimi, shurdhërie e politike qeverisëse të satrapëve të kohës. Përveç përdorimit të gurit, si simbol lashtësie dhe force, duke e indentifikuar me popullin, poeti Vasil Kushi, ka përdorur me inteligjencë edhe ullirin, si simbol në poezi. Kur po shfletoja në morinw e madhe të krijimeve të poetit, midis të tjerave, gjeta, edhe disa krijime për ullirin, ose biseda poetike të supozuara. Si duket, poeti, e ka përdorur ullirin, për evokimin, ashtu si me gurin,disa të vërteta historike që na vijnë nëpër kohë si sinfoni, herë fënebre, herë shprese, herë Rilindje e herë tek triumfet.

***

Këngët e poetit Vasil Kushi, për “Plagët e gurit” dhe shpirtin e popullit të vet, nuk e paskan fillesën vetëm në vitin 2019, siç u tha më lart, tek vëllimi voluminoz “Plagët e gurit”. Qenka i hershëm dhe vazhdon të na japi poezi me gjakun e shpirtit, ose me shpirtin e gjakut, poetit Vasil Kushi, Në prag të ditëlindjes të 80-të, këtë vit poeti botoi një poemë, një libër më vete, me mbi njëmijë vargje të cilën e ka titulluar “Rrëfimet e shpirtit”. Kjo poemë e gjatë, i kushtohet vendlindjes, Beratit, fëmijërisë, shtëpisë ku ka lindur, mureve e rrugëve, Kalasë ( për të cilën kam lexuar që 70 vite më parë se, ai, Berati, është 2400 vjeçar, dhe akoma nuk u bë 2401 edhe pse po bëhet 2500 vite), e të tjera krijime poetike, duke e identifikuar; lashtësinë dhe forcën e gurit, me atë të popullit, siç e kam thënë edhe më lart. Nga ana tjetër, duke na u identifikuar edhe vetë si këngëtar, poet, më i veçantë shqiptar, ku guri është kaq i pranishëm në poezitë e tij,  në poezit e shpirtit, siç i quan ai.

Edhe poemën e mësipërme, poeti e ka skalitur vargun, fjalën e artë poetike, ai me daltë skulptori, që gdhënd gurin duke e kthyer në shëmbëlltyrën e njeriut, të cilit, i mungon vetëm zëri. Por zërin e gurëve të kalasë, të themeleve të shtëpisë, të rrugëve e kalldrëmeve të Beratit të jep vargu i poetit. Dhe çudia me krijimtarinë e këtij poeti vazhdon. Poemën e mësipërme, poeti, e ka shkruar rreth 40 vjet më parë. Ai, si shumë vargje të tjera e paska mbajtur, krijesën e vet, të izoluar, në errësirë, në “burg”. Ose, burgose në sirtarët pa dritë. Çudi, se, tërë poetët që kam lexuar e njohur, kanë prokupimin e natyrshëm, që çdo varg e poezi, t’ia bëjnë të njohur sa më parë lexuesit. Tek tërë poetët, kjo është e natyrshme dhe e mirpritur nga lexuesit. Kjo ndodh edhe me të tjerë. Tani që hedh në letër këto shënime modeste për V. Kushin, m’u kujtua ai këngëtari i vogël meksikan, Hoselito e kishte emrin, i cili ngado shkonte, këndonte këngën e vet me titull: “Dëgjojeni këngën time”.

Edhe unë, dua t’u them admiruesve të poezisë realiste atdhetare: lexojeni poezinë e V. Kushit, për plagët e gurit dhe shpirtin e popullit, sepse janë; stuhi e vrull lufte për lirinë.

E tërë krijimtaria poetike e Vasil Kushit, është poezi që buron nga shpirti. E përfytyroj poetin, atje në tavolinën e punës, si një copë shkëmbi nga kalaja e Beratit, tek i enden në kokë, tek i dalin parasysh e përqark Kalasë së Beratit, ndoshta që nga Çezari dhe Pompeu, kur u ndeshën në trojet tona, tymin e flakën e betejave Prometike, në tërë haspësirat shqiptare, që edhe pse derdhej gjaku, prapë ndizej sikur të ishte përzier me barut, për të djegur çdo pushtues.

 

Qershor 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?