Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshohet për korrupsion, bastiset selia e EPP në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dyshohet për korrupsion, bastiset selia e EPP në Bruksel
Bote

Dyshohet për korrupsion, bastiset selia e EPP në Bruksel

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Policia belge dhe gjermane bastisën këtë të martë zyrat e Partisë Popullore Konservatore Europiane, në Parlamentin Evropian me seli në Bruksel. Kërkimi i policisë është i lidhur me një hetim në vazhdim në Turingia, Gjermani për korrupsion. Sipas informacioneve fillestare, policia sekuestroi kompjuterë në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsion të dyshuar gjatë fushatës zgjedhore të BE-së 2019.

“Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës. Policët belgë bastisën katin e parë dhe të tretë të selisë së partisë në Rue du Commerce”.- thuhet në një njoftim të Parlamentit Europian.

Mediat gjermane raportuan se bastisja lidhet me Mario Voigt, liderin e Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë të Gjermanisë në grupin parlamentar të shtetit të Turingisë dhe përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore të Partisë Popullore Konservatore Evropiane në 2019.

- Publicitet -

Ligjvënësi vendas i CDU u rekrutua për të mbështetur fushatën dixhitale të EPP-së në vitin 2019. Sipas raportimeve, grupi më pas i dha një kontratë një agjencie interneti me bazë në shtetin e origjinës së Voigt-it në Thuringia, nga e cila ai dyshohet se ka marrë para më vonë. Voigt ka qenë nën hetim nga oficerët gjermanë kundër korrupsionit që nga shtatori 2022 me dyshimin për ryshfet në marrëdhënie biznesi. Një zyrtar i PPE tha se kjo është një “çështje midis një kontraktori që ka punuar për EPP gjatë fushatës së 2019 dhe një prej nënkontraktorëve të tij në Gjermani”.

Partia Popullore Evropiane konservatore është grupi më i vjetër dhe më i madh politik evropian ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e vendit tonë. Në një deklaratë të shkurtër, EPP konfirmoi se partia po punon për transparencë të plotë.

“Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?