Policia e Kosovës ka në plan të veprojë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimin për targat ilegale.
Policia ka konfirmuar se duke filluar nga 22 nëntori, Policia do të nis vendosjen e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë.
“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjell zhvillimet e fundit, dhe në bazë të vlerësimeve ndërmerr masat e nevojshme.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, ka theksuar Kelani.
a.m/dita

Bravo Kosova. Po beni ate qe Serbet nuk e besonin se do te ndodhte. Respekte nga Shqiperia.
SOLIDARIZOHEM ME QËNDRIMET E DREJTA TË ALBIN KURTIT, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Albin Kurti, mos lësho pe,
Përballë bllokadave,
Drejt FITORES,
Kurdoherë, prapa na ke!…
Më qartë e më hapur (transparent) se kështu, që flet e sqaron popullin e tij dhe opinionin ndërkombëtar, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, se kush janë fashistët e Serbisë “në krye” me Vuçiqin dhe “krerët” negociatorë të Europës së pabesë, Borrell dhe Llajçak, kundër Kosovës,
në përkrahje të hapur ndaj Serbisë Fashiste, s’ka sesi, të thuhet as të shkruhet!…
Përpara, Albin Kurti!
Të gjithë atdhetarët dhe atdhetaret të bashkuar, ishim, jemi dhe do të jemi me ty, gjer në fitore!…
“Bashkë është e mundshme”!
(Albin KURTI-LVV)
21 Nëntor, 2022
E NGJAJSHME:
Diçka shumë pozitive doli nga ky takim:
Albini, ua çjerri maskat!…
Ju ranë maskat Serbisë Fashiste dhe miqve të saj të maskuar, në Evropën e padrejtësive të mëdha ndaj kombit shqiptar, nga viti famëkeq, 1878 gjer më sot, 21 nëntor, 2022.