Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia Rrugore ‘mbyt’ në gjoba shoferët, 8750 të ndëshkuar dhe 24 në pranga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia Rrugore ‘mbyt’ në gjoba shoferët, 8750 të ndëshkuar dhe 24 në pranga
AktualitetKronikeShoqëri

Policia Rrugore ‘mbyt’ në gjoba shoferët, 8750 të ndëshkuar dhe 24 në pranga

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Një nga burimet më të mira të arkës së shtetit në mbushje mbeten vendosja dhe vjelja e gjobave të shoferëve. Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 24 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë ndërsa 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e kryeqytetit.

Nga kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, janë arrestuar dhe proceduar 24 drejtues automjetesh, të cilët u kapën në timon në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative:

- Publicitet -

-Janë arrestuar dhe proceduar 24 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

-Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar.

-Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

-Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

-Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

– 222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

– 2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

-Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara.

– Janë bllokuar 19 automjete.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Videoja intime në rrjet, reagon zv. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  • E rëndë në Kosovë, 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë
  • Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit

Komentet e Fundit

  1. Enveri nga Ferri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Simon Dervishi on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Gjergj on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  4. Përmetari on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?