Policia e Fierit ka sqaruar rrethanat e plagosjes me armë zjarri të një 26-vjeçari në qendër të Fierit, pasi u konfliktua me një efektiv të policisë.
Sipas bluve të Fierit, i riu ka tentuar të hyjë me makinë në një zonë ku ishte ndaluar qarkullimi për shkak se po mbahej një koncert. Në momentin që efektivi i policisë e ka ndaluar, 26-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka nisur ta qëllojë me grushte në fytyrë.
Sipas policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.
Aktualisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Fierit janë duke kryer hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për të përcaktuar nëse përdorimi i armës nga polici ka qenë apo jo brenda kushteve të caktuara.
Njoftimi i policisë së Fierit:
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.
Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.
Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.
Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.
a.c./dita
Experience e ngjarjeve qe futen me makine ne nje event ka sjelle victima te pafajshme.Prej kesaj kudo ne bote ne keto raste policia eshte e repte deri ne asgjesimin e agresorit.Ky veprim quhet akt terorist.Eshte gabim qe e quani veprimin e policit si akt vetembrojte.Ky veprim I perdorimit te armes te quhet veper per te mbrojtur njerezit qe ishin ne koncert.
Quajeni akt terorist dhe mos beni as nje gjysme hapi prapa.Shikoni aktet teroriste ne europe?Mos ka brire ky qe te mos quhet terorist? Po filluat te beni leshime( kush na siguron qe akti I ketij personi nuk ishte testim per nje akt te vertete terorist per mevone?)rreziku eshte I afert.
Shihni si e vrau dje policia gjermane ate turkun me thike ne dore.
Jepni nje shperblim policit per Vit Ri,se i bete lecke policet.
Polici ka vepruar brenda rregullave kurse ketij garipi duhet te ja vini koken tek zinxhiri i tankut. Cfare duhet te priste efektivi qe nga grushtet te rrezohej ne toke duke i rene dhe kapelja dhe pastaj gangsteri ta shkelte me kembe dhe ta turperonte para gjithe banoreve perreth. Po sikur ky vagabond te ishte nisur me arme ne makine dhe te hynte ne mes te turmes e te bente masaker ashtu si vrasesi i studenteve ne Prage dhe polici te mos reagonte. Menjehere policia do kishte arrestuar kolegun e tyre per neglizhence. Prandaj polici jo vetem qe nuk duhet ndaluar nje seconde por per aktin trimeror duhet te falenderohet dhe te shperblehet. Kesaj monstre gangsteri duhet ti tregohet burgu qe te behet shembull per gangsteret e tjere qe nuk jane te paket. Kush guxon ne Vjene Berlin, Londer apo Spanje te hyje me makine ne zone te ndaluar ne mes te qytetit apo te qelloje me grushte policin , ne USA gangsterin e Fierit do ta kishin ekzekutuar pa ju dridhur qerpiku.
Bravo polici nga Fieri.
Polici amerikan në këmbë do ta qëllonte?
Po ti kishte rrëmbyer armën policit ai birbua çfar do të ndodhte?
Gradojeni policin, bejni komandant toge, të mësojë të tjerët si të veprojnë në të tilla raste.
Shpërblim per kryerjen me perpikmeri te detyrës ndaj policit dhe jo fjale te tepërta. Agresori te kuptoje se ka nje jete te dyte pasi te qellosh uniformen , policine ne krye te detyrës ligji i jep te drejte te sulmuarit te vetmbrohet .Edhe nje plumb tjeter ne kemben tjeter qe t’a kishte kujtim gjithe jeten.Vec uroj te mos jete nga soji i injoranteve qe hakmerren e paguajnë vrases per te vrare . Vrasja ne Gjermani ,pardje erdhi si gabim taktik i policeve gjermane. Nuk i afrohesh nje sulmuesit me arme te ftohte 3 -5 metra .Por ne distance e plagos tek kembet qe te rrezohet. Polici yne kreu detyren me perpikmeri .
Mirmengjes Zonja Rita !
Urime për këtë koment kaq të mencur e të drejtë !
Gëzuar 2024 !!!
Le të jetë ky Vit i Ri, një vit i begatë dhe ju plotësoftë cdo dëshirë për ju dhe familjen tuaj !!!
“FRYU ERA QE PERJASHTA
TUNDI PERDHET E MENDAFSHTA
MOS KUJTO SE TE HARROVA
KARTOLINEN TA DERGOVA”.
Bravo agjentit të policisë neutralizoi një akt terrorist që mund merrte përmasa të pa parashikuara.
Efektivi i policisë të shpërblehet, ai tjetri denimin e merituar si çdo terrorist.