Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës, SPAK shpall në kërkim Ervis Martinajn për të dytën herë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës, SPAK shpall në kërkim Ervis Martinajn për të dytën herë
Kronike

Porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës, SPAK shpall në kërkim Ervis Martinajn për të dytën herë

Published: July 27, 2023
Shpërndaje

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej një viti, por këtë të enjte SPAK ka lëshuar një urdhërarrest të dytë ndaj tij.

Ai akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës.

Ervis Martinaj është në mesin e 15 personave, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste në një operacion të nisur prej orëve të vona të së mërkurës. Në këtë operacion të konsideruar “top secret” deri në këto momente kanë rënë në pranga zyrtarë policie, prokurorë e biznesmenë.

- Publicitet -

Deri më tani në pranga ka rënë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit.

Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje. Megjithatë siç thekson gazetarja Daci këto janë të dhëna paraprake, ende të pa konfirmuara zyrtarisht nga SPAK.

Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët prej Gushtit të 2022-t. Ky është urdhërarresti i dytë për të, pasi më herët SPAK e ka shpallur në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, sipas së cilit Martinaj e kishte paguar për të kryer një vrasje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH
  • Finlanda u ofron beqarëve nga e gjithë bota një udhëtim falas për të gjetur dashurinë
  • Përse u largua nga Napoli? Intervista e Maradonës në vitin 1992
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
  • Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  3. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  4. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. Sokoli on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?