Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Porti i Durrësit/ Qeveria ka në plan t’u shesë të huajve apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Porti i Durrësit/ Qeveria ka në plan t’u shesë të huajve apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare
KryesoreShoqëri

Porti i Durrësit/ Qeveria ka në plan t’u shesë të huajve apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

Published: November 12, 2022
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës. Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë.

“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Sipas saj, “kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm.”

Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në Bashkimin Evropian, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë.

- Publicitet -

Pasaporta shqiptare ka marrë vlerë që nga viti 2010, kur Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi heqjen e vizave për shtetasit shqiptar. Për rrjedhojë, shqiptarët mund të udhëtojnë pa telashe në 65 vende, shumica e të cilave gjenden në Evropën Perëndimore. Kjo ka bërë që qytetarë të pasur të vendeve jodemokratike, të tilla si Arabia Saudite, të kërkojnë të marrin pasaportë shqiptare për të udhëtuar pa telashe në vendet e zonës Shengen. Në qershor të vitit 2020, pas një investigimi gazetares, policia shqiptare u detyrua të arrestojë tre zyrtarë të lartë dhe një specialist nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore pasi kishin lëshuar leje qëndrimi për shtetas nga Lindja e Mesme në bazë të dokumenteve joreale.

Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur dëshirën për të ofruar pasaporta për “investitorët e huaj” pavarësisht kritikave të përsëritura nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian shkruan:

“Në lidhje me shtetësinë, Shqipëria duhet të vetëpërmbahet nga zhvillimi i një skeme shtetësie për investitorët (pasaporta të arta) për shkak se kjo skemë përbën rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe inflitrimin nga krimi i organizuar.” Raporti vëren se një skemë e tillë “mund të jetë e papajtueshme me acquis të BE-së”. Acquis është termi që përmbledh trupën e të drejtave dhe detyrimeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga marrëveshja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë në rast se Shqipëria nuk plotëson kërkesat e saj.

Projekti i Marinës së Durrësit konsiston në dhënien e tokës falas për një grup investitorësh privatë, të cilët nga ana e tyre do të kenë të drejtë ta shesin pallatet. Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • intelektuali says:
    November 12, 2022 at 8:56 am

    Pas shitjes mafioze te Portit mijra vjecae te Durresit vjen edhe shitja e shtetesise dhe kombesise shqyptare tek mafia boterore nga kulcedra enveriste Edi Rama qe po i ben Vatanit ate qe nuk i beri as Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur ja kishte shitur Shqypnine dhe Kosoven Titos dhe Jugosllavise Komuniste ose Esad Pasha ne Kohen e Preshit te Qeverise se Durresit kur po mbronte Portin tone historik nga topat e anijeve te Perandorise Austro-Hungareze me nje llogjike patriotike te yshtur nga Porta e Larte,

    EDI RAMA PO E SHET SHQYPNINE TE PUTINI I RUSISE DUKE E KAMUFLUAR VEPRIMTARINE E TIJ ANTISHQYPTARE ME PROPAGANDE TE NJOHUR ENVERISTE PER INVESTIME BAMIRESIE NGA PRONARE TE PANJOHUR, TE FSHEHUR NE PARAJSA FISKALE, PAS TE CILEVE QENDROJNE INTERESAT E BEOGRADIT DHE MOSKES PER DALJE NE ADRIATIK

    prandaj:

    Edi Rama po e shet Shqypnine si asnje Diktator para tij

    Reply
  • Marina e shoqerise se hapur says:
    November 12, 2022 at 8:59 am

    Pasaporta shesin tere vendet por kane çmime te ndryshme. Projekti i Marines te Durresit sjell ne Shqiperi vetem zhvillim ekonomik dhe lidhje me biznesin nderkombetar. Shqiperia behet gradualisht nje vend i hapur per te gjithe boten, me shume etni, me shume nenshtetas te huaj, me shume raca , me shume gjuhe ku do te mbizoteroje anglishtja. Kjo eshte shoqeria e hapur, shteti i hapur qe sjell mireqenie dhe zhduk nacionalizmin ballkanik e mesjetar. Shqiptaret nuk e kane pasur asnjehre problem bashkejetesen me etnite e tjera. Ndertimi i pallateve buze Marines te Durresit dhe shitja e tyre e kompenson mjaft investimin e bere. Neqoftese shteti yne merr edhe 33 % te aksioneve ne tere kete investim mund te jete me shume vlere per arken e shtetit. Mendoj se duhet bere nje diskutim shume me i gjere ne parlament si dhe duhen bere reçensione per llogari te shtetit shqiptar nga agjensi te specializuara ne keto investime.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 12, 2022 at 9:08 am

    Marina e Putinit:

    Llogjet e paguara qe hedh per katunare dru me pre tregoja familjes ne shtepi se i vjen era qe larg propagande antishqyptare edviniste, trego me fakte nje vend te Botes Demokratikeqe shet pasaporta si mall tregu per mafioze marinash qe shkaterron portin me te madh te mallrave ne vend me miliarda te ardhura ne vit qe pasperfundimit te korridorit 8 do te konkuroje Igumenicen ne Greqi dhe do te rise te ardhurat ne shtet ne permasa te papara, kush te ka paguar ty o pusht i Edvinit te shkruash pacavure te tillaqe ngjajne me pacavuret per bamiresine e Armeve kimike te Asadit?

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    November 12, 2022 at 9:24 am

    Akoma askush ska thene porti po shitet si truall dhe po behet prone private e dikujt ku asnje shqiptar nuk ve dot kembe,
    apo po jepet me koncesion si aeroporti?
    Sa per pasaportat eshte e thjeshte mjafton qe BE te rivendose vizat
    Po opozita sa eshte paguar qe nuk flet?

    Reply
  • Eni says:
    November 12, 2022 at 10:21 am

    Lexoni Klodian Tomorrin ne FB

    Reply
  • Marina e shoqerise se hapur says:
    November 12, 2022 at 10:21 am

    Per Intelektualin, shesin pasaporten Zelanda e Re, Turkia, etj shtete.
    https://www.metallirari.com/fuggire-italia-8-paesi-comprare-nuova-cittadinanza/
    Shkreimin tim lexoje deri ne fund

    Reply
  • Eni says:
    November 12, 2022 at 10:58 am

    Do I shesi por be do I vendosi viza shqiptareve e do pezulloje perafrimin…apartamentet do I blejne Araber e indianer ata do bejme lagje aty do u duhen dhe pasaportat normal.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 12, 2022 at 11:26 am

    Marina:

    Ja perkthimi i materialit per pjesen qe permend:

    “… ZELANDA E RE

    Nuk ka vetëm ishuj në Karaibe , por edhe vende të zhvilluara si Zelanda e Re që duan të tërheqin emigrantë të pasur. Për të blerë të drejtën për të pasur një pasaportë të Zelandës së Re kërkon një investim prej të paktën 2 milionë dollarësh për një periudhë katërvjeçare.

    TURQI

    Me një investim prej 250,000 dollarësh në pasuri të paluajtshme, ju i bashkoheni programit të Turqisë Shtetësia për Investim . Kjo garanton një pasaportë dhe shtetësi …”

    PO PSE ME NJE POSTIM AMATORI DO TE SHESE EDI RAMA PORTIN MIJRAVJECAR TE DURRESIT SHE PASAPORTAT E SHTETESINE TE MAFIA NDERKOMBETARE?

    Asnje nga keto ishuj te humbur qe poston ti nuk eshte vend i BE, as Turqia e Erdoganit, por eshte Greqia qe ka helenizuar mbi 600 mije shqyptare dhe u ka dhene pasaporta greke pa asnje kusht investimi, po keshtu edhe Italia qe ka kollofitur po kaq sa Greqia shqyptare puro, pinjolle te Skenderbeut, ne dallim nga Edi Rama qe po zbraz Vatanin nga shqyptaret etnike dhe po mbush Shqypnine me talebane fanatike te Allahut, tani del se po e shtet portin dhe pasaportat te bedelet e Putinit si Enveri do kohe me pare. Zelanda e Re nuk e di sa i vertete eshte ky lajm qe poston ti, vitin e kaluar isha ne kete ishull te zhvilluar te maoreve te lashte dhe mesova se asnje i huaj nuk mun te blinte toke ose te punonte ne administrate pa kaluar ne mijra sita buroktatike, me e veshtire se ajo ne Australi, shko dhe vizitoje kete shtet afer Zelandes se Re qe te bindesh sa kollaj mund te blesh nje pasaporte australiane edhe sikur te jesh miliardier. Nga ana tjeter “Djalli fshihet ne detale” cdo shtet i zhvilluar demokratik ne Bote kur kerkon te kesh nje shtetesi tjeter te detyron te lesh shtetesine amtare me vendim gjykate, keshtu eshte ne SHBA, Kanada, por edhe ne shume shtete te BE, po te kapin se je me dy shtetesi te rasin ne burg derisa te paguash gjoben, BE i ka dale kategorikisht kunder shitjes se shtetesise nga Edi Rama shume kohe me pare

    KU E CON MUSHKA EDI RAMEN QE PO I VE DAMKEN SHQPNISE ME AFERAT E TIJ?

    Nuk e di situaten ne ishujt e humbur te Paqesorit, por as Erdoganit nuk i ka shkuar ne mendje te shesi Stambollin per te bere Bosforin ne port jahtesh tek bedelet e Putinit, qe te mos shkojme me tej ne Evrope ne Genova, Ankona, apo Marseje, Londer, Amsterdam, Antverp, Hamburg, Gdansk, Konstanca, Burgas per te kaluar ne SHBA ne Portet madhore te Los Angelesi ne Perendim apo te New Yorkut ne Lindje a mund ta parafytyrosh se cfare mund te ndodhe ne keto vende nese nje lider i cmendur te shese badiava falas nje nga portet e mallrave te Arabia duke i reklamuar si investitore famoze?

    Reply
  • demo says:
    November 12, 2022 at 12:04 pm

    Projekti Mafioz i Portit te Durresit i sherben Mafias Nderkombetare,per ta kthyer Durresin ne Republiken Pirate te Karaibeve te shek XVII,,ku te mblidhen gjithe mafiozet e botes,dhe te mbledhin llumrat e Undianeve,Pakistaneve Bangladesheve per tja plasur Europes.
    Mos edhe me keq.
    Kesaj i sherben edhe projekti i shpopullimit te Shqiprise,qe po e zbaton me shume sukses edi Rama.
    Edi Ramen po ta hante meraku per porte Jahtesh,,Aty e ka Lagunen e Patolkut,grukederdhjen e Semanit,Spillene,Ranen e Hedhun,,le te ndertoje atje Marina Marinen,,po jo Shejtani I bukri Shejtan kerkon te shkaterroje Portin Tregetar te Durresit,,Te Ndertoje Karabinara betoni Dhe te terheqe mafiozet per punet e pista.

    Reply
  • Estrada says:
    November 12, 2022 at 12:29 pm

    Projektin e kane oligarket dhe rama qe perdorin emrin e arabit dhe ca do bwjne aty vec apartamente e nje mol varkash qe eshte per fazen e dyte qe me shume gjasa do e ndryshojne e anullojne fare dhe me pas do ta bejne me parate e jona te buxhetit.
    Kjo eshte thjesht nje mwnyre per te marre tokat e pronareve falas ne buze te detit.
    Ky hajdut ordiner do zhdukur nje ore e mepare sepse nuk do jete vone kur tju vije tek prona shtepia apo biznesi juaj tjua marre me.marifetet antikushtetuese.
    Eshte pervers i parase.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    November 12, 2022 at 1:08 pm

    Plera dhe llum pa mbarim !
    Porti i Durrsit NUK ESHTE SHITUR !
    Do ndertohet dhe shfrytzohet nga nje shoqeri e caktuar ku shteti eshte pjestar ne te me gati nje te treten e aksioneve!!
    Do te thote qe shteti merr nje pjese te fitimeve ,pa llogaritur taksat!
    C’do njeri qe ka pare dicka nga brigjet mesdhetare e kupton qe per Durrsin vetem me keq nuk behet dot!
    Reagimi kunder ketij projekti ja vetem nje moto ” S’del gjo per mu ,te boj topolakun mu n’port”
    Kunder projektit e pastaj? Ta lem sic eshte!
    Derra Paskuqani asgjo tjeter s’jeni!

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    November 12, 2022 at 1:34 pm

    Mendje Mendje shqiptrapi….te gjithe i dine te gjitha

    Reply
  • demo says:
    November 12, 2022 at 2:26 pm

    mth..Ki Birbo nuk ka hall velierash,marinash,jahte,,por ka hallin e TRUALLIT TE PORTIT!!!!!!!!
    Velierat,marinat,i ka lene per nje faze te dyteeee!
    Shife shife ku i punon mendja shejtanit???
    Ku eshte more,ku eshte muti?Ne Paris eshte akoma,,apo ka shkuar ne Pol te Veriut,mos e arrijne demostrataxhijt?
    Gadafi me 2 mije ministresha rrotull,me 200 fortesa,kupola zjarri ,e kapen tek tubat e shkarkimit.

    Reply
  • Trualli i Portit jepet falas says:
    November 12, 2022 at 2:41 pm

    TRUALLIN E PORTIT e marrin gratis ata qe do te ndertojne pallatet per ti shitur. Ne keto pallate shteti yne a ka ndonje perqindje? Nga dokumenti del se vetem ne portin e jahteve qe do te ndertohet me vone do kete 33,33 %!!!

    Reply
  • Aldrin says:
    November 12, 2022 at 4:02 pm

    Ceshte kjo shoqeri e caktuar ti antidhiplomat?
    Na e spjego pak, se Ramut kurva nuk ka thene gje akoma
    Kujt i jepen tokat shqiptare?

    Reply
  • Sos says:
    November 12, 2022 at 8:30 pm

    NE TE LENCIM NE
    O CAR BEJA FORRA
    NUK DO TJA ARRISH
    SE TE ERDHI ORA

    KOHA TA CJERR MASKEN
    TE NJOHEM KUSH JE
    PARANE KE VATAN
    E MASHTRIMIM FE

    Reply
  • Sos says:
    November 12, 2022 at 8:30 pm

    NE TE LENCIM NE
    O CAR BEJA FORRA
    NUK DO TJA ARRISH
    SE TE ERDHI ORA

    KOHA TA CJERR MASKEN
    TE NJOHEM KUSH JE
    PARANE KE VATAN
    E MASHTRIMIM FE

    Reply
  • Antidiplomati says:
    November 12, 2022 at 9:02 pm

    Shoqeria, qe s’me kujtohet emri , eshte ajo qe investon 2 miliard dhe qe emri i paraqitet parlamentit ! Toka eshte dhe mbetet shqiptare vetem se ne vend qe te shitet e shurrohet gjithanej do ndertohet dhe do presi njerez nga gjith Bota!
    Edhe te doje ta shesi nuk e shet dot njeri! Mbi te gjitha aty ka qene per 32 vjet demokraci c’u be ,kush vjen te investoje ne ate cop ven ku s’ka siguri ,ku ka koqe si puna jote!
    Europes me rradhe i vidhni neper shpia i drogoni fmijet dhe keni goje me fol e me dallu c’esht mir e c’esht keq!

    Reply
  • Antidiplomati says:
    November 12, 2022 at 9:15 pm

    Ka nje vale protestash edhe ne Gjermani po jo pse Kina do te blej nje Firme qe prodhon Kompjuterchips po se e duan bileten e Trenit mujore vetem 9 Euro !

    Reply
  • Andis says:
    November 13, 2022 at 1:35 am

    Bravo qeveria.Me ne fund e gjetet dhe menyren se si te pastrohen parate e pista e te padeklaruara.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 13, 2022 at 7:27 am

    Antidipllomati:

    Nxirre edhe gruan ne ankand dhe jepe me koncesion te Arabet e Edvinit qe fshihen ne Parajsa fiskale pa emer dhe pa ymer,

    sepse:

    Do te fitosh me shume se nga shitja e portit te Durresit

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    November 13, 2022 at 7:29 am

    Sa gati për të ngrënë m#t jeni, menjëherë sapo nis të bëhet diçka e mirë. Porti i Durrësit është gangrenë në mes të qytetit dhe nuk ka durrsak që nuk e do heqjen e tij prej andej. Është futur si pykë mes zonës së Currilave dhe Plazhit, duke e ndarë qytetin e duke krijuar një zonë të paaksesueshme tepër të madhe, e cila ndalon çdo lloj zhvillimin turistik të qytetit. Vetëm heqja e tij, ose transformimi, i jep frymë Durrësit, sepse mund të kalohet nga një zonë në tjetrën nëpërmjet bregdetit.

    Dhe dilni ju gomerë m#tngrënës profesionistë, me 2GB internet në telefon e s’lini kakërdhi pa vjellë, gëlltitur, rivjellë rigëlltitur, etj. vetëm për të treguar se ekzistoni. Riciklim gomerësh që prej shek. XIV.

    Reply
  • genotechno says:
    November 13, 2022 at 8:20 am

    Shqiperia do te popullohet me mijera Anglez dhe Hebraik te te gjitha ngjyrave qe kane sherbyer neper bote, dhe nuk eshte e larget dita kur keta do te jene maxhoriteti ne parlament.

    Reply
  • info analitike says:
    November 13, 2022 at 12:33 pm

    Ju kujtohet shoke se si Olsi nen hijen e mie shoqërie te regjistruar ne Hong Kong përgatitej te merte Karpenin e Dpitalle. Ja pra ky eshte vazhdimi i planit kriminal ku nen hijen e Alabar Kriekaqoli po investon gjithe cfare ka vjedhur ne keto vite. Skandali arrin kulmin kur pa pike turpi publikohet fakti se te huajt qe do te bleje apartamente ne kete zone investimi do te marrin pasaportë shqiptare. Drejtësia gjoja e pavarur fle gjumë te thella ose merret me ato grate qe punonin tek depoja e hashashit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?