Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
AktualitetKronike

“Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit

Published: August 19, 2026
Shpërndaje

Sokrat Lipan alias Vata, 29-vjeçari nga Hasi i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer versionin e tij për dinamikën e ngjarjes.

Sipas Vatës, konflikti ka nisur fillimisht mes turistëve portugezë, të cilët sipas tij ndodheshin nën efektin e alkoolit. Ai ka deklaruar se pasi ka vënë re përplasjen është afruar dhe u ka kërkuar të rinjve të qetësoheshin, pasi në ambientet e lokalit ndodheshin edhe persona të tjerë.

Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, situata nuk është qetësuar dhe debati ka vijuar duke u përshkallëzuar në konflikt fizik.

- Publicitet -

“U kërkova të mbanin qetësi, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në lokal. Ishte e pamundur të mbahej qetësia dhe konflikti përshkallëzoi”, ka deklaruar Vata para hetuesve.

29-vjeçari ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me thikën që u përdor në ngjarje. Sipas tij, armën e ftohtë e kishte viktima. Vata pretendon se gjatë konfliktit portugezi e ka nxjerrë thikën dhe se ai ka ndërhyrë për t’ia marrë nga dora.

“Thikën e kishte portugezi. Ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar ai para togave të zeza.

Kujtojmë se kjo dëshmi e Vatës vjen rreth 24 orë pas arrestimit të tij. 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Ksamil për pushime, së bashku me një grup të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Mirëpo fatkeiqësisht pushimet në rivierën shqiptare përfunduan tragjikisht pas konfliktit që nisi në ambientet e kompleksit luksoz “Principotes”.

Sipas dinamikës së zbardhur deri tani nga hetimi, fillimisht viktima është përfshirë në një konflikt me David Heurtevent, një shtetas shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë.

Dyshohet se përplasja ka nisur për shkak të një vajze dhe më pas situata është përshkallëzuar, duke përfshirë edhe persona të tjerë që ndodheshin në lokal, mes tyre klientë dhe pjesëtarë të stafit.

Heurtevent dyshohet se ka goditur me grushte të riun portugez, ndërsa më pas në përleshje janë përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të lokalit. Në vijim, sipas hetimeve Sokrat Vata e ka nxjerrë të riun nga ambientet e klubit të natës “La Guerre”, brenda kompleksit “Principotes”.

Viktima është dërguar në drejtim të zonës së shezlongëve të beach barit “Paradise”, pranë kompleksit, ku më pas ka ndodhur goditja me thikë që i mori jetën.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe dëshmitë e turistëve të tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë momentin e vrasjes dhe se për ngjarjen kanë mësuar vetëm në orët e mëngjesit, pas mbërritjes së Policisë.

Në kuadër të hetimeve për ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sokrat Lipan alias Vata u arrestua rreth pesë orë pas ngjarjes në Levan të Fierit, pasi ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shtetas turq, të cilët dyshohet se po e transportonin në drejtim të Tiranës.

Hetuesit vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit, veprimet e secilit prej personave të përfshirë dhe momentet që çuan në vdekjen e turistit portugez.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?