Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pranimi në provimin e licencës, afatet dhe procedurat për mjekët e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pranimi në provimin e licencës, afatet dhe procedurat për mjekët e rinj
AktualitetShoqëri

Pranimi në provimin e licencës, afatet dhe procedurat për mjekët e rinj

Published: December 6, 2022
Shpërndaje

Të gjithë studentët e profilit të mjekësisë që janë vlerësuar kalues në praktikën e detyruar profesionale, nga java e ardhshme do të mund të fillojnë me procedurat për pranimin në provimin e shtetit, nëpërmjet të cilit do mund të sigurojnë edhe lejen e ushtrimit të profesionit në të gjitha strukturat mjekësore, qofshin këto publike apo private. Kandidatët që nuk do të kryejnë procesin e regjistrimit në afatet e caktuara nuk do të mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.

Urdhri i Mjekut ka shpallur tashmë afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin të gjithë këta kandidatë që do të garojnë gjatë sezonit të radhës për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit. Pranimi për në provimin e shtetit do të bëhet vetëm pasi të keni bërë regjistrimin përkatës në afatet e konfirmuara nga Urdhri i Mjekut. “Të gjithë studentët të cilët kanë përfunduar praktikën profesionale duhet të paraqiten pranë  zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit për të bërë regjistrimin për provimin e shtetit. Procedurat e regjistrimit do të zhvillohen në datat 12-23 dhjetor. Brenda këtij afati çdo kandidat që do të japë provimin e shtetit duhet që të dorëzojë dosjen e dokumenteve të kërkuara, pjesë e të cilës duhet të jetë edhe formulari i aplikimit. Sikundër ka ndodhur dhe në sezonet e shkuara, provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Konkretisht në dosjen e regjistrimit duhet që të përfshini kërkesën e plotësuar me shkrim sipas modalitetit të përcaktuar, formularin e aplikimit të plotësuar më të dhënat e kërkuara, kopjet e mjetit të identifikimit, një kopje të noterizuar të diplomës së studimeve universitare, e cila duhet që të jetë e shoqëruar edhe lista e notave. Po ashtu duhet që të paraqisni edhe fotokopjen e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë. Një ndër dokumentet e rëndësishme është edhe dorëzimi i librezës së praktikës profesionale. Ky dokument duhet të jetë i plotësuar me shënimet dhe vulat përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Të tjera dokumente që kërkohen janë edhe raporti mjekoligjor, dëshmia e penalitetit, vërtetimi nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale, 2 fotografi të formatit të pasaportës, si dhe dëshmia e kursit të ndihmës së shpejtë. Në përfundim të procesit te regjistrimeve, Urdhri do të hartojë edhe listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në provimin e licencës, listë e cila më pas do t’i përcillet Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Kjo e fundit do të përcaktojë edhe datat në të cilat kandidatët e regjistruar për provimin e shtetit do të duhet të paraqiten për të plotësuar testin e informatizuar.

- Publicitet -

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në sezonin e radhës që do të zhvillohet në nisje të vitit të ardhshëm, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Në rastet kur një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk do të vlerësohet si i kryer. Pjesë e sezonit të testimeve do të bëhen edhe shumë kandidatë të cilët kanë hyrë në testime gjatë sezoneve të shkuara, por që nuk kanë arritur dot të sigurojnë pikët minimale që duhen për të qenë kalues. Këta kandidatë do të duhet të shlyejnë një tarifë më të lartë se sa kandidatët që testohen për herë të parë. Detajet e plota në lidhje me tarifat që duhet të shlyeni për të hyrë në testim sipas çdo here të pjesëmarrjes i gjeni në vijim të shkrimit.

Sipas ligjit përkatës, personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë që asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e mjekut, në sistemin e kujdesit shëndetësor publik apo privat në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Mjekëve dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga ky organizëm. Kjo licencë mund të merret vetëm pasi të jeni shpallur kalues në provimin e shtetit për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mjekut.

DOKUMENTACIONI MBI REGJISTRIMIN PËR PROVIMIN E SHTETIT

  • Kërkesë me shkrim për regjistrim (kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter).
  • Formulari i aplikimit (që mund të shkarkohet në faqen e Urdhrit të Mjekut).
  • Fotokopje e letërnjoftimit.
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës + liste e notave së studimeve universitare;
  • Fotokopje e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë.
  • Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar me shënimet dhe vulat përkatëse) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
  • Raporti mjeko-ligjor.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
  • 2 fotografi të formatit të pasaportës.
  • Dëshmia e kursit të ndihmës së shpejtë.

Tarifat që duhet të shlyeni sipas herës që testoheni për licencën :

  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të parë provimin e shtetit do të jetë 10,000 lekë
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të dytë provimin e shtetit do të jetë 12,500 lekë
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të tretë provimin e shtetit do të jetë 15,000 lekë
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të katërt provimin e shtetit do të jetë 17,500 lekë
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të pestë provimin e shtetit do të jetë 20,000 lekë
  • Tarifa për kandidatët që e japin për herë të gjashtë dhe më shumë provimin e shtetit do të jetë 25,000 lekë
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, punojnë në Instagram dhe flasin për jetën luksoze
  • “Bën ironi ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon influenceren
  • Projekti në Zvërnec, gazeta amerikane: Si po sfidon demokracinë projekti i Kushner

Komentet e Fundit

  1. Naftetari on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. ING. AFRIMI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Luan Dauti on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Protestusi on Shqipëria e bukur është në shesh
  5. demo on Shqipëria e bukur është në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?