Ajo që u raportua fillimisht si një përplasje e armatosur me akuza për gjobëvënie në Orikum, merr një rrjedhë të re pas reagimit zyrtar të biznesmenit Luan Muça (Delta Corporation).
Përmes një deklarate publike, Muça ka bardhuar kronologjinë e ngjarjes, duke pretenduar se prapaskena e këtij konflikti lidhet me mbivendosjen e lejeve të ndërtimit mbi një sipërfaqe prej 97,000 m² tokë të blerë prej tij në Palasë, ku gëzon edhe statusin e investitorit strategjik.
Sipas Muçës, ngjarja nuk ishte një tentativë gjobëvënieje siç u pretendua nga shtetasi Vasil Bedinaj, por një kurth i orkestruar që degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Nderkohë që Policia e Shtetit e mbajti të ndaluar për 72 orë, drejtuesi i “Delta Corporation” vë në dipozicion dokumentacionin e pronësisë dhe kërkon zbardhjen e plotë nga organet e drejtësisë.
Më poshtë vijon reagimi i tij i plotë:
Reagim publik:
Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.
Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.
Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).
Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.
Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.
Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.
Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.
Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.
Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)
Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.
Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.
Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.
Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.
Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.
Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.
Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.
Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.
Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.
Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.
Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia,Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.
Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.
Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.
Luan Muça
Delta Corporation

Me mire mos fol se te njohin mire si njeri problematik, kapadai, tip krimineli, ke bere palacolleqe tere kohen, por ke patur mbershtetjen e shtetit dhe paran e vendosur me afera and fonde publike dhe ja ke dal mban. Te dy jeni mashtrues dhe hajdut dhe “te fort”, por ty te hasi sharra ne gozhde me ate tjetrin.
Ska gjyq vendisi lartmadhnia do ta bej ullishte
Tani mer plak mos ja fut kot vajte te labet me bo presion, labet nuk e hongren por ta futen ta rrasen prasin dy her ta shiten trullin dhe per Pak te futen plumin. Mos bai bisnes me labet . Shiko mer la ne kavoi ose ne sarand larg labve vajte me 8 makina mer Rob Ca je tu kujtu se labi do rrinte me dur ne xhepa? Tani esht Mir toka te bohet no i park
Ashtu ëëë
Do tia blesh ti tokën?
Apo cuni Kristaqit me lekt e veta
Bythshpum sullfaqesh
Rri urt o k.R o sumqim
O Gento keta e duam tja besh park per femijet token te gjithve ketyre qe bein te fortin apo kush keqtrajton turistin ose zapton plazhet po’ i bie te besh ter bregdetin park.. po’ nuk Ka bole Rama tja mare token ketyre. Se dalin Ca si ky KAR siper dhe ta rrujn
Do degjojme edhe p[retendimet e zotit Bedini,por edhe Mucua nuk e ka heren e pare kercenimin me arme ne grup te armatosur.Pikerisht nje vit me pare me grupin e armatosur ka bere shantazh ne nje lokal ne Bradashesh te Elbasanit dhe bashke me avokatrin kan kercenuar trupin gjykues ne sallenj e gjyqit.
More po ju demonshkerdhata keshtu mendoni kujtoni se keta me lek duhet te blejn cdo gje. E o KR se duket qe nga emri po pse mor pis nuk e ky e thot vet qe Duke e bler nga dy her e Ka kuptuar qe toka Ka pas problema po’ hajd mo Ka then se kam lek dhe do bej me Pes yje . A te pjerthsha ne mendje o KAR
Luanit vetem jahti i ben 40 milion euro
Mbeti ti vej gjob ktij fshatarit qe ka nj hotel langaraqesh me nje ur hekri mbi asfalt
Vasillua esht morracak para ktyne
Pse paska ngelur ende vend i lire per te ndertuar ne Palase?
Prishi dy rezortet e hajduteve dhe drogaxhinve dhe mbilli portokalle sic beri shteti i meparshem
Banditet, hajdutet ,drogaxhinjt na qelben gjithe rivieren perle te shqiperise
Zgjidhja qe jep komandanti ketyre dy Bisnesmeneve me Ushtri Private,eshte Adapt.Le te mbetet ullishte.
Po populli vobeket, me cfare do e mbroje pronen,,me thike buke?
Ky paska blerë pothuaj 10 hektarë për të bërë hotel. Bli toke bujqësore e ktheje në truall ndërtimi se qeras qeveria badjava. Mesa kuptoj unë, Rama është njeri prej baroneve të masonerise se ndërtimit. Keto projektet strategjike janë sistem alla turka I spekullacionit mbi tokën. Ti ble toke bujqësore. Ky ta rregullon për truall ndërtimi. Ti ndërton dhe pastron paratë. E behesh pronar i truallit dhe mureve. Markat ndërkombëtare të hoteleve vijnë dhe e marrin me qera dhe kështu do hash ti dhe 7 brezat qyl nga qeraja. Kapitalizem shqiptar me baze tek qeraja dhe jo tek prodhimi direkt. Ku punëson njerëz dhe zhvillon një prodhim të qëndrueshëm vjetor. Një hotel me 3-4 muaj plazh do punësojë për 1/3-1/4 e periudhës vjetore. Prandaj turizmi nuk është motor zhvillimi. Po Rama është një dembel Stambolli, nuk ka punuar kurre.
Per keshtu komentesh ka nevoje blogosfera shqiptare. Keni shume te drejte.
Blerti
I lexon ato qe shkruan?
Tru shkulur
Ti loz me kukulla me flok Ela boll loze me qerosin. Cfar ste Ka pelqyer moj psiko ku jeton? A skupton si eshte katandisur vendi po’ ske lek te madh te moren shpirttin dhe kjo Nisi nga ju bushtrat e demonkracis
Kur deshte te sqarohej pse shkoi me nje autokolone me makina ne resortin e tij ?
Vasilin e njohin te gjithe per kollarexhi dhe njeri grindavec por besoj se kesaj here do e haj krraben e çobanit mire ,se po i dalin sheshit dallaveret dhe ka hasur ne njerez qe sta falin djersen e tyre, vasili lajmeroi policin per ti ber gropen ketyre po ce do qe do bjeri vet halja.
Publiku s’ka pse të dëgjojë dhe as mësojë të drejtën prej tij se ky e psra nuk posedon as monopolin e vërtetësisë dhe as është i besueshëm. Zhgarravinat që poston le ti përtypë e ripërtypë po deshi. Nëse kërkon të shfajësohet fillimisht duhet të shpjegojë se me çfarë pune të ndershme është marrë, di e ka shumëfishuar kaq shpejt kapitalin, sa miq e stërmiq ka futur për të blerë e riblerë truall në një nga zonat më të preferuara anës bregdetit, dhe kush ja garantoi privilegjin e të qënit “investitor strategjik”, e thënë ndryshe vegël e vënë në shërbim të asaj që Berisha e quan narkoshtet.
Publiku s’ka pse të dëgjojë dhe as mësojë të drejtën prej tij se ky e para punës nuk posedon as monopolin e vërtetësisë dhe as është i besueshëm. Zhgarravinat që poston le ti përtypë e ripërtypë po deshi. Nëse kërkon të shfajësohet fillimisht duhet të shpjegojë se me çfarë pune të ndershme është marrë, si e ka shumëfishuar kaq shpejt kapitalin, sa miq e stërmiq ka futur për të blerë e riblerë truall në një nga zonat më të preferuara anës bregdetit, dhe dë fundi kush ja garantoi privilegjin e të qënit “investitor strategjik”, e thënë ndryshe vegël e vënë në shërbim të asaj që Berisha e quan narkoshtet.
Qenka “bardhuar” kronologjia e ngjarjes?!
Une e dija te zbardhur te shkreten fjale.
Ka ngelur dhe fjala, dhe fati i shqiptareve ne dore te cyrykeve, halldupeve dhe krimineleve
Shtet i mbaruar, shtet i palacove dhe injoranteve, i brutaleve dhe vulgareve.
Ne djall vafshi!
Qelbesira