Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Premtonte bursa dhe udhëtime në SHBA si “Klea Rama”, dënohet me burg Ermes Hoxhalli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Premtonte bursa dhe udhëtime në SHBA si “Klea Rama”, dënohet me burg Ermes Hoxhalli
AktualitetKronike

Premtonte bursa dhe udhëtime në SHBA si “Klea Rama”, dënohet me burg Ermes Hoxhalli

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg Ermes Hoxhallin, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Shtetet e Bashkuara duke mashtruar zyrtarë të ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit.

Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentash dhe falsifikim kompjuterik, teksa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar, dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

I riu krijoi një identitet të rremë si Klea Rama, dhe prezantohej si mbesa e kryeministrit Edi Rama, duke u prezantuar si një diplomate të lartë e Ambasadës. Ai pretendonte se ishte udhëheqës i një projekti për të rinjtë dhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë.

- Publicitet -

“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, tha organi hetues.

Dokumentet e falsifikuara si certifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e këqyrura dhe të sekuestruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit Ermes Hoxhalli në laptopin e tij dhe aparatët celularë.

Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

I riu akuzohet për “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Ky personazh arriti të depërtonte në Ministrinë e Arsimit, teksa ishin shërbimet e Ambasadës Amerikane që ngritën alarmin.

Vendimi i gjykatës:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E. H. për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit E. H për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 186/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të mësipërme, i pandehuri E. H. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E. H. dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  5. Në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara, aparatet celularë dhe një laptop t’i kthehen të pandehurit.
  6. Shpenzimet në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë sot më  dt.27.01.2025.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Etja e papërmbajtur për dukjen
  • ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”
  • Debati për devijimin e lumit Ibër, BE kritika Serbisë
  • Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  • Rikthimi i krizës rrezikon milionat e premtuara nga BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  2. . on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Valbona on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  4. ¿? on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  5. demo on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?