Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenca çeke e BE-së ka pritshmëri të larta për liberalizim të vizave për Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenca çeke e BE-së ka pritshmëri të larta për liberalizim të vizave për Kosovën
AktualitetKosovë

Presidenca çeke e BE-së ka pritshmëri të larta për liberalizim të vizave për Kosovën

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka thënë të enjten se ka pritje të larta që brenda mandatit gjashtëmujor të Presidencës çeke, do të finalizohet procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidenca çeke e përfundon mandatin në krye të Bashkimit Evropian më 31 dhjetor të këtij viti.

“Është një proces që përbëhet nga çështjet teknike. Bashkimi Evropian do të rishikojë shumë shpejt aspektet teknike dhe unë shpresoj shumë që Presidenca çeke do të arrijë deri te një marrëveshje, dhe Kosova do të ketë liberalizim të vizave. Është shumë e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia për vendimin janë shumë të larta, dhe kjo është pjesë e agjendës sime politike”, ka thënë Lipavsky në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Lipavsky ka thënë se i ka kontaktuar edhe disa zyrtarë nga Holanda për këtë çështje dhe se ata janë pajtuar që të analizohen çështjet teknike dhe më pas ato politike.

Holanda dhe Franca janë dy prej vendeve anëtare të BE-së që kanë qenë skeptike për këtë proces. Duke iu referuar 13 tetorit, kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, Bislimi ka thënë se ajo ditë përbën vetëm nisjen e procesit.

- Publicitet -

“Ky është hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar për liberalizim të vizave. Janë edhe pesë procedura, por ne kemi besim të plotë që Republika Çeke do ta shtyjë përpara këtë proces përgjatë presidencës së saj”.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës i kanë adresuar të gjitha çështjet që kanë shqetësuar shtetet skeptike për këtë proces. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të zhvillohet më 13 tetor, vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian të miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit, e cila do të shoqërohet edhe me raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Edhe nga Komisioni Evropian është konfirmuar se do të raportojë pozitivisht për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

“Nevoja për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi”

Përgjatë konferencës, ministri Lipavsky, ka thënë se Republika Çeke përkrah plotësisht përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ashtu që palët të arrijnë te normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore.

“Normalizimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi rajonal janë aspekte qenësore drejt integrimit evropian. Pa përparim në këtë fushë, nuk do të mund të ketë sukses në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Lipavsky, duke bërë thirrje që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura mes dy palëve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011. Kosova insiston që dialogu të finalizohet me njohje të ndërsjellë, derisa Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Kosova është duke iu qasur dialogut në mënyrë konstruktive, dhe se është e gatshme që të ofrojë “propozime, ide dhe zgjidhje që çojnë në normalizim të plotë”./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?