Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit, Zelensky: Absurde dhe shkatërruese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit, Zelensky: Absurde dhe shkatërruese
AktualitetBote

Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit, Zelensky: Absurde dhe shkatërruese

Published: April 2, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka kritikuar marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia “absurde dhe shkatërruese”. Sipas tij, kjo e dëshmon “falimentimin e plotë të institucioneve ndërkombëtare”.

Duke folur në orët e vona të së shtunës, 1 prill, Zelensky tha se “ata që janë përgjegjës për terror” nuk duhet të lejohen të kryesojnë organet ndërkombëtare.

“Ushtria ruse vrau një tjetër fëmijë ukrainas – një djalë 5 muajsh nga Avdijivka… Dhe në të njëjtin moment, Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Zelensky.

- Publicitet -

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Bashkimi Evropian do ta kundërshtojë çfarëdo tentimi për abuzim të presidencës së Këshillit të Sigurimit OKB-së nga Rusia gjatë muajit prill.

“Pavarësisht se Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Rusia vazhdimisht e shkel thelbin e kuadrit ligjor të OKB-së”, tha Borrell në Twitter.

Më herët, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e quajti marrjen e presidencës nga Rusia “një shuplakë në fytyrë për komunitetin ndërkombëtar”. Ai u kërkoi anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mos e lejojnë Moskën të abuzojë me presidencën e saj.

Këshilltari presidencial në Ukrainë, Mykhaylo Podolyak, tha se kjo ngjarje ishte “një tjetër përdhunim i ligjit ndërkombëtar”.

“Një ent që bën një luftë agresive, shkel normat e ligjit humanitar dhe penal, shkatërron Kartën e OKB-së, neglizhon sigurinë bërthamore, nuk mund ta kryesojë organin kryesor të sigurisë në botë”, tha Podolyak në Twitter.

Rusia mori presidencën njëmujore, e cila ndërrohet në bazë të një rendi, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 prill – për herë të parë që nga shkurti i vitit 2022, kur nisi luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës.

Pushtimi rus i Ukrainës shkeli Kartën e OKB-së, e cila kërkon që shtetet të përmbahen nga përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti tjetër.

Disa ditë pasi kishte filluar pushtimi i Ukrainës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një rezolutë duke kërkuar që Rusia t’i jepte fund luftës së saj në Ukrainë. Rusia bllokoi miratimin e një rezolute të ngjashme në Këshillin e Sigurimit.

Presidenca ruse e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vjen gjithashtu pas një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën një krim lufte. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?