Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj uron Krishtlindjen: Kjo ditë sjelltë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Begaj uron Krishtlindjen: Kjo ditë sjelltë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë
Uncategorized

Begaj uron Krishtlindjen: Kjo ditë sjelltë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë

Published: December 24, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shprehu sot urimet më të ngrohta e të përzermërta të gjithë besimtarëve të krishterë në Shqipëri dhe kudo në botë me rastin e Krishtlindjes.

“Uroj nga zemra që kjo ditë të sjellë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë, në këto kohë jo të lehta. Natyrisht bota sot është e trazuar nga luftrat dhe varfëria dhe vendi ynë nuk mbetet i paprekur nga pasojat e tyre”, theksoi Begaj.

 “Kjo ditë e veçantë, dita simbol e lindjes së Krishtit, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, te familja dhe te besimi. Kjo ditë na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar, për të sjellë dhe kultivuar paqe, bashkëpunim e solidaritet, për t’u kujdesur për tjetrin me dëshirë e dashuri.

Thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë! Ne shqiptarët kemi një pasuri të vyer: harmoninë dhe bashkëjetesën fetare që na ka mbajtur të bashkuar ndër shekuj; ndaj urojmë e kremtojnë festat duke qenë pranë njëri-tjetrit me zemër e me shpirt, duke bashkuar forcat për një të ardhme më të mirë për këtë vend, për fëmijët tanë, për të gjithë ne.

Uroj që kjo të jetë një ditë plot lumturi e bekime për të gjithë besimtarët e krishterë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë!”,shkruan në urimin e tij Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    December 24, 2022 at 7:03 pm

    O Lake , gezuar Bajramin.

    Reply
  • Mollosi says:
    December 24, 2022 at 8:44 pm

    Te gjithe shqiptareve te krishtere, nga zemra u uroj – gezuar Krishtlindjen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Kuvendi në kaos, Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën
  • SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë, ja kujt i përket
  • “Rama është treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Nëse do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  2. Emigranti on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Vezhguesi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Nove on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Maksi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?