Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i luftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i luftës
AktualitetBote

Presidenti gjerman viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i luftës

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën: ekonomikisht, politikisht dhe gjithashtu ushtarakisht. Me këtë mesazh, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në Kiev herët këtë mëngjes. Ai dëshironte të dërgonte një mesazh solidariteti, veçanërisht në këtë periudhë të sulmeve ajrore ruse me drone dhe raketa.

Programi i vizitave të tij i nënshtrohet kushteve të rrepta të sigurisë. Në fakt, Steinmeieri ishte planifikuar të vizitonte Ukrainën javën e kaluar. Për arsye sigurie, udhëtimi u anulua në minutën e fundit, siç thuhet për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në Kiev dhe Ukrainën veriore. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), përgjegjëse për mbrojtjen e tij, shkroi në Twitter se ajo kishte rekomanduar shtyrjen e udhëtimit për shkak të rreziqeve.

Banorët e Kievit shpresojnë për ndihma

- Publicitet -

Në rrugët e Kievit, ardhja e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në Ukrainë shoqërohet me të njëjtën pritje nga shumë kalimtarë. Shumica e të intervistuarve e dinin se kush ishte Steinmeier dhe të gjithë shpresonin se ai do të sillte më shumë ndihmë gjermane në bagazhet e tij, si kjo grua. “Unë do të doja që gjermanët t’u përgjigjen më shpejt thirrjeve tona për ndihmë. Ata po na ndihmojnë, por ne kemi nevojë për më shumë. Dhe mbi të gjitha, më në fund na duhen tanket që na premtuan. Dukej sikur do të dërgoheshin menjëherë, por ende presim, deri më sot”.

Një tjetër kalimtar tha: “Unë kam shumë respekt për Gjermaninë dhe jam mirënjohës për ndihmën që po marrim. Por ne kemi nevojë për më shumë mbrojtje ajrore. Ne kemi nevojë për armë me të cilat mund të rrëzojmë këto drone të mallkuar dhe raketa ruse. Dhe ndihma financiare sigurisht, sepse ka shumë shkatërrime në shtëpi në Ukrainë”.

Incident në prill

Në fakt, presidenti gjerman kishte planifikuar të vinte në Kiev në prill, së bashku me presidentët e Polonisë dhe të tre Shteteve Baltike. Por në minutën e fundit pala ukrainase la të kuptonte se ai nuk qe i dëshiruar. Kjo shkaktoi një shqetësim kalimtar në marrëdhëniet gjermano-ukrainase, por gjërat u qetësuan me telefon dhe acarimet u shpërndanë.

Në kuadër të programit të vizitës, sot është planifikuar një takim me Presidentin Volodymyr Selenskyj. Dy kryetarët e shtetit duan t’u bëjnë thirrje qyteteve dhe bashkive gjermane që të lidhin partneritete të reja me bashkitë ukrainase në një afat të shkurtër, në mënyrë që të ndihmojnë banorët të kalojnë dimrin. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Kuvendi në kaos, Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën
  • SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë, ja kujt i përket
  • “Rama është treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Nëse do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  2. Anonymous on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Vezhguesi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Otto on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Maksi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?