Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Bullgarisë firmos ligjin që ndalon promovimin e LGBT-së në shkolla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti i Bullgarisë firmos ligjin që ndalon promovimin e LGBT-së në shkolla
AktualitetBote

Presidenti i Bullgarisë firmos ligjin që ndalon promovimin e LGBT-së në shkolla

Published: August 15, 2024
Shpërndaje

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj amendamentin e miratuar së fundi ndalimin e “promovimit” të LGBT-së në shkolla, pavarësisht thirrjeve nga intelektualët bullgarë që të vendosë veto. Grupet e të drejtave të njeriut, ndërkaq, paralajmëruan protestë kundër kësaj mase më 15 gusht.

Ligji, që ndalon “propagandën, promovimin apo nxitjen” në sistemin arsimor të “ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo për identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik”, do të publikohet më 16 gusht në Gazetën Zyrtare të Bullgarisë.

Qindra akademikë bullgarë, përmes një letre të hapur, i kërkuan presidentit Radev që të vendosë veto ndaj këtij amendamenti.

- Publicitet -

Ndryshimet synojnë të trajtojnë “një problem që nuk ekziston” në sistemin arsimor të Bullgarisë, u tha në letër dhe në vend të kësaj do të “normalizojë sulmet politike” ndaj komunitetit LGBT.

Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Michael O’Flaherty, po ashtu i kishte bërë thirrje Radevit që të mos e nënshkruajë ligjin, duke theksuar se ishte “shumë i shqetësuar” me ndalesën.

Radevi nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve, por zyra e tij për media tha se ai “shprehu qëndrimin e tij për këto ndryshime” duke i shndërruar ato në ligj.

Më 7 dhe 8 gusht, në kryeqytetin bullgar, Sofje, kishte protesta pasi ligjvënësit miratuan amendamentin e Ligjit për arsim parashkollor dhe shkollor më 7 gusht.

Amendamenti u propozua nga partia proruse e ekstremit të djathtë, Rilindja, dhe kaloi me 159 vota për, 20 kundër dhe dhjetë abstenime.

Ligjvënësit po ashtu votuan një amendament tjetër në këtë ligj, ku përkufizohet “orientimi seksual jotradicional” si “i ndryshëm nga nocioni i pranuar përgjithësisht… i tërheqjes mes personave të gjinive të ndryshme”.

Edhe ky amendament kaloi me shumicë pothuajse të njëjtë.

Mbështetësit e këtyre amendamenteve thanë se ato reflektojnë frymën e Kushtetutës së Bullgarisë, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe bazohet në vlerat e krishtera ortodokse.

Amendamentet po ashtu janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare.

Por, shumë grupe për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se këto amendamente “sulmojnë” të drejtat e fëmijëve.

Grupet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e LGBT-së kanë thënë se formulimet në këto ndryshime ligjore janë të ngjashme me ligjet “propaganduese” në Rusi dhe Hungari, sa i përket këtij komuniteti. Këto ligje janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut që kanë thënë se shkelin lirinë e shprehjes dhe promovojnë diskriminim dhe shkelje kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Hulumtuesit dhe organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e vendosin Bullgarinë në listën e shteteve në Evropë me gjendjen më të keqe sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT. Ministria e Mbrojtjes thote se nën bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura kanë përforcuar kapacitetet e ekipeve të pushtetit vendor në betejën për izolimin e vatrave në terrene të vështira.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  • Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?
  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarët e KLP kërkojnë sërish përjashtimin e njëri-tjetrit
  • Rama: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale

Komentet e Fundit

  1. O klluf on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  2. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  3. Lala i Lushnjes on EMRI: Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve
  4. Dashi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  5. Mjeku on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?