Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve
KryesorePolitikeRajoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve

Published: January 12, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka quajtur të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara” reagimet lidhur me takimin në Tiranë të kryeministrit Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë takim, në të cilin sipas pjesmarrëvesve është diskutuar kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit evropian të të dyja vendeve, ka pasur reagime të shumta në Shkup, në veçanti nga opozita maqedonase, e cila e ftesën e kryeministrit shqiptar e ka vleresësuar si “përpjekje për shpëtimin e qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski”, por edhe si të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

VMRO DPMNE-ja ka reaguar edhe për debatin në këtë takim për ndryshimin e kushtetutës maqedonase, si kusht që del nga marrëveshja me Sofjen për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

- Publicitet -

Por, presidenti Pendarovski në një prononcim për mediat ka thënë se “ka ikur koha kur proceset politike, ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t’i shikojmë si kërcënim për sigurinë tonë.

“Dekada më parë, Republika e atëhershme Socialiste e Shqipërisë ishte një kërcënim sigurie për ne. Ka kohë që ka kaluar koha kur proceset politike apo ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t’i shohim si një kërcënim sigurie për ne. Të mos harrojmë, Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me BE-në bashkë me ne. Shqipëria është miku ynë dhe nuk kam fare dyshim për ndonjë qëllim të fshehtë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Unë e di shumë mirë, po ashtu edhe ju. Nuk mendoj se aty po krijohet ndonjë skenar antimaqedonas”, ka deklaruar Pendarovski.

Lidhur me komentet se liderët shqiptarë janë thirrur në Tiranë për t’u marrë vesh për ndryshimet kushtetuese, Pendarovski tha se për këtë çështje nuk ka pasur nevojë të shkojnë në takim, pasi siç tha ai, të gjithë liderë politikë që kanë qenë në Tiranë edhe më parë kanë thënë se do të mbështesnin ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si kusht i domosdoshëm për të mos u përsëritur vetoja bullgare ndaj procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Takimi që liderët e partive nga blloku shqiptar e patën me kryeministrin e Shqipërisë është vlerësuar pozitivisht nga kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili të mërkurën tha se “çdo takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama është i mirëseardhur” sepse sipas kryeministrit Kovaçevski , “Edi Rama është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe një euroatlantist i dëshmuar”.

Takimi i zhvilluar të martën në Tiranë u iniciua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku morën pjesë liderët e të gjitha partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, përveç kreut të lëvizjes Besa, Bilal Kasami, i cili edhe pse i ftuar, refuzoi të merrte pjesë me arsyetimin se nuk dëshironte të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kasami takimin e kishte vlerësuar si “përpjekje për shpëtimin e Ahmetit pas përçarjeve në partinë e tij”.

Por, pas takimit, liderët e partive të shqiptare vlerësuan se takimi ishte relaksues dhe në “frymë vëllazërore” dhe se në fokus ishte e ardhmja e përbashkët evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.(REL)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Remo says:
    January 12, 2023 at 9:41 pm

    …llogje ballkani, ne takim ka shkuar ahmeti por refuzoi bilali..e ashtuquajtura ‘maqedoni’, nje shtet artificial krijuar me bullgare por qe ndihen ‘maqedonas’ dhe, shqipfoles qe ndihen turq.
    Sipas ketij Pende rovskit, Edvini eshte nje ‘euroatlantist i deshmuar’? hahahaha, Erdoganist i betuar, po dhe po! Per kete i ka ftuar edhe keta turkoshaket qe t’ju percjelle falenderimet e sinqerta te sulltanit, per punen e zellshme qe kane bere si kusare dhe perkrahes te neo-otomanizmit, rruge qe te con drejte Ankarase. Sa per ‘Maqedonsit’, ata s’dalin kurre nga orbita e Moskes edhe pse Kovac evski, kerkon te marre dy rroga.

    Reply
  • A says:
    January 13, 2023 at 2:10 am

    Y E S ! Mjegulla perçarse ndaj aleancës natyrale Shqiptaro-Bullgare po zhduket dalngadalë, shpresë për shqiptaret të përballojne me sukses armiqtë real !

    Reply
  • GENCI says:
    January 13, 2023 at 7:44 am

    E kam jo te lehte te te pergjigjem or REMO ngase nuk eshte ne khlturen time te regaoj keshtu. Por qenke nji Idiot qe vetem vrer e helm qet nga goja. Quditem me Redaksjne qe ska fare ndjesi per Lexues I t dhe lejone sharje e Fyerje.

    Reply
  • Remo says:
    January 13, 2023 at 9:23 am

    S’ke perse te ‘quditesh’ more Genci. Realiteti, eshte ai qe eshte. Ti mos ngaterro ilacet, kete bej.

    Reply
  • SPAK says:
    January 13, 2023 at 9:27 am

    Maqedonasit,bullgare, jane popull i bute por jo me islamiket shqiptare! Kur kam shkuar ne Maqedoni per here te pare ne vitin e larget 1992,mund te dalloje qarte nga veshja kush ishte Shqiptar! Ndryshimi ishte shume i madh! Nga kultura, turke e Shqiptareve, nga mendimet per jeten, nga menyra e jeteses etj,etj! Por edhe nga menyra se si e trajtonin grauan, Vajzen e cila shkonte deri ne klasen e katert fillore dhe pastaj bente pajen! Megjithate Maqedonsit ishin njerez bujare!

    Reply
  • KORÇARI says:
    January 13, 2023 at 9:41 am

    Maqedonasve ?????
    QË KUR SLLAVËT E URALEVE U BËNË MAQEDONAS ????

    Reply
  • struga says:
    January 13, 2023 at 10:48 am

    SPAK, gjitha keto cka thua ti nuk jane te vertra.Keto shpifje jane te kopjuara nga gojprishet sllavomaqedon.Ti jo vetem qe nuk je shqiptare por je nje albanofob i lindur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?