Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Perusë u arrestua, zgjidhet një grua si pasuesja e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti i Perusë u arrestua, zgjidhet një grua si pasuesja e tij
AktualitetBote

Presidenti i Perusë u arrestua, zgjidhet një grua si pasuesja e tij

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Peruja ka një presidente femër për herë të parë, pasi ish-presidenti Pedro Castillo u arrestua disa orë pasi ai u përpoq të shpërndante parlamentin.

Dina Boluarte, e cila mbante postin e zv/presidentes, u betua pas një dite dramatike në Lima të mërkurën.

Castillo kishte thënë se po zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”.

- Publicitet -

Por ligjvënësit e “injoruan” këtë dhe mbajtën një mbledhje urgjente. Më pas Presidenti u arrestua dhe u akuzua për rebelim.

Ai po shkonte drejt ambasadës meksikane në kryeqytet kur u arrestua.

Boluarte, një avokate 60-vjeçare, tha se do të qeveriste deri në korrik 2026, periudhë kur do të përfundonte presidenca e Castillo.

Duke folur pas betimit, ajo bëri thirrje për një armëpushim politik për të kapërcyer krizën që ka kapluar vendin.

“Ajo që unë kërkoj është një hapësirë, kohë, për të shpëtuar vendin”, tha Boluarte.

Zinxhiri dramatik i ngjarjeve të së mërkurës filloi me një fjalim të Presidentit Pedro Castillo në televizionin kombëtar ku ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai njoftoi se do të shpërndante Kongresin e kontrolluar nga opozita, një veprim i cili u prit me tronditje si në Peru ku disa ministra dhanë dorëheqjen në shenjë proteste, ashtu edhe jashtë vendit.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese e akuzoi atë për fillimin e një grushti shteti, ndërsa SHBA-ja “i bëri thirrje me forcë” Castillo-s të anulonte vendimin e tij.

Policia dhe forcat e armatosura të Perusë lëshuan një deklaratë të përbashkët ku thanë se respektonin rendin kushtetues.

Castillo u përpoq të shpërndante Kongresin vetëm disa orë përpara se të fillonte procedurat e reja të shkarkimit kundër tij.

Në fjalimin e tij televiziv ai tha: “Në përgjigje të kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin, kemi vendosur të krijojmë një qeveri të jashtëzakonshme që synon rivendosjen e shtetit ligjor dhe demokracisë”.

Ai theksoi se “një Kongres i ri me kompetencat përbërëse për të hartuar një kushtetutë të re do të mblidhej brenda jo më shumë se nëntë muajsh”.

Por Kongresi, i cili kontrollohet nga partitë kundërshtare të tij, thirri një seancë urgjente dhe mbajti votimin e shkarkimit që Castillo po përpiqej të parandalonte.

Rezultati ishte dërrmues: 101 votuan pro shkarkimit të tij, me vetëm gjashtë kundër dhe 10 abstenime.

Pas shkarkimit, Castillo u pa në ambientet e policisë. Në fotot, të cilat u shpërndanë nga policia në Twitter, por më pas u fshinë, shihej i ulur në dukje i relaksuar dhe duke biseduar me të tjerët.

Më pas u publikuan pamjet e Castillo duke nënshkruar dokumente me prokurorët.

Më vonë ai u arrestua dhe u akuzua për rebelim për thyerje të rendit kushtetues.

Peruja ka kaluar një periudhë të vështirë politike, me shumë presidentë të rrëzuar nga detyra vitet e fundit. Në vitin 2020, Peruja kishte tre presidentë brenda pesë ditëve.

Castillo u zgjodh në qershor 2021 në një zgjedhje polarizuese ku mundi rivalin e tij të krahut të djathtë Keiko Fujimori.

Ai kohët e fundit është akuzuar për korrupsion, të cilat ishin pjesë e një komploti për ta rrëzuar atë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. Fjala on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?