Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti kroat refuzon takimin me Nancy Pelosi-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti kroat refuzon takimin me Nancy Pelosi-n
AktualitetBote

Presidenti kroat refuzon takimin me Nancy Pelosi-n

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Kroaci, për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi. Ajo gjendet në Kroaci për të marrë pjesë në samitin, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë.

Duke përmendur që ftesën ia ka bërë Ambasada Amerikane në Kroaci, ai ka thënë se thirrja i është bërë “shumë vonë” dhe se do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.

“Nëse do të vinte Sekretari Amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviç.

- Publicitet -

Ai po ashtu ka thënë se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje dhe se brenda dy javësh republikanët do të fitojnë zgjedhjet në SHBA dhe se Pelosi nuk do të ketë më pozitën që ka sot. Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte pjesëmarrje në luftë.

“Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë ajo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka nëse Kroacia sulmon Serbinë? Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe shkojmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se ekziston një obligim në marrëveshjen e vitit 1949 të NATO-s sa i përket ndihmës.

“Atëbotë, ka qenë (diktatori sovjetik, Joseph) Stalin, dhe në anën tjetër ka qenë demokracia perëndimore. Viti në të cilin Bashkimi Sovjetik ka pasur bombë bërthamore. Tani kanë kaluar 73 vjet. Çdo rregull e ka jetën e vet dhe unë e shoh atë rregull me shumë seriozitet, mirëpo po ashtu ne nuk duhet të përfshihemi në probleme më të mëdha sesa që duhet”, ka thënë Millanoviç.

Samiti Platforma Ndërkombëtare e Krimesë, e organizuar nga Ukraina dhe Kroacia, do të nisë punimet më 25 tetor në Zagreb. Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e 42 delegacioneve nga 32 shtete të botës.

Ky samit është organizuar për të diskutuar rreth çështjeve të Krimesë, gadishullit ukrainas të pushtuar nga Rusia më 2014./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima
  • Bashkëpunimet e mira mund të hapin dyer të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Pellazg on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Socialisti i pa përfaqësuar on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  5. Trapajane hesapi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?