Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20
AktualitetBote

Presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 të liderëve botërorë në Bali javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus në samiti, mbledhja e parë e liderëve të ekonomive më të mëdha në botë që kur Putin filloi luftën e tij në Ukrainë.

Ambasada e Moskës në Indonezi i tha agjencisë së lajmeve AFP se programi i Putinit ishte “ende duke u përpunuar” dhe udhëheqësi rus mund të merrte pjesë virtualisht në samit.

- Publicitet -

Një zyrtar i qeverisë indoneziane i tha më herët agjencisë së lajmeve Reuters se Lavrov do të përfaqësonte Putinin dhe presidenti rus do t’i bashkohej një prej takimeve të samitit virtualisht.

Presidenti indonezian Joko Widodo në fillim të kësaj jave i tha Financial Times se kishte një “përshtypje të fortë” se udhëheqësi rus do ta anashkalonte mbledhjen.

Samiti i G20, i cili mbledh së bashku liderët e 19 vendeve dhe Bashkimit Evropian, pritet të ketë në fokus pasojat e luftës në Ukrainë, e cila ka nxitur mungesat globale të ushqimit dhe karburantit.

Indonezia, mikpritëse e samitit, ka refuzuar thirrjet e vendeve perëndimore dhe Ukrainës për të përjashtuar Rusinë, duke u zotuar të ruajë neutralitetin dhe të nxjerrë në pah potencialin për bashkëpunim në sigurinë ushqimore dhe energjetike.

Widodo është ankuar për tensionet gjeopolitike që rrethojnë samitin, për të cilin ai ka thënë se supozohet të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe “nuk është menduar të jetë një forum politik”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, 16 anëtarë të G20 mbështetën një rezolutë që dënonte tentativën e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës lindore nga Moska, shkruan Al Jazeera. 

Anëtarët e G20-ës Kina, India dhe Afrika e Jugut abstenuan në votim, ndërsa Bashkimi Evropian nuk përfaqësohet në organin e OKB-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili gjithashtu është ftuar në samit, tha më parë se nuk do të merrte pjesë nëse Putini do t’i bashkohej tubimit.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden janë ndër liderët botërorë që pritet të udhëtojnë në Bali.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 2:18 am

    Me mire qe nuk merr pjese se vetem do krijonte irritime ne publik. Po zhytet ne varferi nga dita ne dite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri!
  • Emërimi i Vlora Hysenit në SHISH, Rama: Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët
  • Arrestimi i kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, por s’kam të drejtë të ndërhyj
  • Një 40-vjeçar humb jetën në QSUT, nën hetim dy neurologë të Spitalit të Shkodrës
  • Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama anulon konferencën në Rinas, do nxjerrë vetëm një video-mesazh
  2. Five Company on Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri
  3. capi on 4 miliardë euro…
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama konferencë për mediat në Rinas pas kthimit nga SHBA, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
  5. Andi on Gjykata e Lartë nuk shkon në tryezën e Ramës për pagat: Çështja është në Kushtetuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?