Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerrë dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.
“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë…Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti në pushtet tha se shpërndarja e Kuvendit paraqet akt të paprecedent që bie ndesh me rendin dhe rastin do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.
Më 5 mars ishte afati i fundit kur Kosova do të duhej ta zgjidhte presidentin, 30 ditë para skadimit të mandatit të Osmanit më 4 prill.
Seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit, pasi në sallë mungoi opozita. Në garë ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Si pasojë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri.
Megjithatë, sipas Osmanit, përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura, ndonëse deputetët i patën 23 ditë për ta finalizuar procesin prej konstituimit të institucionit.
“Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq”, ka shtuar Osmani.
Ajo ka thënë se do t’i shpallë zgjedhjet e reja pas konsultimeve me krerët e partive politike.
“Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtë situatë e ka krijuar dështimi i Kuvendit për ta kryer detyrën kushtetuese. Askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por, këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm, me qëllime të rrezikshme”.
Sipas saj, zvarritjet do të krijonin situata tjera edhe më të rrezikshme.
Disa juristë kanë interpretuar se Kuvendi do të duhet ta zgjedhë presidentin brenda 60 ditësh nga fillimi i seancës për zgjedhjen e presidentit.
Megjithatë Osmani ka thënë se neni 86 i Kushtetutës përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati i saj përfundon më 4 prill.
“Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi të zgjidhte presidentin e ri. Ky afat ka skaduar mbrëmë në mesnatë. Pra, nuk kemi të bëjmë me një debat publik. Kemi të bëjmë me një fakt të qartë kushtetues. Kushtetuta nuk është shkruar për interpretime që relativizojnë peshën e saj. Ajo është shkruar për të garantuar funksionimin e shtetit, jo zvarritjen dhe mosfunksionimin”.
Mes tjerash, ajo ka thënë se pasojat nga mospërmbushja e afateve janë të qarta.
“Kushtetuta e parashikon qartë që një Kuvend që nuk arrin të zgjedhë presidentin nuk mund të vazhdojë pafundësisht të zvarrisë procesin, siç po tentohet, por përballet me një mekanizëm të qartë kushtetues që çon në shpërndarjen e tij. Për më tepër nenet 82 dhe 83 duhen të lexohen së bashku. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese ka theksuar se normat kushtetuese interpretohen të ndërlidhura dhe jo ndaras me njëra-tjetrën”.
Sipas saj, kjo do të thotë se ndonëse procedura për zgjedhjen e presidentit mund të fillojë 60 ditë para afatit të fundit, ajo nuk mund të shtyhet, por patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë të përfundimit të mandatit aktual, që në këtë rast do të thotë data 5 mars.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese mund t’i japë rrugëdalje një situate të tillë nëse dekreti dërgohet për shqyrtim.
“Është e pakontestueshme që është shkelur Kushtetuta me moszgjedhjen e presidentit të ri 30 ditë para se të përfundojë mandati i Osmanit, por Kushtetuta këtu nuk parasheh sanksione për shkuarje në zgjedhje”, tha Miftaraj.
Ai përmend dy versione se si do mund të vendoste gjykata për dekretin, nëse ai do të kontestohej.
Sipas tij, ose do ta shpallte atë të ligjshëm, ose do ta merrte për precedent aktgjykimin e saj për konstituimin e Kuvendit, ku edhe aty kishte përcaktuar afat 30-ditor për konstituim, por pa përcaktuar pastaj sanksion të shpërndarjes nëse ai afat nuk përmbushet.
I pyetur se a pezullohen procedurat e organizimit të zgjedhjeve të reja nëse dekreti sfidohet në gjykatë, ai thotë se varet a vendos gjykata për masë të sigurisë.
Ndër të tjera ai e quajti të pakuptimtë rastin e dërguar në Kushtetuese nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Është një shaka me qytetarët, e padrejtë dhe e pakuptimtë që një juriste si Haxhiu të bëjë gabime të tilla profesionale, të dërgojë në gjykatë pyetje për raste hipotetike si kërkesa e saj.”
Çështja e amendamenteve për mënyrën e zgjedhjes së presidentit
Krerët e partive politike në Kosovë janë takuar disa herë në ditët e fundit në përpjekje për të arritur deri te një figurë konsensuale për president, mirëpo nuk është arritur asgjë.
Presidentja Osmani e pati bërë të ditur se synon edhe një mandat si presidente, mirëpo emrin e saj nuk e ka propozuar askush në Kuvend, madje as Lëvizja Vetëvendosje e cila kishte vota të mjaftueshme për t’i kandiduar dy figura për këtë pozitë.
LVV i ka 57 ulëse në Kuvend ndërsa për të kandiduar një figurë nevojiteshin 30 nënshkrime.
Partia ka thënë në orët e vona të 4 marsit se i ka ofruar Osmanit 30 nënshkrime, mirëpo që ajo nuk ka pranuar. Më vonë Presidenca ka thënë se këto pretendime janë gënjeshtra.
Në rritje e sipër të paqartësive, Osmani i ka nisur në pasditen e 5 marsit disa amendamente për shqyrtim në Kuvend që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votë nga populli dhe jo nga Kuvendi.
Në konferencën për media të 6 shkurtit, ajo ka thënë se ato amendemente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që do të duhej të zgjidhej deri mbrëmë.
“Arsyeja është e thjeshtë, vetë amendamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojnë gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”.
Ato amendamente janë hartuar mbi një dekadë më parë dhe e kanë marrë dritën e gjelbër të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo nuk janë jetësuar kurrë.
Vota të mjaftueshme për miratimin e tyre nuk ka pasur as më 5 mars.
Radio Evropa e Lirë

Ja ky është Albin Kurti , një aventurier e armik i vëndit të tij , një njeri i pa përgjegjshëm e adoleshent i pa pjekur . Të bësh tre palë zgjedhje të përgjithëshme rradhazi brenda një viti , në një shtet akoma të pa konsoliduar , që nuk e njef bota e OKB-ja , një shtet nën sanksione evropiane e më i varfri në Evropë , kjo është marrëzia e dëmi më i madh që mund t’i sjellë një politikan vëndit të vet . Një kapriços kokëfortë e i fëlliqur , që vetëm për të zgjedhur një kryetar parlamenti , bën 300 seanca parlamentare , e shpije vëndin në zgjedhje të parakohshme dhe më tej , vetëm për të zgjedhur president republike atë që don ai , e rrukullis vëndin sërisht për herë të tretë në zgjedhje të parakohëshme , duhet të zhduket nga politika sa më parë .
Shqiptaret e andej kufirit e duan akoma Enverin me shume se ne te ktej kufirit. Prandaj duan te kene nje Enver te dyte ne pamundesi per te ngjallur te vdekurin. Le te shohim se ku do i çoje mushka e Albinit. Don Zoti e i çon atje ku deshirojme dhe ne shqpitaret e ktej kufirit. Per inisjativa te guximeshme duhen njerez te guximshem e largpames,urojme keshtu te jete dhe zoti Kurti! Krishtin e kryqezuan ndonese AI kishte te drejte,Giordano Brunon e dogjen te gjalle ndonse Ai kishte te drejte,le te mos e kryqezojme edhe ne Albinin,ndoshta Ai ka te drejte…..
Ajo qe ka rendesi per mua eshte Shtetformimi i Kosoves.Albin Kurti ben SHTET. ALBIN KURTI NUK FAL TERRITORE.
Albin kurti nuk lejon Associacione,Republika serbcka ne Kosove,.Albin Kurti nuk fal Toke e Det,AS VARREZA serbe.Agresoret serbe i vret ne Kosove,por varret ua dergon ne Serbi,Nuk eshte NDERMADH per te shitur pordhe neper Samite me territoret shqiptare,qe i fal sikur ja kane lene e ema me te jatin.
Parlamenti le te shperndahet.Zgjedhjet te behen prape,sepse ne Kosove funksionon Demokracia Evropiane,Atje nuk kane frike nga Zgjedhjet e parakohshme si ne Tirane.
Albin Kurti, në pamundësi për të fituar besimin popullor për të qeverisur i vetëm me të gjitha pushtetet në dorën e tij, pra të marrë mbi 61 vota, zgjedhjet e parakonshme (të jashtzakonshme) jo se i do, por i provokon nën presionin e egos së tij. Demokracia dhe brenda saj Republika Parlamentare me Kushtetutën e saj detyron konsensusin politik. Sepse, në këtë situatë politike të brushtë ku ndodget Kosova, ku qëndronte e keqja që VV, pra Kurti, ta propozonte dhe ta votonte edhe për një mandat të dytë zonjën Osmani, kur ishte ajo që me lëvizjen “Guxo” dalë nga LDK, në aleancë me VV, i siguroi atij fitoren në zgjedhjet parlamentare të para 5 viteve, ku ai u zgjodh kryeministër dhe Osmani presidente ?! Nëse supozojmë se edhe këto zgjedhje do japin pak a shumë të njëjtin rezultat, si ato dy para saj shkurt dhe dhjetor 2025, pra VV mos të arrijë synimin për të siguruar 61 e më shumë ulëse në Kuvend, si do sillej Kurti ?! Ku po çon pra Kosovën kjo qorrollepsje e gjithë spektrit politik të saj?!…
Albin Kurti, në pamundësi për të fituar besimin popullor për të qeverisur i vetëm me të gjitha pushtetet në dorën e tij, pra të marrë mbi 61 vota, zgjedhjet e parakonshme (të jashtzakonshme) jo se i do, por i provokon nën presionin e egos së tij. Demokracia dhe brenda saj Republika Parlamentare me Kushtetutën e saj detyron konsensusin politik. Sepse, në këtë situatë politike të brishtë ku ndodhet Kosova, ku qëndronte e keqja që VV ta propozonte dhe ta votonte edhe për një mandat të dytë zonjën Osmani, kur ishte ajo që me lëvizjen “Guxo” dalë nga LDK, në aleancë me VV, i siguroi atij fitoren në zgjedhjet parlamentare të para 5 viteve, ku ai u zgjodh kryeministër dhe Osmani presidente ?! Nëse supozojmë se edhe këto zgjedhje do japin pak a shumë të njëjtin rezultat, si ato dy para saj pra në shkurt dhe dhjetor 2025, pra VV mos të arrijë synimin për të siguruar 61 e më shumë ulëse në Kuvend, si do sillej Kurti ?! Pra, ku po çon Kosovën kjo qorrollepsje e gjithë spektrit politik të saj?!…
Albin Kurti nder te paktet kryeministra ne Europe (ne Ballkan absolutisht i vetmi) qe nuk i ka aspak frike zgjedhjet e parakohshme. I mbahet fort premtimit per Vetvendosje, eshte votuar per Vetvendosje e po qeveris me Vetvendosje. Nje shembull i qarte i ndershmerise ne politike.
Albin Kurti nje spiun I kamufluar Serb po ben c eshte e mundur te pengoj futjen e Kosoves ne Nato dhe OKB po mundohet kot,bota Shqiptare eshte pjese e perendimit tashme
Edhe pse fitoi shumicen, shihet qarte qe Albin Sharlatani nuk ka deshire qe te udheheq me shtetin. Prandaj tash e nje vit ai e bllokon Kosoven. Po perse vepron ne kete menyre Albini, do te pyet dikush. Sepse nuk do qe ta firmose asociacionin per te cilin u dakordua me serbet dhe nderkombetaren ne Oher dhe ne Bruksel. Marreveshja e Ohrit dhe e Brukselit, e pranuar nga Albini, eshte shume me e demshme se sa ajo e vitit 2013 dhe 2015. Per t’i ikur kesaj marreveshje ( nga e cila nuk mund te ikë asnje politikan shqiptar) Albini e ben lëmsh Kosoven.
Ne historine e shkurter te shtetesise se Kosoves, Albini do te mbahet ne mend si shkaterruesi me i madh i shtetesise (edhe ashtu te brishtë) te Kosoves.
Ashtu si Shqiperia edhe Kosova ka zgjedhur Republiken Kryeministrore qe pjell cdo dite Diktatore. Vjosa Osmani eshte e vetmja politikene me kembe ne toke ne Kosove qe mund ta ktheje sistemin ne Republike Presidenciale dhe te ndaloje ripushtimin e Kosoves nga Paramilitaret Serbe.
A nuk ka Kushtetuta klauzole per zgjatjen e afatit te Presidentes dhe per 30 Dite te tjera?
Zgjedhjet e parakoshme behen kur ka gerc per Kuvendin, jo per Presidentin,
Albini e ka fituar Kuvendin, dhe, ky ze i popullit nuk ka te drejte te deligjitimohet me nje dekret te Vjoses.
Kjo eshte Antikushtetuese.
Eh, moj shoqja e Ramutit
Injoranti Aldrin . Në çdo vënd demokratik kushtetuta përcakton afate për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe në rast të kalimit të këtyre afateve dhe parlamenti nuk arrin të zgjedhë presidentin, shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje të reja . Po me Ramutin çpate, të ka q.rë të tëmë apo tët motër ?
E kam shprehur muaj me pare dhe vazhdimisht.Vjosa Osmani i duhet Kosoves.Ka krijuar nje Stature nderkombetare me autoritet dhe Afrimitet me Lideret me te Rendesishem Boterore.Ja qe ne nje moment Enthysiazmi femeror e perdori ate Stature per te shpetuar ftyren e diskretituar kombetarisht dhe Nderkombetarisht te Edi Rames ne Forumin e Paqes,por per kete nuk duhej te hidhej poshte. Presidente e beri Albin Kurti,jo open Ballkani Tirane Beograd.
O demo katrani me bojë e me pisë , nganjëherë , (kohët e fundit shpesh herë) , je shndruar në një plak që po i atrofizohet truri ca nga ca e po budallepsesh fare . Po , more hajvan , Vjosa Osmani i shpëtoi fytyrën Edi Ramës në Bordin e Paqes ?! Po si ja shpëtoi , në ç’mënyrë ? Ku u ndodh në vështirësi Rama , që u ndihmua nga Osmani ? Ore ti budall , po Ramës ftesa për në Bordin e Paqes i erdhi një javë përpara se t’i vinte Vjosës , por nuk shkoi në mbledhjen e parë , sepse e la për të firmosur antarësimin në New York , duke pasur mysafire në Shqipëri të bijën e Trumpit . Kjo edhe për t’ju mbushur radaken juve hasmëve , që Rama , jo vetëm mund të kalojë Atlantikun , por edhe të pritet nga vetë Trumpi . Po ku na qënka Rama fytyrë e diskretituar ndërkombëtarisht , kur përfaqëson një vënd në prag të anëtarësimit në BE , që ka miq e kolegë të gjithë drejtuesit e BE-së e deri edhe vëndet arabe e aziatike ? Vjosa Osmani , që përfaqëson një ” shtet” të pa njohur ndërkombëtarisht , madje edhe nga 4 vënde antarë të BE-së , nuk është antare e OKB-së , është nën sanksione ekonomike nga BE-ja , me një kryeministër që nuk e fton askush në forume ndërkombëtare , kjo pra (Vjosa) , ja paska shpëtuar fytyrën Ramës !!!! O Zot , sa hajvanë mban ky dhe .
Z. Kurti dhe VV bënë punë të mira për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës por me veprimet e pas dy zgjedhjeve të fundit i kanë kaluar jashtë mase papërgjegjësitë shtetërore! Turp e marrëzi, nuk u gjendka një kandidat gjithpërdshirës në konsesus me opozitën per president të Kosovës!!!! Z. Kurti është kthyer në një autokrat tipik ballkanas, shumë kokëngjeshur, se atje në VV nuk ka zë tjetër!