Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DENONCIMI: “Premtojnë pasaporta, falin celularë, por ne s’i harrojmë 10 të vrarët…” Presione nga Bullgaria në Censin 2023 në Shqipëri?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > DENONCIMI: “Premtojnë pasaporta, falin celularë, por ne s’i harrojmë 10 të vrarët…” Presione nga Bullgaria në Censin 2023 në Shqipëri?
HistoriKryesore

DENONCIMI: “Premtojnë pasaporta, falin celularë, por ne s’i harrojmë 10 të vrarët…” Presione nga Bullgaria në Censin 2023 në Shqipëri?

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Shoqata maqedonase “Most” në zonën e Gollobordës, Bashkia Bulqizë, akuzon Bullgarinë se po përpiqet të ndikojë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Sipas shoqatës, Bullgaria synon asimilimin e minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës, duke u bërë atyre presion të deklarohen si bullgarë.

Përpara një jave në zonën e Gollobordës erdhi edhe zv/presidentja bullgare ku në takim me përfaqësuesit e delegacionit bullgar janë thirrur edhe regjistruesit e INSTAT-it, të cilët do të zhvillojnë censusin për t’i udhëzuar si t’i regjistrojnë banorët e Gollobordës.

- Publicitet -

Në takim nuk i kanë vajtur vetëm regjistruesit e njësisë administrative Trebisht, zona e Gollobordës.

Shoqata maqedonase thotë se ambasadori bullgar në Tiranë, i shoqëruar nga policia shqiptare, vizitoi fshatrat e Gollobordës, duke u premtuar pasaporta bullgare atyre që regjistrohen si të tillë dhe duke shpërndarë falas në rrugë pajisje elektronike-tableta dhe telefona. 

Shoqata u bën thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit maqedonas gjatë procesit të regjistrimit.

Maqedonasit në zonën e Gollobordës thonë se nuk i harrojnë krimet bullgare gjatë pushtimit të Gollobordës në Luftën e Parë Botërore.

“Dhjetë banorë të zonës së Gollobordës të vrarë nga bullgarët janë shpallur heronj kombëtarë. Ne kemi duruar nën pushtimin bullgar dhe do ta durojmë edhe këtë.

U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare, minoritetit maqedonas në zonën e Gollobordës dhe në të gjithë Shqipërinë që ti garantojnë e drejta të regjistrohet pa presion dhe ndikim nga Bullgaria“.

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • K R says:
    September 21, 2023 at 3:09 pm

    Përshëndetje Dita jeni gazeta më serioze.
    Golloborda është një ndër pjesët përbërëse të krahinës së madhe të Dibrës. Sipas K.Frashërit dhe M.Hasanit, në Republikën e Shqipërisë, ndër fshatrat e Dibrës, Golloborda përfshin fshatrat e njësive administrative Gjoricë, Trebisht, Ostren, dhe një pjesë të fshatrave të njësisë Zerqan, kurse qarkun e Elbasanit, pjesë e Gollobordës janë fshatrat e njësisë administrative Steblevë (Frashëri, 2012; Hasani, 2016). Në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Gollobordës kanë qenë fshatrat Jabllanicë, Llakaicë, Drenok, Modriç, Llabunisht, Llukovë, Nerezë, Bezovë, Zhepisht, Otishan (Hasani, 2016). Duke qenë pjesërisht dygjuhëshe, por edhe për shkak të dokeve të veçanta, popullsia e Gollobordës ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e historianëve dhe etnografëve shqiptarë dhe të huaj.
    Një studim që kemi bërë rezulton se 22 fshatra flasin vetem shqip, 12 fshatra flasin dy gjuhë. Asnjë nga të anketuarit nuk mban mend më shumë se tre breza pasardhës dhe nuk kanë shumë ndryshime ADN nga pjesa tjetër e Bulqizës.
    Pra edhe këtu si në kufirin grek luhet me mungesen tone te memories se shkruar. Turp i elitës së vendit.

    Reply
  • Laci says:
    September 21, 2023 at 3:10 pm

    TANI DHE BULLGARI
    HEDH SHURREN PERPJETE
    TE MOHOJME ATDHENE
    HALL I MADH VERTET

    PO IK O LANET
    O COBAN ME BOJE
    PER TY NUK PJERDH KUSH
    KERRABA TE TE RROJE

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 21, 2023 at 3:41 pm

    Duket se po rigjenerohen synimet, konceptimet, deshirat apo enderimet
    e shteteve qe rrethonin territoret shqipetare ne kohen e luftrave Ballkanike.

    Secili prej tyre desheron te kete influence ne territore qe ka patur
    kur erdhen nga Azia, stepat e Rusise, nga territoret ne veri te Danubit,
    apo zonat qe kontrrollonte Filipi i Maqedonise dhe Aleksandri i Madh,
    apo Pirroja i Epirit, qe nuk ishin greke, por disa sot i konsiderojne te tille.

    A besojne lideret e vendeve perkatese se mund te kene kerkesa te tilla,
    Apo pompojne krenarin e bashkombesave te tyre se sa speciale kane qene
    ne te kaluaren shum te larget.

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2023 at 3:43 pm

    mos u ngutni bullgare,swe ka per te gjithe.
    Ky Trimi jone kryeministri Rama ja mblodhi 8 me 2 qeverrise Bullgare,qe nuk lejonte Maqedonine te hapte negociata me BE,..Paska lejuar Bullgaret te bejne presione mu ne zemer te Shqiprise?Mu ne Diber?
    Te vijne qeverria Bullgare mu ne Diber dhe te Instruktoje regjistruesit,si duhen Rregjistruar banoret e Gollobordes?
    Epo Trimeria do paguar!
    Keshtu e ka ky kryeministri jone.Kercen Tango. Nje hap para,dy pas,.
    Nje Trimeri,Dy t`dhime ne breke,.Pastaj heq breket fare,se eshte lyrosur per Ibret,si e beri me Serbine.
    Ja kam Fryken Trimerive te Ketij.,Ruaju Trimerise se Frikacakut!
    Ruj o Zot cfare Gjeme do ndodhi,pas Asaj Trimerie te sotme me Ruset ne OKB! ??????????
    Ato teneqete e ndryshkura ruse ne Pasha Liman,mund te behen Minoritet,.Cfare nuk pret prej ketij????,Edhe Ay burimi i kalter u be Axurro Italian,,sepse kishte ngjyren e fanelles italiane!!!!!!!!!!!!!.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 21, 2023 at 3:55 pm

    Maqedonia e Veriut eshte shtet pa histori, eshte nje ZAJEDNICE serbe e krijuar nga Stalini me Titon dhe Dimitrovin, llagapin Maqedonia e Veriut ja vune greket me hu ne dore kur refuzuan te pranonin Maqedonine e Stalinit, Titos dhe Dimitrovit si Perandoria e Aleksandritte Madh, prandaj edhe manipulimet qe i bejne historise duke u perpjekur te kollofisin Golloborden si zone maqedone jane perpjekje mashtrimi komunist, njashtu sic po veprojne serbet me veriun e Kosoves dhe ne kete kendveshtrim sot Shqypnia e Rilindjes Enveriste duket si nje han pa porta, ashtu sic dukej pas shpalljes se pavaresise, kur Ismail Beu ja kishte shitur Vatanin Greqise per dy aspra dhe kur Austrohungaria luftonte me Serbine per pjesen e mbetur te Shqypnise kur cubi i Moskes vrau Esad Pashen ne Paris qe kishte shkuar si kryeimnister i vendit te mbronte copetimine Vatanit

    Reply
  • Agimi says:
    September 21, 2023 at 4:20 pm

    Shume me mire ,bullgare se maqedone.Maqedonet jane me antishqiptare se serbet.

    Reply
  • Shkupi says:
    September 21, 2023 at 10:05 pm

    Ata shqiptar qe provojne te shesin identitetin per nje pasaport apo per nje telefon monil, ata separi do te denohen nga shteti per paraqitje te rrejshme nderkaq populli shqiptar do ti shenoj perjete si njerz me DAMKE.
    Shqiptar, ruanu mos damkosni fytyren tuaj se kohet ndryshojne por damka jo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. TITI on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Askushi on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?