Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantohen pikat e planit të paqes në Ukrainë, refuzon Rusia: Kievi po e zgjat luftën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prezantohen pikat e planit të paqes në Ukrainë, refuzon Rusia: Kievi po e zgjat luftën
AktualitetBote

Prezantohen pikat e planit të paqes në Ukrainë, refuzon Rusia: Kievi po e zgjat luftën

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Samiti i G20-s i nisi punimet në Bali të Indonezisë, me thirrjet kundër luftës në Ukrainë. Presidenti Zelensky u kërkoi udhëheqësve botërore të ndalin konfliktin tani dhe të mbështesin një plan të pranueshëm paqeje.

Por çfarë parashikon plani i paqes, për të cilin Zelensky kërkoi mbështetjen e udhëheqësve botërore?

Sipas një transkripti të ndarë nga ambasada e Ukrainës në Indonezi dhe që citohet nga CNN, propozimi prej 10 pikash përfshin garantim të sigurisë radioaktive dhe bërthamore, asaj ushqimore dhe energjetike.

- Publicitet -

Kërkon lirimin dhe shkëmbimin e të burgosurve, themelimin e një gjykate të posaçme për krimet e pretenduara ruse, parandalim te përshkallëzimit, tërheqjen e trupave pushtuese dhe konfirmim të fundit të luftës përmes një traktati paqeje me Moskën.

Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Moskës për këtë çështje. Rusia thotë se Ukraina nuk dëshiron të negociojë duke pretenduar se këtë e konfirmoi plani i paqes i prezantuar nga Kievi në samitin e G20-s.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi se deklaratat e presidentit Zelensky se nuk do ketë marrëveshje të reja të Minskut, konfirmojnë qëndrimin e Ukrainës se heziton të negociojë.

“Rusia do të vazhdojë të ndjekë objektivat e saj në operacionin ushtarak në Ukrainë, pasi Kievi refuzoi bisedimet”, tha ndër të tjera zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

Lidhur me planin e paqes reagoi dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ndodhet në Indonezi për samitin e G20-s. Kryediplomati tha se plani i Kievit nuk është realist dhe akuzoi Zelenskin se nuk po dëgjon këshillat e perëndimit.

“Propozimet për paqen në Ukrainë të paraqitura nga presidenti Volodymyr Zelensky në samitin e G20-s nuk janë realiste dhe të duhurat. Rusia kërkon të shohë fakte konkrete dhe jo vetëm fjalë. Ndërhyrja e presidentit ukrainas në G20-ën tregoi që ai nuk dëgjon asnjë këshillë të perëndimit në negociatat me Rusinë.

Edhe njëherë, Zelensky dha prova të një retorike rusofobe dhe agresive. Ne e kemi konfirmuar vazhdimisht me gojën e presidentit se nuk po refuzojmë të negociojmë. Nëse dikush refuzon, është Ukraina. Dhe sa më gjatë të refuzojë, aq më e vështirë do të jetë përfundimisht të negociohet”, tha Lavrov.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:23 pm

    Rusia eshte ajo qe filloi luften dhe ajo duhet te mendohet mire perpara se te bej nje hap mbrapa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  • 24 tetor 2026
  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 

Komentet e Fundit

  1. Edi on Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  2. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?