Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prishën qetësinë publike dhe muzikë jashtë orarit, procedohen 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prishën qetësinë publike dhe muzikë jashtë orarit, procedohen 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë
AktualitetKronike

Prishën qetësinë publike dhe muzikë jashtë orarit, procedohen 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë

Published: July 2, 2023
Shpërndaje

Dhjetë persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen për ndotje akustike. Kontrollet u monitoruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe ishin të befasishme ose në bazë të shqetësimeve që kanë adresuar qytetarët dhe pushuesit në numrat e kontaktit të Policisë.

Sipas policisë kontrolle janë ushtruar në të gjithë vendin, u konstatuan në paligjshmëri, 6 subjekte (3 në Dhërmi dhe në Vlorë, si dhe nga 1 subjekt në Durrës, Elbasan dhe Tiranë).

Ndër të tjera mësohet se 10 shtetas kryesisht pronarë, menaxherë dhe muzikantë që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Intensifikohen kontrollet përgjatë fundjavës, për të parandaluar ndotjen akustike, si dhe për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës.

Kontrollet u monitoruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe ishin të befasishme ose në bazë të shqetësimeve që kanë adresuar qytetarët dhe pushuesit në numrat e kontaktit të Policisë.

✅Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, u konstatuan në paligjshmëri, 6 subjekte (3 në Dhërmi dhe në Vlorë, si dhe nga 1 subjekt në Durrës, Elbasan dhe Tiranë).

✅Për këto raste janë proceduar penalisht 10 shtetas (pronarë, menaxherë dhe muzikantë) që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

✅Për të gjitha rastet Policia ka sekuestuar pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të posaçëm të masave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, me fokus kryesor parandalimin e ndotjes akustike, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet që organizojnë aktivitete me muzikë.

-Në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, janë konstatuar 3 subjekte ku ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar. Për këto raste janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas (pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale). Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën në këto lokale.

-Në Durrës u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. A., 50 vjeç. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

-Në Tiranë, në unazë të re, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, shtetasin L. K., 36 vjeç. Në vijim, pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal, janë sekuestruar nga Policia.

-Në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. S., 40 vjeç. Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?