Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama në Athinë dhe mendësia greke e sundimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rama në Athinë dhe mendësia greke e sundimit
AnalizaLajmi i fundit

Rama në Athinë dhe mendësia greke e sundimit

Published: May 10, 2024
Shpërndaje
_upscale

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Të dielën kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë në Athinë. Pas shumë lajmeve, që ndryshonin vazhdimisht, takimi i tij me shqiptarët që jetojnë aty, do të ndodhë. Në të vërtetë ky duhej të ishte njëri nga lajmet më rutinë në trajktoren e punës së një qeveritari të lartë, pasi, në të gjithë këtë histeri politike që u ndez, që nga selitë qeveritare në Athinë e deri në mediat shqiptare, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

- Publicitet -

Kryeministri i një vendi fqinj takon bashkëatdhetarët e tij në një ditë të zakonshme, që, për më tepër, nuk është as në vigjilje të zgjedhjeve politike në Shqipëri, dhe , më tej, nuk ka të bëjë me votimet në një strukturë europiane.

Sherrnaja që u ndez krejt papritur dhe pas asnjë shkak real nga qeveria greke, që prej një viti kërkon sherrin, edhe kur është qetësia, solli befas rindezjen e problemeve që mendohej se ishin të kaluara, dhe se, për një gjë të zakonshme, nuk do të mund të ndizej. Kalimi nga njëra gjendje në tjetrën, nga sherret e vogla në një sherrnajë të gatuar keq dhe drurë të lagur, solli më shumë tym nga sa pritej, dhe u bë më tepër lajm se sa e meritonte.

Qeveria greke prej një vit çdo përballje me shtetin shqiptar e konsideron si çështje nderi dhe lufte, fushata e saj u ndez edhe më tej nga vënia në lëvizje e mjeteve të propogandës, sherreve mes vetë partive politike greke, ku, edhe pse flamuri i nacionalizmit është vetëm një dhe i vjetër, përsëri atë e lakmuan njëherësh shumë duar.

Mendësia greke e sundimit mbi të tjerët, sidomos kur ajo përndizet nga nacionalizmi i njohur grek, bëri që, një gjë e rëndomtë të kthehet në një eviniment politik të rëndësishëm, e , për më tepër, të tundë të gjitha strukturat e këtij shteti. Që, as nuk munden ta pengojnë, as nuk do të munden të jenë të pranishëm.
Edsi Rama do të jetë tani si kryeministri i shqiptarëve, pa asnjë dallim, jo vetëm i atyre që besojnë tek ai, apo duan të vazhdojë edhe një mandat të katërt qeverisja e tij. Do të ketë edhe ata që nuk e duan, që janë kundër rizgjedhjes së tij në pushtet, ashtu si mund të jenë kundër të majtës në përgjithësi. Gjithçka doli nga anonimiteti dhe loja e nisur në Tiranë, për të përfunduar në një sallë sportive mijëra vendesh në Athinë, tani është një ngjarje që kaloi caqet e Athinës zyrtare dhe të Tiranës politike.
Nganjëherë, kur përpiqesh të vësh vetulla, nxjerr sytë. Ajo që u ngrit kundër një vizite pa asnjë lloj protokolli dhe, për më tepër, më shumë private se sa zyrtare, nuk ka të bëjë thjesht me gjendjen në të cilën u ndodh qeveria greke, përballjet e saj me skajet nacionaliste afër pushtetit të saj, pëshpërimat e kishës greke apo të mediave të ndezura keq nga simbolika të afruara, por jo të njëjta.

12 maji është dita e arrestimit një vit më parë të Belerit, një shqiptar i konvertuar në grek, i cili, po të mos arrestohej dy ditë para votimeve bashkiake, ishte krejt e mundur që të mos kishte fituar betejën e radhës për Himarën, që politika greke kërkon ta kthejë në një Piemont të pakicës greke në Shqipëri, edhe pse e dinë se është një krahinë thellësisht shqiptare. Arrestimi i Belerit mobilizoi gjithë strukturën greke në Athinë, futi në lojë njerëz të politikës, të pushtetit, delegoi zyrtarë të lartë, nxiti rezoluta, afroi kërcënime, krijoi klimën e akullt mes dy vendeve, e , në fund të fundit, nuk ndezi. Beleri u dënua, pavarësisht thirrjeve greke jashtë kufirit dhe çjerrjeve mitogreke brenda kufirit. Çështja e tij, të cilën politika greke e kaloi në një teh politik, ishte e mbetet thjeshtë juridike, që nuk ka të bëjë me qeverisjen e vendit, me politikat e fqinjësisë, dhe, mbi të gjitha, as me nënshtrimin ndaj agresivitetit të qeverisë greke apo delireve nacionaliste. Ajo ka zgjuar interesin e shtetit shqiptar për aq sa i takon, as më tepër , as më pak.

A e zgjodhi qëllimisht Edi Rama një datë të tillë për të organizuar takimin e tij në Athinë? Në politikë asgjë nuk është e pamundur dhe e pa menduar. Mund të jetë kështu. Nëse të gjitha fijet e qeverisjes Edi Rama do i kishte lëvizur si ato të fushës ndërkombëtare, me siguri do të kishim një Shqipëri shumë më të mirë.
Edhe nëse ai nuk e kishte pasur një mendim të tillë, pra një shenjë revanshi dhe kapërdisje ballkanike, zjarri që desh u ndez në Athinë e besoi këtë si një fakt të kryer dhe, të pa mësuar me gjendjen e tyre në një pozitë të tillë, ku, as kërcënimet e as protestat, as delegimet ndërkombëtare nuk bënë punë, përkundrazi u kthyen pas, krijuan gjendjen e të mundurit në fushën e tyre.

Rasti Beleri ishte humbja e parë e tyre në një fushë ku nuk ishin mësuar të humbasin. Për 34 vite, në çdo përballje, qeveritë shqiptare ose janë përkulur, ose kanë synuar të përfitojnë nga pushteti i politikës greke. Ka ndodhur kështu në të gjitha rastet e është menduar se do të vazhdojë të ndodhë. Edhe kur ata vetë e kishin shtetin me brekë nëpër këmbë dhe pritej krahu gjerman për t’u ringritur, ata nuk e harruan presionin mbi fqinjin e tyre, qoftë ai shqiptar, qoftë maqedonas, qoftë turk. Përmes presionit, si formë e kërbaçit politik grek, përmes haraçit, si formë e kulaçit politik grek, ata kishin arritur të kenë varrezat e ushtarëve grekë, të vrarë në Shqipëri, edhe në zona ku nuk kishte shkelur këmbë e tyre, të zhvarrosnin shqiptarë të vdekur dekada më parë, për të ngirtur një obelisk, edhe kur këto , që u bënë pjesë e obeliskut , ishin quajtur në jetën e gjallë , me emra të tjerë, si Hasan, Enver, Qamil, Përmet, Petro, Asllan…
Politika greke takimin e 12 majit të shefit të qeverisë shqiptare , gjë krejt normale dhe praktikë e zakonshme, e trajtoi si mënyrën e revanshit të tyre dhe hakmarrjes për çështjen e një renegati, të cilin, për më tepër, partia në pushtet e kishte vënë në një listë të rëndësishme, ku as nuk mund të mendohej para një viti se mund të ishte. Nëse halli i Demokracisë së Re ka vajtur deri sa të gjejë mbështetje e të marrë vota nga një si Beleri, atëherë askush nuk e di se cilët qeverisin në Athinë.

E ndërsyer nga zjarri që menduan se po afrohet, dalldia që po u ngjiste në shtëpinë e tyre – në të vërtetë nuk kishte asnjë dalldi – ata i bënë Edi Ramës propogandën më të madhe, të cilën nuk kishte mundur të ia bënte as Endri Fuga me mjeshtrit e tij. Ata i krijuan aureolën e njeriut të fortë, nacionalist modern, i qëndrueshëm, që, pasi i kishte mundur në fushën e tij – rasti Beleri- , po vinte t’i mundte edhe në fushën e tyre. Kjo ishte e pa besuar për to. Ngutja për të gjetur alibi të pa besueshme, r efuzimi i një pritje të zakonshme, qoftë edhe miqësore, prononcimet në media, edhe kur nuk ia kërkonte askush, se ishin kundër vizitës së kryeministrit shqiptar, propozimet për ta shtyrë këtë takim në një datë tjetër, mundësisht pas zgjedhjeve europiane, sikur ai të kishte në dorë fatin e tyre në Greqi, loja me ec e jaket, mohimet se janë në dijeni dhe shfaqja e secilit prej tyre më nacionalist se tjetri, të gjitha i krijuan edi Ramës atë që nuk është meritë e tij – dekorin e jashtëzakonshëm të pritjes së shefit të qeverisë nga ata që janë larguar nga vendi i tyre.

Fryma nacionaliste në Athinë i solli fitoren e dytë Edi Ramës në Tiranë, ende pa lëvizur nga vendi. Të giithë e dinë se kjo nuk do të jetë një fitore si e Pirros, sepse askush nuk do i hedhë shefit të qeverisë një tjegull politike mbi kokë, pasi e kanë zbuluar vetë të gjithë çatinë e tyre.
Tani gjërat janë më lehtë të lexueshme. Në harkun e një viti, ku ngrirja ka mbetur e ngurtë dhe lëvizjet nuk e shkrinë dot atë, Athina, pasi e nxiti vetë një luftë politike që nuk ishte asgjë tjetër veçse një ngacmim i Tiranës , shijon humbjen e dytë. Nuk kishte përse të ndodhte kështu, por, shpesh herë, cektësia dhe ngutja janë këshilltarë të këqinj dhe jo larg tyre është rrëpira ku mund të biesh.

Të ndalohet shefi i qeverisë shqiptare të jetë në Athinë me 12 maj, ky do të ishte një skandal i madh politik, aq më tepër se, në të njëjtën ditë, shefi i qeverisë së Athinës do të shkojë në Ankara, ku problemet janë shumë më të mprehta dhe zgjidhjet shumë më të largëta.
Të bëhen përsëri lojrat dinake me spostime sallash dhe refuzime në momentin e fundit është, po ashtu, e rrezikshme dhe do të krijonte një precedent të ri në politikën europiane : atë të rënies së një qeverie përballë presionit që ngriti vetë. Stuhia e tyre do të mbytej në një gotë uji dhe pasojat do të ishin të shumëfishta. Ndërkohë , kjo do i bënte nder Edi Ramës.

Qeveria e Athinës i veshi Edi Ramës mantelin e luftëtarit, kur askund nuk ka luftë. I dha atij armaturën e luftëtarit, kur askush nuk mendon më për të qenë luftëtar. Nga drejtuesi i një force politike, që qeveris,k e bëri atë të jetë vetë qev erisja dhe simboli i shtetit shqiptar. E nxorri nga një skenë e zakonshme ballkanike dhe i dha të drejtën të krijojë një skenë shumë më përtej saj.
Në Shqipëri kemi pasur gjithnjë drejtues që pëlqenin më shumë pushtetin, se sa popullaritetin. Është e rrezikshme kur nga verbimi politik krijon një drejtues që , në këtë moment, do të ketë edhe pushtetin, edhe popullaritetin.

Do të jetë hera e parë që politika greke do të dijë se ku e ka vendin e vet. Nëse edhe këtë nuk e ka mësuar, atëherë ky do të jetë gabimi i tretë i saj, që, si ndodh zakonisht, kthehet në faj.
Dhe fajet paguhen.

***

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?