Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit
KronikeKryesore

Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron Davide Pecorellin dy ditë pas arrestimit

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Biznesmnei italian, Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në janar 2021 për t’i shpëtuar borxheve do të lirohet nga burgu vetëm dy ditë pas arrestimit të tij.

Gjykata e Apelit e Perugias, me kërkesën e Prokurorit së Përgjithshëm, nuk e ka lënë në fuqi arrestimin e bërë më 10 dhjetor nga stafi i komisariatit të kryeqytetit Umbrian ndaj Davide Pecorellit, 47 vjeç.

Kërkesa e Shqipërisë dhe prokurorisë Pukë për të ekstraduar biznesmenin do të shqyrtohet pa masë sigurie.

- Publicitet -

Biznesmeni akuzohet nga organet e drejtësisë shqiptare për mashtrim, deklarata të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Më tej, sërish me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, u urdhërua lirimi i tij, shkruan Ansa.

Ditën e shtunë, pas arrestimit të tij,  reagoi edhe policia shqiptare e cila tha se pritet ekstradimi i tij.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit – Vijon shkëmbimi i informacionit me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Finalizohet nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, operacioni policor i koduar “Perugia”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie nga Gjykata e Pukës, për një sërë veprash penale.

Në vijim të bashkëpunimit policor me partnerët italianë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e sotme, në Perugia, Itali, Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve, finalizoi operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian D. P., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull.

Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias kishte rezultuar se në janar 2021, Davide Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën një veture të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë.

Brenda makinës së djegur u gjetën mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Para ligjit të gjithë janë njësoj! says:
    December 13, 2022 at 10:54 am

    Prokuroria italiane nuk zbaton kërkesat e gjykatave shqiptare, sepse e quan « ofendim » që një gjykatë shqiptare të burgosë një italian! Janë mësuar që të n’a paraqesin që vetëm shqiptarët bëjnë pislliqe dhe jo ata! Italiani ka shkelur ligjet shqiptare dhe është i detyruar që të sillet në Shqipëri për të kryer dënimin. Kështu veprohet në çdo vënd.

    Reply
  • Baftjari says:
    December 13, 2022 at 4:33 pm

    Jo mor jo…prokuroria Italiane dhe gjithe Bota e dine shume mire se cilet jane prokuroret dhe gjykatesit Shqiptare…Jane nje trup I vetem me krimin e organizuar dhe I binden dhe punojne vetem per interesa mafioze dhe zbatojne urdhrat e krimit te organizuar. Gjithe Bota e di qe banda me e rrezikshme ne Shqiperi jane prokuroret dhe gjykatesit…Qe ta dorezojne qytetarin e vet Italianet …kushdo qofte ai ne duart e “drejtesise shqiptare” eshte njesoj sikur ja dorezon nje bande kriminelesh. Drejtesia Shqiptare eshte ne ate guacken e vete si kermilli dhe nuk shohin dhe nuk e dine ku eshte Bota Sot…ata kujtojne se jane te zotet dhe mund te bejne gjithcka duke manipuluar dhe bere pale me krimin…te tille jane dhe do kene fund te hidhur.
    Bravo Italia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  • Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi

Komentet e Fundit

  1. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  3. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  5. prehistoriku on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?