Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pritet shtrenjtim i karburanteve, shoqata: Rënia e valutës po mbron konsumatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pritet shtrenjtim i karburanteve, shoqata: Rënia e valutës po mbron konsumatorët
Ekonomi

Pritet shtrenjtim i karburanteve, shoqata: Rënia e valutës po mbron konsumatorët

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Ulja e paralajmëruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ prej rreth 5 milionë fuçi në ditë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare. Sipas Agjencisë së Lajmeve “Reuters”, çmimi e tejkaloi nivelin e 80 Dollarëve për fuçi, ose 1% më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kjo luhatje pritet të reflektohet edhe në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha për Televizionin Klan se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej.

“Duhet patur parasysh se në çmimin final të karburanteve, 120 Lekë janë vetëm taksat dhe pjesa tjetër është çmimi real i karburantit. Dollari ka qënë në favorin tonë dhe na ka ndihmuar të mos rrisim çmimin e karburanteve, por situata gjeopolitike mes vendeve prodhuese dhe atyre eksportuese duket e tensionuar, duke u reflektuar me luhatshmërinë e çmimit të naftës në bursë. Në javën e ardhshme do të duhet të blejmë sërish në treg dhe pritshmëritë janë që çmimi të rritet.”

- Publicitet -

Aliaj thotë se vendi nuk ka mundësi për krijimin e rezervave për të mbrojtur konsumatorin nga spekulimet me çmimin e karburanteve.

“Krijimi i sasive rezervë ka mbetur tashmë vetëm një nocion fizim, teksa në realitet ne operojmë duke përmbushur nevojat ditore të konsumatorëve. Duhet thënë që nevojat kanë qenë të larta, dhe importuesit kushtëzohen nga çmimi në momentin kur ata dalin në treg.”

Në Shqipëri vijon të ketë një trend rritës së çmimeve të naftës me pakicë, që prej momentit të shkrirjes së Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Për këtë situatë, Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se tregu është nën monitorim duke mos përjashtuar mundësinë e vënies nën hetim të këtyre subjekteve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?