Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Privatizuan bazën ushtarake, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për ndërtimet e jashtëligjshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Privatizuan bazën ushtarake, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për ndërtimet e jashtëligjshme
KronikeLajmi i fundit

Privatizuan bazën ushtarake, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për ndërtimet e jashtëligjshme

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Lartë la nën sekuestro preventive pasuritë që janë ndërtuar dhe që po ndërtohen brenda territorit të bazës ushtarake të Shëngjinit numër 2001.

Vendimi u miratua për llogari të hetimeve që po kryhen për “shpërdorim detyre” nga disa zyrtarë që nuk pranuan të regjistronin pronën si bazë ushtarake dhe nga ana tjetër për “ndotje të ujrave” nga subjektet private. Gjykata e lartë citon parashtrimin e prokurorisë që thotë se “kjo pasuri është brenda përhapjes dhe vendosjes së Forcave të Armatosura dhe se regjistrimi i kësaj pasurie në emër të personave privatë është në kundërshtim me ligjin dhe përbën cënim të sigurisë kombëtare”.

Gjykata e Lartë vë në dukje se kjo masë është e domosdoshme për të mos tjetërsuar pronat që sipas kolegjit janë de jure dhe de fakto në pronësi të Forcave të Armatosura. Çështja po hetohet prej dy vitesh mbasi Komanda e Forcave Detare mbas inventarit aplikoi për të regjistruar gjashtë prona.

- Publicitet -

Por pavarësisht një VKM numër 515 dhe një korrespondence të gjatë institucionale, zyra vendore të regjistrimit të pasurive në Lezhë, pajisen me dokumentacion të pjesshëm pronësie individë të ndryshëm brenda bazës ushtarake të Shëngjinit, për një sipërfaqe prej përmbi 62 mijë metra katrorë. Kjo ka dyshime të jetë kryer edhe në shkelje të dekretit për pronat e Forcave të Armatosura në çdo rast nevoje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mos cenimit të sigurisë kombëtare- thotë prokuroria.

Si komandant i Forcës Detare të asaj kohe, Artur Meçollari kërkoi hetime dhe ndaj shefit të shtabit të Forcave të Armatosura të asaj kohe, Bajram Begaj, sot president i Republikës dhe dy ushtarakëve të tjerë dhe çdo nëpunësi që ka përgjegjësi. Hetimet në fillim u kryen nga SPAK që shpalli mos kompetencën, pasi nuk gjeti shkelje nga subjektet që ka nën kompetencë. Sot çështja po hetohet nga Prokuroria e Lezhës.

Në delegimin e çështjes, SPAK i thotë prokurorisë së Lezhës se duhet të vlerësojë në lidhje me veprimet e kundraligjshme të punonjësve ZVRPP Lezhë apo të personave përfitues të këtyre pronave në kundërshtim me ligjin. Prokuroria lokale ndërkohë ka administruar lejet e ndërtimit që u janë dhënë subjekteve të ndryshëm nga Bashkia Lezhë. Ndërkohë që njëri nga juristët e bazës ushtarake i identifikuar si Denis Madhi i pyetur nga akuza deklaron se nuk e di arsyen se përse ASHK nuk i ka regjistruar pasuritë që janë nën administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në historinë e tranzicionit!
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë
  • Mbledhje online si në kohë lufte: Deputetët e PS votojnë nga shtëpia dhe makina
  • NATO shqyrton ndryshimin e planeve për vitin 2027, samiti në Tiranë nën hije dyshimi
  • Plagosja në Shkodër: Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

Komentet e Fundit

  1. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  2. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. Luan on Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?
  5. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?