Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Problematika që na sfilitin…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Problematika që na sfilitin…
KomunitetKryesore

Problematika që na sfilitin…

Published: September 17, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në Dita

Me fillimin e vitit të ri shkollor, problematikat që i kishim dërguar me pushime verore, u kthyen fuqishëm për të cfilitur të madh e të vogël.

- Publicitet -

Dhe kjo nuk u ndryshua as nga “nismat make-up”, që ndërmerren çdo fillim viti apo sa herë ndryshon ministri. Ata nuk i adresojnë problematikat e sistemit, i cili nëse nuk është rrënjosur mbrapsht, është i vjetëruar dhe nuk po funksionon.

(Ri)regjistrimi i fëmijëve përmes e-Albania është një nismë e tillë tipike. Synohej gjithëpërfshirja dhe që fëmijët të frekuentonin institucionin arsimor publik ku i takonte sipas vendbanimit. Pra, disa shkolla të mos tejmbusheshin dhe të tjera, më pak të njohura, të rrinin bosh.

Por grupet që kanë tendencën të jenë të papërfshirë, këtë herë mbetën peng të teknologjisë e regjitrimin e bënë, si ngahera, pranë shkollave. Nga ana tjetër, shumë prindër gjetën mënyra për t’i regjistruar fëmijët në institucionet e dëshiruara arsimore, qoftë me të njohur apo me kontrata fiktive qiramarrjeje.

Pra etapat me afate e pyetësorë në e-Albania për të marrë një të drejtë elementare si edukimi patën vetëm një funksion: e bënë procesin lodhës.
Një tjetër “nismë make-up”, sa për sy e faqe, e këtij viti shkollor ishte ajo e kalimit të plotë të regjistrit online.

Pra, mbarëvajtja e nxënësit do regjistrohet vetëm në sistemin jo fort të dashur nga arsimtarët, smip.al. Lamtumira e beftë që iu dha regjistrit klasik nuk do ishte ndonjë hata e madhe, nëse smip-i do funksiononte në çdo orë të ditës njëlloj dhe do ishte i mbrojtur nga sulmet kibernetike, jo të padëgjuara ndaj sistemeve tona online.

Po të pajiseshin shkollat me një numër kompjuterash që ndizen, internet funksional e të shpejtë dhe nëse trajnimet ë mësuesve do bëheshin si duhet, në fakt, regjistri online edhe mund të ishte konsideruar progres.

Një nismë e bukur, që prej babëzisë po merr formën e një llangosjeje për tu dukur është ajo e librave falas. Ndonëse të gjithë nxënësit po pajisen me libra në shkolla, abuzimet me çmimin e dijes kanë marrë një tjetër karakter.

Me pretekstin e mjeteve të nevojshme mësimore dhe tekste për referencë, nga prindërit kërkohet një shumicë artikujsh disafish më rënduese për buxhete modeste se sa librat e dhuruar. Sigurisht që kjo do të ishte zgjidhur me unifikim dhe përshtatjen e teksteve shkollore, por atëherë nuk do kishte treg për botimet dosido të ndonjë botuesi me peshë.

Mbi të gjitha, jo vetëm në ditën e parë të shkollës, kohëzgjatja e qëndrimit të fëmijeve në shumicën e shkollave publike kufizohet me disapak orë. Si dihet gjerësisht, edhe në ato shkolla ku mësimi nuk zhvillohet me turne, pra ku nuk ka nevojë për shkurtim orësh, mësimi mbaron diku mes orës 11 e 13.

Për t’i bërë ballë këtij shqetësimi të hershëm, i cili nuk merr parasysh as 8 orët standarde të punës së prindit, familjet shqiptare përpëliten në lloj lloj mënyrash ku pikas fenomeni “afterschool”. Sapo mësimi mbaron, një “xhaxhi” mbledh nxënësit dhe i rras në një prej furgonëve zgjyrë që bllokojnë thuajse tërësisht aksin rrugor ku gjendet shkolla dhe i transportin drejt qendrës, ku fëmijët studiojnë në pritje të prindërve.

Edhe pse pjesa dërrmuese e tyre janë të licensuara, afterschool-i tipik është një hyrje e përshtatur pallati, ku fëmijët pa dallim moshe, shkolle e nevoje për asistencë lihen nën kujdesin e një “mësuese kursi” që, në rastin më të mirë, është studente. Vetëm fenomeni “afterschool” mjafton për të vënë në pikëpyetje efikasitetin e nismës për zona të sigurta rreth e qark shkollave si dhe të vetë operacionit “Tempulli” me qindra të arrestuar.

Patjetër që përshtatja e shkollave dhe sistemit të edukimit, duke marrë parasysh realitetin shqiptar do i zgjidhte këto. Fëmijët do të mund të kalonin kohë më të gjatë dhe më efektive në shkolla, në shoqërinë e profesionistëve dhe aspirantëve, qoftë edhe kundrejt pagesës. Ushqimi që ata konsumojnë do ishte më i kontrolluar.

Mbi të gjitha, nuk do detyroheshim t’i besonim fëmijët tanë çdo “xhaxhi” e “tete” të vetëshpallur edukues brezash.

Por kjo nuk arrihet me nisma make-up, sa për të kaluar radhën, që nuk ia mbushin mendjen as më naivëve dhe optimistëve mes nesh. E deri sa arsimtarët janë të zënë duke plotësuar smip-in, të mundësohet me ligj shkollimi në shtëpi (homeschooling) edhe për fëmijët që nuk janë të ngujuar apo me aftësi ndryshe.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • Jo vetëm Trump: Si e fituan protestat në Tiranë vëmendjen e medias ndërkombëtare
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?