Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PROCESVERBAL
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PROCESVERBAL
Kronike

PROCESVERBAL

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

 

PROCES VERBAL I MBLEDHJES SË KRYESISË DATË 25.03.2023 DHE VENDIMET QË U MORËN

Më 25 mars 2023, sipas njoftimit të dy ditëve më parë, u zhvillua mbledhja e kryesise se Komitetit Kombëtar në sallën Shpataraku të Muzeut Historik Kombëtar.

- Publicitet -

Meqënëse në mbledhje merrnin pjesë 54% e anëtarëve të Kryesisë me të drejtë vote, mbledhjen e hapi nënkryetari Murat Dardha dhe drejtimi i saj u bë nga ai dhe vétérani Dailan Buxheli.

Sh.Murat Dardha në emër të Kryesisë pranoi dorëheqjen e sh.Dhimitër Shtembari nga funksionet e tij drejtuese të shprehura në deklaratën e tij të botuar në gazetë. Të gjithë anëtarët e kryesisë prézent u dakortësuan.

Merrnin pjesë deputeti Petro Koçi dhe anëtarët e Komisionit të Ndjekjes së Proçedurave dhe Kritereve për administrimin e kërkesave për kandidim për postin e Kryetarit të Komitetit Kombëtar.

Për mbajtjen e protokollit u propozuan shoqet Tatiana Selenica dhe Liliana Mero, u miratua me 100% të votave të anëtarëve të Kryesisë.

U njoftua nga drejtuesi rendi i ditës:

1-Raport mbi ecurinë e detyrave e që vuri mbledhja e fundit e Kryesisë datë 03.02.2023 si dhe puna e bërë nga komisioni i ngritur  për realizimin e proçedurave dhe kritereve në përzgjedhjen pë votim të kandidaturave për Kryetar të Komitetit.
2-Pyetje
3-Diskutime
4-Çështje Organizatave
5- Miratimi i vendimeve që do të merren në këtë mbledhje

Hidhet në votë rendi i ditës:

Miratohet me 100% të votave të pjesmarrësve. Sh.Murat Dardha pasi falenderoi në emër të kryesisë deputetin Petro Koçi për pjesëmarrjen dhe ndihmesën e vazhdueshme të dhënë duke i qëndruar gjithmonë afër organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, si dhe grupin e antarëve të Komisionit të kritereve për punën e bërë deri tani, lexoi raportin e pregatitur në emër të tre nënkryetarëve si pjesë e 75% e përbërjes të drejtuesve aktualë të Organizatës.

Veç pjesëmarrësve si anëtarë të Kryesisë të ulur në sallë, konfirmuan me mesazh online dakortësinë për rendin e ditës të mbledhjes dhe vazhdimësinë e punës të Komisionit të Proçedurave dhe Kritereve edhe shokët që për arsye pune e shëndeti nuk u ndodhën aty:
-Profesor akademik Anastas Angjeli
-Shoqja Gjinovefa Kadriu
-Sh.Guri Seferi
-Sh.Sefer Duka

Mesazhet e tyre administrohen në dosjen bashkangjitur proçes verbalit.

Mbas leximit të raportit u kalua në pikën e dytë:

Pyetje: Sh.Zamir Llazani: -A janë lajmëruar të gjithë anëtarët e kryesisë? Pse nuk vjen sh.Veli?
Përgjigje nga drejtuesi: Po, janë lajmëruar të gjithë me SMS, WhatsApp dhe secili edhe me telefon.

U kalua në pikën e tretë të rendit të ditës: Diskutime

-Diskutuan shokët Zamir Llazani, Vasil Toska. Përshëndeti deputeti Petro Koçi. Vazhduan diskutimet nga nënkryetaret e Komitetit Kombëtar, Vjollca Trebicka dhe Elidiana Canaj

– Vazhduan diskutimet nga profesor Ksenofon Krisafi, profesor Bernard Zotaj, Dr.Dorian Koçi, Av. Spartak Braho, sh.Dailan Buxheli, sh.Thoma Konduri, etj.

Të gjithë diskutantët shprehën shqetësimin e gjendjes së shkaktuar në Kryesinë e Organizatës kryesisht nga sjelljet e Veli Myftarit dhe nje grupi mbeshtetes te tij.

U shpreh keqardhja për mungesën e disa prej anëtareve që nuk njoftuan paraprakisht mungesën e tyre, përfshirë edhe sekretarin e Pergjithshem, Veli Myftari, si i vetmi i munguar nga 4 drejtuesit kryesorë të kryesisë.

U theksua se drejtimi të vazhdojë të bëhet konformë Rregullores ekzistuese për vetë mangësitë që paraqet Statuti në këtë drejtim. Diskutimet e plota të diskutantëve ndodhën të shënuara në protokollin e mbajtur të mbledhjes.

Mbledhja u zhvillua në normalitet dhe në mbeshtetje të plotë me legjislacionin në fuqi, dispozitat e Statutit dhe të Rregullores në fuqi. Ajo iu përmbajt rendit të ditës të shperndarë paraprakisht tek të gjithë anëtarët e Kryesisë.

U kalua në pikën e katërt të rendit të ditës: Çështje Organizative

Për plotësimin e dy vendéve që ngelen bosh në listën e anëtarëve të Kryesisë, propozohen të kooptohen shokët:

1 – Sh.Xhevdet Shehu, deri tani anëtar Komiteti, propozohet të kooptohet anëtar i Kryesisë. Hidhet në votë. Miratohet me 100% të votave të anëtarëve.

2 – Sh.Astrit Miho, deri tani anëtar Komiteti, propozohet të kooptohet anëtar kryesie. Hidhet në votë. Miratohet me 100% të votave të antarëve.

VENDIMET E MBLEDHJES SĒ KRYESISË:

Në këtë mbledhje u vendos:

1. Të miratohet raporti i mbajtur nga nënkryetari Murat Dardha sipas pikës së parë të rendit të ditës.

2. Të vazhdojë puna e Komisionit të Kritereve e Proçedurave për administrimin, shqyrtimin  e  kandidaturave të depozituara që kandidojnë për detyrën e Kryetarit të Komitetit.

3. Përfundimet e Kontrollit të Brendshëm Financiar do të paraqiten në mbledhjen e radhës së kryesisë, mbasi të njihet grupi i drejtuesve kryesorë të Komitetit Kombëtar.

4. Pezullohet nga detyra e k/redaktorit të gazetës “Kushtrim Brezash” Bashkim Koçi. Komandohet provizorisht në detyrën e k/redaktorit Xheladin Çelmeta, aktualisht redaktor në gazetë

5. Në zbatim Nenit 27 të ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001, “Për Organizatat jo fitimprurëse”, për konflikt interesi, shoqet dhe shokët e mëposhtëm: Vladimir Marashi, – Bashkim Koci – Nazime Bici – Flora Agolli, hiqen si anëtarë të kryesisë dhe Komitetit Kombëtar.

Duke filluar nga data 25.03.2023 ju lihet afat 10 (dhjetë) ditë që të deklarojnë me vullnet të lirë:

Të pranojnë të jenë anëtarë në organet e zgjedhura e vendimmarrëse të organizatës apo të mbajnë vendin e punës me pagesë në administratën e Kryesisë së Komitetit Kombëtar. Deklaratat e tyre do t’i shqyrtojë dhe zbatojë grupi i drejtuesve kryesorë në Kryesinë e Komitetit Kombëtar.

6. Proces-Verbali me vendimet e mbledhjes  t’i përcillet redaksisë së gazetës “Kushtrim Brezash” për botim dhe të depozitohet në sekretarinë e Komitetit Kombëtar, e cila t’ja bëjë prézent Sekretarit të Përgjithshëm dhe t’i administrojë ato.

7. Të shihet mundësia e një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm ditën e hënë, më 27.03.2023 si përpjekje për zgjidhje të problemeve.

8. Ngarkohen nënkryetarët sipas përkatësisë dhe Sekretari i Përgjithshëm per ndjekjen e zbatimin e këtyre vendimeve.

NËNKRYETARË

Murat Dardha
Dr. Elidiana Canaj
Ing. Vjollca Trebicka Konda

Mbajtën protokollin

1-Tatiana Selenica.
2- Liliana Mero.

Tiranë 25.03.2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?