Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gati ligjin e ri për sektorin energjitik. Në relacionin e draftit të hedhur për konsultim publik thuhet se objektivi i dispozitave të propozuara është përafrimi i legjislacionit shqiptar me katër akte ligjore të Bashkimit Europian, që kanë të bëjnë me sektorin energjitik.
Varianti i propozuar prezanton për herë të parë konceptin e klientit aktiv. Sipas projektligjit, klienti aktiv është klienti fundor që jo vetëm konsumon energji elektrike, por edhe e prodhon dhe e shet atë me kusht që prodhimi i energjisë elektrike të mos jetë aktiviteti parësor i tij.
Ligji aktual detyron vetëprodhuesit që tepricën e prodhuar të energjisë ta hedhin vetëm në rrjetin publik. Në projektligjin e propozuar, vetëprodhuesit mund ta shesin atë drejtpërdrejt te klientët e tjerë që janë në të njëjtën vendndodhje me të.
Drafti thotë se përmes konceptit të klientit aktiv, komuniteteve energjetike dhe kontratave me çmime dinamike, krijohen mundësi reale për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve e bizneseve në treg dhe për decentralizimin e tregut, teksa parashikon edhe rritje të kompetencave të Entit Rregullator të Energjisë.
j.l./ dita

Pra nqs un dua te bej nje park diellor rreth nj8 hektar nuk mundem sepse behet aktivitet parsor meqe un skam aktivitete te tjera?
Ky ligj nuk eshte keq, per fatin qe cmimet e energjise jane te larta “già”, dhe mund te krijohet konkurenca qe ne shqiperi nuk egziston, si ne shume fusha e kane ne dore ata qe paguajne, apo shoku i mikut….. Kjo eshte ne drejtimin e duhur, por do ti keshilloja shqipove qe ti blejne jashte impiantet se aty pas pak do shkojne cmimet ne qiell.
O moj “gia”, po i bie qe shteti te shesi Energjine e Hidrocentraleve jashte, dhe ti te ngelesh ne duart e Privateve.
Kjo eshte Skeme tjeter e vjedhjeve qe Kriminelet po i bejne ketij populli duke perdorur Shtetin e Ramutit si instrument ligjor.
Ky plere eshte Kryemafia e Shqiperise, jo Kryeminister
Enti rregullator duet te mos e zeroj prodhimim qe kemi prodhua ne dhjetor enti rregulatoor e con zero por te na rikthek me mujet ne vazhdim
Mire e kane keta, po hajde merrja leket komshiut.
Elektriku ka nje tufe me police, dhe nuk ja merr dot leket.
Emira eshte qe energjia e prodhur nga klientet privat ye mos zerohet ne Jamar por te na riktthehe me mujt Janar shkurt mars ku panelet nu prodhojme pse shyeti ta she’s bet dhe me te na kapi pret di me te gjith Europjane ki shtetit I jep paret po me keto keto kritere qe Jan dhe zerohen as njeri nuk e mer mundin.ye vendos panelet jam elektricist idal ne pesion se komshive nuk ja mer dot paret
Keshtu mire duket ne leter po a ke infrastrukture/rrjet shperndarje ta zbatosh. Duket sikur perseri do te perdoret rrjeti publik per shperndare. Pastaj prodhuesi i vogel ndoshta eshte shume i vogel te kete efektivitet te prodhoj dhe te shesi. Pash dhe une verdall dhe gjeta nje makine llogaritse me qelize diellore, mund te bej ndonje lek fjala vjen?
Apo eshte bere nje dere e pasme te shesi ky klienti aktiv. Me qe e kemi te fresket, ky konglomeralisti Ulaj, qe i ben te gjitha, po investon ne Rroskovec per nje TEC. Fare mire prodhimi i energjise mund ta klasifikohet si nje biznes jo kryesor i tij.
Nejse thjesh jane spekullime nga ana ime, ndoshta qellimi eshte i mire, por si shume pak i zbatueshem.
Ligj i përshtatshëm per vende te zhvilluara, me infrastrukturën qe kemi bëhet e pamundur shitja drejtëpërdrejtë
Ide brilante në letër por e pa realizueshme.
Që të funksionoj duhet që shteti t’a blej me çmim normale më të ulët kur ne mund edhe të hedhim në rrjet dhe normale që kur kemi nevojë t’a blejm me çmimin e tregut. Kështu mundet edhe të marrin iniciativën plot njerëz të montojnë panele kështu edhe shteti fiton por edhe publiku fiton