Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Produktiviteti i punës në Shqipëri ngelet më i ulëti në Rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Produktiviteti i punës në Shqipëri ngelet më i ulëti në Rajon
EkonomiLajmi i fundit

Produktiviteti i punës në Shqipëri ngelet më i ulëti në Rajon

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se produktiviteti i punës ka shfaqur sinjale përmirësimi në tremujorin e parë të këtij viti, duke ndikuar në uljen e treguesit të kostos së punës për njësi në ekonomi.

Megjithatë, statistikat krahasuese tregojnë se Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Përgjithësisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për të.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

- Publicitet -

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 5.8% krahasuar me vitin 2022, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ngelet i konsiderueshëm.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 20.6 dollarë, Bosnje Hercegovina, me 21.5 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 22.7 dollarë, dhe Mali i Zi, me 25.8 dollarë.

Vetëm pak vende të Europës Lindore, si Moldavia apo Ukraina kanë produktivitet të punës më të uëlt se Shqipëria.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në asete fikse, përdorimi i teknologjive të reja në prodhim dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një produktivitet i ulët në punës në përgjithësi shpjegohet me faktorët e mësipërm, çka nënkupton se ekonomia shqiptare mund të ketë nevojë për më shumë investime në teknologji, por në cilësinë dhe formimin e burimeve njerëzore.

Në dekadat pas rënies së komunizmit, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në ekonominë shqiptare.

Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet nuk kanë investuar shumë në makineri, pajisje dhe teknologji të reja, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare duket se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor dhe sidomos mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës kanë thelluar hendekun e aftësive. Shpesh sipërmarrësit ankohen se, në rastet kur iu nevojiten punonjës, detyrohen t’i trajnojnë vetë. Edhe kjo ka një kosto në terma të produktivitetit.

Në teori, rritja e produktivitetit është një nga parakushtet për rritjen e standardit të jetesës. Kur një ekonomi rrit produktivitetin, ajo prodhon më shumë për njësi kohë pune. Rritja e produktivitetit sjell më shumë të mira dhe shërbime për konsum, pa shtuar presionet për rritjen e çmimeve.

Por, në vitet e fundit, ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të shpejta. Rritja e pagave mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?