Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Profili njerëzor dhe kulturor i Avni Varfit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Profili njerëzor dhe kulturor i Avni Varfit
Kulture

Profili njerëzor dhe kulturor i Avni Varfit

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

Nga Albert HABAZAJ

 

 

- Publicitet -
  1. Në rrjedhën e kohës

Avni Varfi lindi në Vranisht të Vlorës (bashkia Himarë) më 1 janar 1951, në një familje fisnike dhe mikpritëse. Ishte djali i vogël nga vëllezërit. Avniu shkollën 8-vjeçare e kreu në Vranisht duke shkëlqyer me rezultate shumë të larta në mësime. Ishte një fëmijë i cili e donte shkollën, e donte letërsinë dhe gjithçka që i përkiste të mësuarit dhe të shkëlqyerit ndër më të mirët e bëri atë të dallonte mes shokësh. Avniu mbasi mbaroi shkollën 8-vjeçare, mori burs si dhe vazhdoi gjimnazin në shkollën e mesme të përgjithshme “Halim Xhelo”, Vlorë. Edhe aty përsëri shkëlqeu dhe dalloi ndër nxënësit më të mirë të asaj shkolle dhe asaj kohe, krahas Niko Veizit e Remzi Haxhiut (të dy ndër mjekët më të mirë e fisnikë në Vlorë. Në ato vite të vështira, Avniu shkëlqeu, “spikati si ekselent”, siç shprehen ish- mësuesit dhe bashkënxënësit e tij, por edhe pse bursat për në universitet ishin të pakta, nuk u ndal së kërkuari një profesion ku nesër të ishte dikush dhe të ecte me kokën lart mes njerëzve profesionistë dhe të përgatitur të atij sistemi ku vështirë të merrje shkollë nëse nuk e meritoje. Avniu nisi shkollën 2-vjeçare në Tiranë, duke u kualifikuar si elektricist dhe menjëherë sistemohet në punë si profesionist i mirëfilltë. Avniu nuk e ndante profesionin dhe ëndrrën e tij që kishte për letërsinë dhe artin, ku spikati me shkrimet e tij në gazetën “Zëri i Vlorës”, qysh në vitet e rinisë së Avniut. Gazeta e Vlorës ishte aq e dashur për korrespodentët vullnetarë, amatorët e letërsisë dhe gazetarisë, saqë kur botoheshin shkrimet dhe poezitë tona, të Avniut, Bardhoshit, Dhorit, Kleos, Agimit, Eqeremit, Aljoshës, Moisiut, Seitit e miqve të penës, asaj kohe ishte festë e papërshkruar dot sot.

Avniu ishte ndër poetët e rrallë, i cili çdo poezi dhe shkrim ja dedikonte jetës. Të afirmoheshe në atë kohë si poet duhej punë dhe talent. Rrallë ndër më të mirët vlerësoheshin me meritë dhe përzgjidheshin në mendjet e holla dhe të arta siç themi ne këtej nga Labëria. Avniu shkroi këngë e valle, të cilat këndoheshin nga grupi i Vranishtit dhe sot kanë ngelur të pavdekshme në repertorin e këngës dhe valles labe.

Avniu përmbledh dhe vjen për lexuesin në vitet e para të demokracisë me vëllimin në poezi “Rrathët e Kujtesës” një libër brilant, ku mes vargjesh spikaste talenti i derdhur mjeshtërisht prej një poeti dhe shkrimtari të kompletuar dhe modest. E më tej vijon duke u thelluar në zhbirimet jetësore dhe motivet filozofike me dy botime të tjera poetike  “S’kam kohë” dhe “Kthehem në ekran”. Autori i dy kohëve të ndryshme, Avni  Varfi, i cili i shkruajti në vitet e atij sistemi me plot halle dhe probleme e  përshtati mjeshtërisht krijimtarinë me fillimin e viteve të demokracisë. Një poet i kualifikuar, i cili përshkoi me vargje dhe perla Shushicën e u ngjit në malin e Çikës si një meteor për të mos zbritur më kurrë nga lartësia e një zemre të madhe me botë shpirtërore, e cila nuk ndali së shkruari dhe kënduari në zemër të Labërisë. Avniu, veç 3 vëllimeve me poezi, ka botuar dhe 5 monografi, të cilat ua ka kushtuar figurave të ndryshme historike e sociale. Talenti i veçantë i tij të fut në botën e heroit, ku përsëri sfidon me figura letrare dhe personazhe interesante. Miku i tij i ngushtë, poeti Kristo Çipa, me dhembje, mallëngjim e kranari shprehet: Avni Varfi ishte një talent i rrallë ndër talentet e kohës që jetoi, ku mes të cilëve spikati si një nga shkrimtarët e heshtur, që nuk e donte famën, lartësinë e pamerituar, ishte i thjeshtë, i rrallë dhe mençurisht zbriste kur mblidhte motivet e i sillte si perla dhe ngjitej duke sfiduar rrallë me thjeshtësinë dhe mençurinë e tij që e karakterizonin në ngjitje si një figurë brilante, e papërsëritshme, të cilët Atdheut dhe Labërise i vijnë prej zotit si dhuratë njeherë në 100-vjet”…

Profilin njerëzor dhe letrar të Avni Varfit do ta gdhendja po me vargjet e tij : “S’kam kohë/ rrugës, kot t’i plasarit mendimet/ e me sy mos t’i shoh,/ si varka të vogla/ ku hipin klandestinët,/ s’kam kohë”.

 

  1. Në kujtesën letrare-kulturore

Avni Varfi është një emër i njohur në Lumin e Vlorës, në Himarë dhe në rrethet letraro-kulturore të Vlorës. I talentuar si nxënës, siç e pohojnë dhe bashkëmoshatarët e tij, shokët e klasës Llambro Hysaj dhe prof.dr. Bilal Shkurtaj, inxhinier elektrik i vërtetë, edhe pse pa atë kartonin e famshëm të Universitetit, i papërtuar dhe i zoti, i përkushtuar dhe human si ai në profesion, Avniu gëzonte respekt si qytetar e pushtetar lokal me firmë të bardhë. Ndërkohë, ai ka lënë gjurmët e tij në letërsi, kulturë e folklor.

Poezia, monografia dhe kënga labe përbëjnë trininë e shenjtë të autorit të talentuar vranishnjot Avni Varfi, i cili shkëlqen në hapësirat letraro-kulturore të Vlorës duke  lënë gjurmë të dukshme dhe të pashlyeshme si poet modern dhe vjershëtor popullor, poet i teksteve të fuqishme të këngëve dhe valleve gjëmimtare të grupit famëmadh të Vranishtit tok me shpirtbardhin Muhamet Tartari, por me penën e mprehtë Avnijane, i cili është i krahasueshëm me Lefter Çipën, Kujtim Micin e Hamdi Pulon, brenda formatit të tij.

Monografitë e Avni Varfit, sidomos “Kapedani i Labërisë: Azem Sulo”, Tiranë, 2000 apo “Puthje në Berlin”, veçmas kjo kushtuar Azis Qerim Rexhepaj janë shembëlltyrë frymëzimtarie për çdo studiues që guxon të trokasë e të futet në portën e rëndë të gjurmimeve monografike kushtuar njerëzve të shquar të pushkës dhe të penës.

Në shkrimtarinë e tij monografike autori Avni Varfi ka përjetuar thellë brengën e heronjve të tij, lëngatën e ndjenjave atdhetare, ku krahas punës serioze për njohjen, studimin dhe gdhendjen reale të personazhit, del në pah përsësi shpirti artistik i poetit lirik të shkrimit artistik modern…

Kam librin kushtuar trimit me kulturë Azis Qerimi, që Avniu sa e botoi ia dhuron edhe babait tim me këtë autograf: “Rexhep Abazit, gjakut tim të pastër e të paharruar. Nga Nipërit”.

Kur Avniu më jep vëllimin poetik “S’kam kohë” më 28 janar 2008, i shpreh mirënjohjen time me këto fjalë të thjeshta zemre: “Avni, të vlerësoj si kushëririn tim, por kam shumë kushërinj. Të adhuroj si poet, se kam pak të tillë”.

Profilin letrar, burrëror dhe atdhetar të Avni Varfit do ta përshkruaja po me vargjet e tij: “Hije malesh në mes lulesh/ lë për të tjerët kur ikën burri/ dhe vitet vërtet ikin si pas muresh/ mbi ta në dorë valvitet flamuri”.

Ndërsa Lefter Çipa, qysh në 2007-n e profilizon kështu poetin tonë modern të mendimit dhe ndjenjave të ndezura të atdhetarisë:

“Djalë Avniu shkruan bukur/ shkruan si mbi bri të drerit/ me një zë si të këputur/ Ç’ka një zë si të Migjenit”…

 

  1. Nderimi i merituar në Ditën e Kujtesës

Poetit të njohur dhe publicistit të spikatur Avni Varfi iu akorduar titulli “Personalitet i shquar i Qarkut” (pas vdekjes) nga Këshilli i Qarkut Vlorë, me propozim të tre shoqatave, Ansamblit Folklorik “Bejka e Bardhë”, Pilur, Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko, Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria”, dega Vlorë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë
  • Agjencitë më të mëdha mediatike në botë transmetojnë LIVE protestën: Më e madhja deri tani në Tiranë
  • Të huajt shpenzuan më shumë se 1 miliard euro në Shqipëri për tremujorin e parë
  • Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç
  • Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, sot seancë plenare, gjashtë interpelanca në rend dite

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. RN'B, BN'B on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  3. tom on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  4. Anonymous on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  5. Right Side on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?